Ç'po ndodh në LSI?

23 Janar 2018, 11:24Blog TEMA

Nga Roland Qafoku

Vera e re në fuçinë e vjetër

Nuk ka më “qetësi dhe dashuri”. Nuk ka as teza të tipit: “Integrimi është i pari”. As aleanca politike: “Për të mos e çuar vendin në kaos”. Politika e ditës mbështetet në teza të thjeshta të tipit: “Luftojmë që fëmijët shqiptarë të mos bëhen shpërndarës droge”. Targeti politik, por edhe fizik, është vetëm kryeministri, Edi Rama, dhe çizmja e hedhur në drejtim të tij, është futur në histori. Lëvizja Socialiste për Integrim aktualisht, duket sikur është rithemeluar. Ilir Meta, president, duket gjithnjë e më larg partisë që e themeloi dhe e drejtoi për 13 vjet dhe LSI-ja tani, po merr trajtën dhe formën e Monika Kryemadhit. Ka pak më shumë se 6 muaj kryetare dhe në fakt, i ka dhënë partisë një pamje tjetër. Gjuha e drunjtë dhe me nënkuptime, ia ka lënë vendin gjuhës popullore dhe të drejtpërdrejtë që masa e njerëzve nuk lodhet shumë për ta kuptuar.

Tashmë, Monika Kryemadhi nuk është thjesht gruaja a parë në historinë e shtetit shqiptar, në krye të një partie politike. Nëna e tre fëmijëve, që më 9 prill do të mbushë 44 vjeç, nuk është as thjesht gruaja e cila tashmë po bën opozitën e fortë, duke lënë në hije PD-në. Ajo është kthyer realisht, në makthin e parë dhe pothuajse të vetëm të qeverisë Rama.

Larg patetizmave, e drejtpërdrejtë dhe në krye të aksioneve, zonja që tashmë ka një përvojë 27-vjeçare në politikë, ka lënë Lulzim Bashën shumë poshtë me kuota. Bashkëpunon, por nuk ka bërë aleancë politike me të, duke bërë që LSI-ja të ketë marrëdhënien më të çuditshme me PD-në. Pyetjes time se si i beson Bashës, kur bashkëshorti juaj tha se ai gënjen edhe për orën, Kryemadhi iu përgjigj:

“Për orën unë nuk pyes as tim shoq e as Lulzim Bashën”.

Por kjo nuk është e vetmja frazë e dalë nga goja e Kryemadhit, që ka bërë lajm për median. Sa herë që flet në takime dhe jep intervista ajo bën lajm të parë për median. Vetëm në një kohë shumë të shkurtër, ligjërimi politik i saj është tejet i ndryshëm nga politikanët e tjerë. E drejtpërdrejtë, me fjalë të thjeshta dhe plot reaguese për veprimet e kryeministrit, Monika Kryemadhi “nuk ia përton” Ramës, në të gjitha daljet që bën. Aq e theksuar është kjo, sa të gjithë e kuptojmë nga anon përgjigja e pyetjes: Kë ka më shumë frikë Edi Rama, Lulzim Bashën apo Monika Kryemadhin?

Për ta konfirmuar edhe më shumë përgjigjen, mjafton të analizojmë katër deklarimet e saj më të forta, në këto 6 muaj, për të kuptuar këtë konkluzion.

Deklarimi i parë i fortë, i Monika Kryemadhit:

“Rama ta harrojë se, gjaku i Floida Kërpaçit do të lahet nga bluza e saj. Unë jam këtu për t’i deklaruar se, me dhunën ndaj vajzave dhe të rinjve, Edi Rama ka hyrë në gjak me rininë shqiptare dhe nuk do të pijë kafe apo nuk do të shëtisë i qetë në rrugët e Tiranës, sikundër ka bërë deri më sot!”

Deklarimi i dytë i fortë, i Monika Kryemadhit.

“Koka e krimit në Shqipëri, ka vetëm një emër, që është Edi Rama. Pse ka frikë Edi Rama nga Saimir Tahiri? Në fillim e lëshoi, pastaj e mbajti. Sepse Tahiri e kërcënoi. Ku është sot drejtori i policisë? Po familja e tij? Situata nuk është aq rozë”.

Deklarimi i tretë i fortë, i Monika Kryemadhit.

“Nuk mund të ketë një shtet, kur sheh të rinjtë që largohen nga vendi. Të rinjtë janë e ardhmja e vendit. Ne ndjeheni të lodhur dhe nuk shohim asnjë shpresë dhe asnjë të ardhme. Kjo nuk është e rastësishme. Pasi politikanë shqiptarë duan që shqiptarët të jenë më të varfër dhe më pak të ditur, sepse mund të mbahen më lehtë nën kontroll. Por ne nuk mund ta pranojmë këtë, që fëmijët tanë të jenë argatë në fushat e drogës së Edi Ramës dhe Saimir Tahirit. Prandaj, në 27 janar do të protestojmë bindshëm. Sepse qytetarët kanë nevojë të ndihen të barabartë”, – deklaroi Kryemadhi.

Deklarimi i katërt i fortë, i Monika Kryemadhit:

“Do jetë një nga protestat më të mëdha në historinë e opozitave. Nuk ka flamuj politikë, por angazhimin e qytetarëve”.

Rreth vetes ka afruar djem dhe vajza në moshë të re dhe në një pikëvështrim, duket se kemi të bëjmë me një LSI tjetër. Në podiumin e LSI-së nuk shikojmë më figurat e saj më kryesore. Edhe në studio televizive, të “preferuar” janë ata që media i quan nën zë, U17-ta e LSI. Tashmë skalioni i parë i vërtetë, janë Kejdi Mehmetaj, Floida Kërpaçi, Endrit Brahimllari, Klajda Gjosha që edhe këta kanë për sfond djem dhe vajza që nuk i kalojnë më shumë se 20 vjeç. Janë plot energji dhe dëshirë për të bërë protagonistin dhe duket hapur që ndjehen mirë, kur Monika Kryemadhi i mbështet dhe, në një farë mënyre, pikërisht ajo është edhe modeli i tyre. Por këtu mbaron mjalti i LSI-së së re.

Menjëherë, me këta të rinj, këtu nis një problem jo i vogël. Monika Kryemadhi zë figurë qendrore në politikë, jo duke u marrë prej dore nga Fatos Nano apo dikush tjetër, po vetë dhe vetëm vetë. Ndërsa të rinjtë e LSI-së nuk janë thjeshtë të rinj që kanë ideale dhe vizionin e Monikës dhe Metës në 1991. Ata thjeshtë janë si futbollistët e kombëtares U 17, që kanë dëshirë të luajnë me kombëtaren A, por deri tani thjesht e kanë mirë me trajnerin dhe jo se po shfaqin talent dhe po luajnë mirë. Vetëm pak muaj kishte Kryemadhi, Meta dhe Majko në FRESH, dhe u bënë të njohur për aksionet ndryshe të të vjetërve.

Por çfarë të reje kanë të rinjtë e LSI-së? Pyetja e madhe për ta është: A kanë ndërmarrë ata ndonjë aksion politik, pa frymëzimin e Kryemadhit? Ata që janë në brendësi të situatës, thonë jo. Pikërisht, kjo ka sjellë përplasje brezash në LSI, duke sjellë edhe anën e vetë negative. Pas 8 viteve në pushtet, sipas rregullit të pashkruar të politikës shqiptare, LSI-ja tashmë është në opozitë. Por në këto 4 vite në aleancë me PD dhe po 4 vjet me PS, ajo prodhoi figura të rëndësishme qendrore në politikëbërje. Prodhoi një president me kryetarin e saj, Ilir Meta, një kryetar kuvendi, po me Ilir Metën, 2 nënkryetarë kuvendi me Nasip Naçon dhe Vangjel Tavon. Prodhoi 2 zv/kryeministra, Ilir Meta dhe Edmond Haxhinasto.

Por prodhoi, mbi të gjitha, edhe 11 ministra që ishin Ilir Meta, Dritan Prifti, Nasip Naço, Ylli Manjani, Petrit Vasili, Vangjel Tavo, Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Lefter Koka, Sokol Dervishi dhe Klajda Gjosha. Këta personazhe nuk kanë mbajtur thjesht poste, por në këto 8 vjet, u kthyen në figura të rëndësishme politike të dalë ekskluzivisht nga partia e tretë më e madhe në vend. Juristë, mjekë, agronomë dhe specialistë të spikatur në disa fusha, profesorë dhe biznesmenë, ata u bënë konkurrenca brenda shumicës së PD-së dhe PS-së. Por çudia është se, tashmë që LSI-ja është në opozitë, një pjesë e tyre që janë ende deputetë, nuk i shikojmë të jenë protagonistë.

A është thjeshtë një zgjidhje e tyre, apo nuk janë më të preferuarit e kryetares së re, Monika Kryemadhi? Këtë nuk dimë ta themi me saktësi. Me siguri ,mund të themi se, në LSI ka një luftë të heshtur, që për disa është luftë brezash dhe për të tjerë luftë mes të preferuarve të LSI-së së re dhe LSI-së së vjetër. Në LSI ,këtë përplasje, e shikojnë me frikën se partia po dëmtohet.

Por ajo që fërkon duart, është PS-ja dhe kryetari i saj, Edi Rama. Në korridoret e Kuvendit, pyetja e hedhur është: Ku janë njerëzit e Metës? Përse janë zëvendësuar nga të besuarit e Monikës? Kjo thashethemnajë politike e formuluar me pikëçuditëse në fund, mund të jetë edhe taktikë e vetë Ramës, sepse ai e di mirë që kompromis mund të bëjë shumë më lehtë me Ilir Metën, se sa me “motrën” Monika Kryemadhin. E vërtetë ose jo. E pritshme ose jo. E sakta në këtë situatë është që, pas 6 muajve në krye të partisë, LSI-ja është parti e zotëruar tashmë nga Monika Kryemadhi. Duhet të presim, nëse ajo do të ketë apo jo të drejtë. Si atë nëntor të vitit 1991, kur ishte vetëm 17 vjeç dhe bashkë me disa moshatarë të tjerë, themeloi FRESH-in.(AFP.al)

28 komente në “Ç’po ndodh në LSI?”

  1. Zeqineja says:

    Mos i sterholloni gjerat. Thjesht nje pjese po nuhatin dhe po lepihen per te mare pjese ne ngastren e PS duke i lene pendet Mona Cizmes dhe keta jane ata qe nuk vune sa duhet leke gjate livadhisjes 8 vjecare te LSI

    1. XheJ eN Bi says:

      Do t’i rekomandoja Roland Qafokut se më shumë vlerë do kishte po të bënte një PORDHË se sa shkrimi për Monika Norodom Meta.

  2. eli-tiv says:

    …kur filloi udhetimin ne politike ajo ishte vetem 17 vjet…..tani duhet te besojme se ka edhe eksprience …llogjike qesharake ..kur filloi ishte nje vajze si gjithe te tjera qe sot i quan varfanjake…sot eshte nje me nga me te pasurat !!??? cfare perfaqeson ajo sot….poltikan qe e ka vjedhur aq sa ne nuk na e merr mendja e mashtron cdo dite…sot eshte hajdute me eksperience te plote…denglat opozitarizem i forte me cizme e fjalor si te forte nuk shkojne. Si mund te te mbush mendjen kjo lloj specije…..hajdute e rendeve te larta
    Ka dallim esencial monika 17 vjece e 44 vjece…..pak shqiptare qe ne periudhe te till jane bere pasanike…pale te bazuar ne rroga fikse ! Populli i vecoi …besoj ne ndeshkimin e tyre…fuqia qe kane sot eshte superpasuria
    LSI na beri peshqes saliun e dyte…jane mallkim per ne

  3. ce says:

    Amon me kete Floida hunderren na e shpif , ajo eshte taman modeli i LSQ-ise qe ka mbledhur mijra LRI-sta prane pallatit te sportit per te sjelle Monen ne pushtet se nuk mund te rrije ne opozite ajo me shume se 6 muaj, oh pika nuk e kuptoni se populli nuk ju vjen me mbrapa se ju njeh mire ,,,,,

  4. Ida says:

    LSI po i heqin tubin e tubin e ushqimit, prandaj eshte bere si e cmendur!

  5. emigranti says:

    Vetem duke analizuar foton nje i pa informuar mendon se behet fjale per nje tragjedi familjare duke pare pozicionin e kryemadhit.Eshte ne hall se drejtesia e re do tu kerkoj llogari per pasurine e pe justifikushme qe kane ndaj eshte bere si bishe e plagosur.

  6. Viro says:

    Shkrim koti. Shprehjet e Monikes qe citohen, jene budallalleqe me te cilat buzeqesh mileti. Monika ne LSI ka humbur njerezit qe marin vesh nga politika dhe po mbledh rreth vetes ca femije shkolle. Kjo gjendje nuk tregon force po fundin e kesaj partie. Vajti kjo pune. Nuk e kthen dot Mona kete strukture nga parti hajdute ne parti te ndershme.

  7. luani says:

    Po cfare thu dhe ti mor gazetaro~analisto~ shkrimtaro~historian,po clidhje dhe cfare mesazhi percjell kjo femer,kjo eshte ne politike,se eshte e shoqja e I.Metes,dhe asgje me teper,une nuk e kuptoj gjithe kete frymzim tendin ne lidhje me te,qe na e paraqitke si shpetimtare te kombit,po opinionet per te dhe familjen e saj,i njoh mire,se sa frymzim dhe meshtetje ka kjo dhe partia e saj,ki durim dha dota marresh vesh ne zgjedhjet e para qe do behen

    1. ce says:

      as ne 2025 nuk vjen me ne pushtet LSQI-ja se e mori vesh populli se kush i shkon prapa, shikoji deputet e saj me shpifaraket ne bote, ca burra qe lyejne floket , ca femra hunderre, dhembecakalle dhe te vijne me ato ne pushtet e pamundur,,,,,,

  8. Ana says:

    Je lodhur me kot, i nderuar Roland. Se pari, Kryemadhi nuk ka qene kurre ne politike faktor dhe as nuk eshte. Se dyti, ajo ka qene per fatin e keq te saj dhe te familjes se saj, nje zhvatese e paskrupullt e beneficeve qe u sjell politika atyre qe e praktikojne jo ne interes te popullit, qe sic tregojne te dhenat mund ta penalizojne. Se treti, ajo nuk perfaqeson askend, as LSI, por vetem veten. Kujtoni qe ajo as gishtin nuk ka luajtur kur ka qene fjala per te mbrojtur shtesat ne nevoje e ceshtje te drejta. Se katerti, shikoni sepse nuk besohet qe eshte vetem 44 vjece. Mos edhe ky eshte nje fallsifikim, si ai me pronate shumta te familjes se saj per te cilat ka folur dikur bashkeshorti, si dhe plot te tjere manipulime qe po e turturojne perpara te palarave qe do te nxjerre Vetingu. Mesoje nje here e mire , Roland: Monika eshte, fatkeqesisht, pa tru, dhe nuk eshte as e para dhe as e fundit qe angazhohet, ben zhurme e sherre, hedh nga ndonje shashke, por te gjitha i ben sepse kerkon te ruaj statukuone e familjes se vet. Te tjeret jane perralla.

  9. BUJARI JU DEGJON says:

    Eshte e vertete qe Edi Rames po i dridhen loqet e kembeve nga “frika” e Monikes…

  10. undefined says:

    Eh Qafok por 17 vjeçe skishte te drejte votimi o QAFOK. Skishte leternjoftim

    1. GJERGJI says:

      Undefinde…ka filluar te komentoj.
      Te pergezoj!!!

      Edhe biografine e lsi- se sikur t’ ja kishin caktuar,ndonjegje do harronte pa permendur…por jo!
      Kjo tregon se çfare gazetari eshte ky.

      Meqense pertoj te shkruaj…disa pyetje per gazetaret dhe komentuesit:
      Kush quhet tragjedi,vrasia e nje 21vjecareje apo prerje fyti dhe koke me sopat nenes dhe djalit te saj brenda ne shtepine e tyre dhe ne te njetin moment?
      Qe kur nuk na qenka tragjedi kur nje i ri vetvritet?
      Ne nje emision,dje,ne oren qe edhe ” tema” merrej me tragjedine kombetare se si nje i ri vret per ” dashuri” …nje baba donte te merrte vajzen e tij per ta pare pasi e jema nuk ja lejonte( pas divorsit).
      Ne emisio u degjuan keto: burri me rrinte,me fuste duart ne prizat e korenti,me detyronte te flija jashte ne ambient te hapur, etj.
      Gazetarja: Mire zonje,por vajzen pse sja lejoni ta shikoje?
      Kush eshte tragjedi,kjo nena e mjere apo pyetja e gazetares???
      Kur eshte tragjedi,kur u jep kohe publike keture mostrave apo kur gazetari nuk do t’ja di per cfare perciell ne publik?

  11. Harillaqi says:

    Si shume e ke klavderuar Monka çizmen,kure ajo eshte nje hiç me bisht.Eshte injorante dhe budallaçke,ku nga keto ajo bene shume budalleqe.Ajo flete per gjakun e Kerpaçit si ndonje krim nga Edi Rama,por kete e kuptojne te gjithe se ajo e ka stisur si te vertete kur eshte genjeshter.Kerpaçi e vrau vete doren te tavolina per tu thene te tjereve se me vran.Keto mbroçkulla t’i mbaj per vehte Monka çizmja se nuk na genjen dote.Keto jane shpifje,qe do e marin meqafe Monka çizmen ne votime,ku do te dale si limoni i shtrydhur.Monka e Ilir Metes,eshet shemtira e parlamentit.E urrejn te gjithe,perveç Petrit Vasilit,te cilit i pelqen te ferkohe ca afer saj.

  12. GONI says:

    Protesta esht nje e drejte,dhe e mbrojtur me Kushtetute! Pra do kete protesta,dhe do zbatohet Kushtetuta! Qe don te thote,jo dhune kunder Institucioneve! Por me mire do te ishte te protestohej kunder rracizmit latent,sepse problemet nuk mund te zgjidhen menjehere! Shqiptaret,te shmangen sa me shum nga rracizmi latent! Por rracizmi latent esht prezent,jo vetem ne Shqiperi.Do ju kujtoj nje thenje te vjete qe e degjova para shum viteve ,por nuk arrita ta kuptoja,kjo thenje ishte me sarkazem! Gabeli po u be Shef,nuk njeh as Baben e vet! Para Ligjit,Gabeli,nuk njeh Njeri,kushdoqofte! Por kjo nuk eshte sarkazem! Per kete tash ne moshen 53 vjeqare,e kuptova kete thenje! Por thell ne vetvete,deshiroja edhe un te zbatohej ligji,por nuk dija se si,dhe kur U;LARGOVA NE VEND TE HUAJ;SIKUR TA DIJA KTE QE DI TASH DO TE MARTOHESHA ME NJE GABELE: PER KETE EDHE THEM;MARTESA ME GABEL;PO;PO GABEL QADRASH;ESHTE E KSHILLUESHME;ESPSE EGJIPTASIT;TASHME TA ASIMLUAR;NE DEJET E TYRE GJINDET ME SHUMICE GJAK SHQIPTARI DHE NUK ESHTE PER TU DISKUTUAR MARTESA ME NJE EGJPTAS SEPSE KTO MARTESA NDODHEN NDODHIN E DO TE NDODHIN: UN PO THEM ME GABEL QADRASH;QE FLASIN GJUHEN QE VLET TI; TASHME KOHET E KTIJ RRACIZMI PO TEJKALOHEN;DHE DO TE TEJKALOHEN;DHE TI LARGOHEMI KTIJ RRACIZMI SEPSE ESHTE SHUM I DEMSHEM;PER SHOQERIN PRA PER SHTETASIT E VENDIT:QDO STIFTUNG( NXITJE URREJTJE;)QDO LYERJE E PERLYERJE;ME VAJK ULLIRI ;ESHTE DHE DO TE JETE E DENUESHME;DHE NE VEND TE KETYRE STIFTUNGEVE;TE KRIJOJN FAMILJE DUKE U ;KERKUAR FALJE ;ATYRE QE NUK NJOHIN AS BABEN E VET PARA LIGJIT:

  13. Thupra says:

    Mona Lisa Shqipetare Kryemadhe,ku do perfundosh ? Ke frike se po ju ben Rama tabllo burgu ?
    E ka mbaruar skicen ,tani po pregatit bojrat,retushimin perfundimtar me kornize hekurash,Mona e prangosur
    me hallet e popullit e ka emerin piktura.Ne krah do varet korniza flori e Ilirit.

  14. tironsi says:

    Monika Kryemadhi ka vetem nje rruge ate te doreheqjes nga kryetare partie dhe largimi pergjithmone nga politika , pra edhe si deputete.
    E para: Ajo ka bere gafen e madhe si politikane, (sic e mban veten) me veprimet histerike, pa kulture dhe jashte cdo norme njerezore ne parlament, duke hedhur cizmen, duke shkaterruar dokumentat apo duke marre brutalisht kartonat e deputeteve qe ata te mos votonin. Idiotesi me brire.
    E dyta: Ajo ne menyre te perseritur ka bere gafen e madhe duke folur per gjakun qe duhet te marre per nje kolege te saj deputete. A e kupton kjo qe te flasesh sot per gjakmarrje, fjale keto te nxjerra nga goja e nje deputeteje, e nje nene , e nje motre e nje gruaje, e cila duhet qe te jape mesazhe vetem qetsie dhe mirekuptimi dhe jo nxitje dhune deri ne marrje gjaku, a e kupton kjo qe sipas kesaj llogjike makabre, Fatmir Xhafaj si minister i brendshem duhet ti kerkonte Monikes dhe Lulit, gjakun e policeve te cilet u plagosen nga rremuja qe u krijua jashte dyerve te parlamentit nga militantet e Monikes dhe Lulit, si shkaktare. Ku po shkojme o zot i madh, si ka mundesi qe ne 2018-en, akoma te degjojme thirje per marrje gjaku, kete ben kjo deputete, kjo nene, kjo bashkeshorte, e tmershme, e trishtueshme, e turpshme.
    E treta: E degjojme shpesh te shprehet ne menyre paksa te pakuptimte apo ironike, per gjerat qe ka bere Iliri dhe kjo, do ti bente ndryshe etj, etj. Te gjithe e dime se cfar do qe te beje Monika ne nivelin e Ilirit si politikan, apo si nje person qe “me qetesi dhe dashuri” u be prresident i
    vendit, nuk e arrin dot. Kjo sa per ilustrim per te treguar se sa pavertetsi shperndan kjo deputete, sa e pavertete eshte ne cdo gje qe thote dhe ne cdo gje qe ben.
    E fundit: Nqs monika largohet nga kryetare partie atehere ka shprese qe LSI te shpetoje nga rrudhja dhe shkaterrimi.
    Nqs Monika largohet nga parlamenti ka shprese qe figura e gruas shqiptare si politikane mund te ringrihet ne nivelin qe ajo meriton.

  15. Kellira says:

    No money; no funny!
    Ja kjo po ndodh me lesh lesheline.

  16. Bujku says:

    Pse se postoni?

  17. Respekte Qafok per shkrimin qe ia ke kushtuar Monika Ciizmes. E di pse? Sepse shkrimi tend ben te kunderten e asaj qe ke menduar ti. Ti nuk ben gje tjeter vecse po perballesh me sharje e denigrime nga lexuesi dhe per Monen ke mundesuar qe tja thone edhe nje here te verteten qe ajo eshte nje zhgarravine rrugesh e qe do te perfundoje ne kazan plehrash.

    1. demostruesi says:

      Nuk i drejtohet me fjalor popullor po me fjalor frugaceror

  18. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Nuk kam ndermend te bej as rolin e analistit, as te moralistit, mbasi autorit te shkrimit ,vetem emrin i kam degjuar, por po me habisin disa komentues, te cilet nuk e kane kuptuar fare “mesazhin”e tij per LSI , duke pasqyruar disa te verteta ne zhvillimet e fundit ne kete parti, pas vendosjes se “çizmes”ne krye te saj. Perfundimisht ajo eshte kthyer ne nje tullumbace, e fryre aq shume sa,kur te pelcase, zhurma e saj mund te trembe vetem “çizmen” e company…Mendoj ky eshte mesazhi i ketij artikulli…

  19. XheJ eN Bi says:

    Do t’i rekomandoja Roland Qafokut se më shumë vlerë do kishte po të bënte një PORDHË se sa shkrimi për Monika Norodom Meta.

  20. Alban Dega says:

    TE GJITHE NE KEMBE ! …

    … per Sali Baben dhe dyzet hajdutet e tij !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Eshte thirrja e Vampirit, Kucedres. Shtrigut te Vicidolit Sali Berisha dhe bandes se tij te gangstereve Lulezim Basha, Edi Palokarit, Gent Strazimirit, Flamur Noka Stanishicit, Arben Ristan Xurxullit, Monika Kryemadhit, Petrit Vasil Shkolleperlumit …e co.
    Te gjithe ne kembe per:

    1- te mbrojtur sarajet e dugajat e Xenit te ngritura me gjak femijesh grado shtatezena e pleqsh …Gerdeci !
    2- te shpetuar vilat e Argites, Xenit, Mediut, Monikes e co. ne Gjirin e Lalezit, ne Farke, ne Jale, ne Sarande e Shengjin, ne Veliooje e Valbone…
    3- te shpetuar Lul Berishen per 599 milione eurot e vjedhura nga Autostrada e Kusarise se Kombit !
    4- te ruajtur milionat e vjedhura nga CEZ, Rapiscan, Albpetrol, Armo….
    5- te shpetuar anijen qe po mbytet te Sali Berishes e te “ Bandes se Gangstereve “ politike e biologjike…
    6- te shtuar milionat e Butikave te Armines
    7- te perjetesuar Salikracine !
    8- te djegur e zhbere perfundimisht Shqiperine
    9- ta rrenuar e shitur jo vetem detin, por edhe mbare Shqiperine
    10- tu ekzekutuar ne Bulevardin Deshmoret e Kombit vetem qe te perligjn emrin e tij ku nuk guxoi te ekzekutoje as fashizmi e as Komunizmi….
    1001- “Me ne fitojne te gjithe ! “, sidomos ata dhjetra mijera te vrare e te sakatuar ne 97-en, ne Otranto, ne Gerdec.
    Tashme ata nuk kane asnje hall, asnje vuajtje, asnje borxh, asnje kokecarje !
    Te gjithe ne kembe !
    Me ne fitojne te gjithe!
    Ne parate dhe luksin!
    Ju mjerimin dhe skllaverine !
    A nuk jemi te gjithe te fituar !
    Te gjithe ne kembe qe tu shkelim gjithnje me kembe e me plumba !

  21. Alban says:

    TEK BLLOKU….. !

    – Tek Lalzi e Farkat e kucedrave te krimit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Tek Lalzi i Sales, Likes, Medi Xen Gerdecit e corp!
    Tek blloku… tek bloqet e Gites, Armines, Monikes …
    Tek pronat e pasurite e grabitura nga “Banda e Gangstereve “ !
    Tek sarajet e dugajat e ” … Kesaj Mafia qe ka dale krejt jasht kontrollit “!
    Aty eshte vendi i popullit !
    Vetem huliganet dhe gardianet u pergjigjen thirrjeve per destabilizim e revolucion bolshevik te Kucedrave te Krimit si Sali Pinoceti, Like Floriri, Lulezim Fazlici, Fatmir Xen Gerdeci, Monika Pantera e Murrme, Adriatik Palle Kryeprokuhori i Krimit, Flamur Noke Stanishici e kukumjackave te Kazanit mediatik te Putinit, te RIA-s e DIA-s se Beogradit !
    Tek Blloku….
    Tek Lalzi ….
    Tek Farka….
    Ligj! Drejtesi ! Shtet Ligjor !
    Kjo eshte Shqiperia qe duam!
    Kjo eshte e ardhmja e Shqiperise si e gjithe Evropa!
    Kjo eshte Shqiperia si Amerika Demokratike qe e rrenoi e zhberi te pakten 7 here Lugati i Vicidolit dhe 40 Kucedrat e tij te pangime me gjak, me djerse e jeten e Shqiptareve !
    Tek Blloku !
    Tek Lalezi !
    Tek Farka… !?
    Tek Kunja dhe Velipoja!
    Tek Saranda e Valbona !
    Tek Thethi e tek Jala !
    Tek Shengjini e Dardha !
    Gjurmoni sarajet e dugajat e kucedrave te krimit !
    Sekuestroni, kthejani Sovranit djersen e gjakun e dlire te vetes suaj !
    Te shkoje haka tek i Zoti, tek populli!
    Kusaret ne burg !
    Eshte koha te kercasin prangat !

  22. tomsojeri says:

    Se cke dashur te na thuash me kte shkrim o Roland ,nuk di ke te pyes tjeter, se pergjigjen e ke mar nga komentusit ! Habitem si harxhon e felliq doren duke shkruar per kte kanibale te politikes shqiptare qe fyen edhe lopet e stallave e jo me ata shqiptar qe po vuajn pasojat e “tortes “se helmuar qe i serviren varferis dhe u pasurua frikshem ! Sjellja e saj, esht turpi shqiptareve qe kan forcen dhe e durojn e vazhdojn e ndigjojn akoma e ti spo di si te perdridhesh duke kurbezuar linjat e pacipshmeris ,arrogances e prepotences se nje injoranteje qe ka ” kaperxyer Ylberin” ! Pergezime Tirons, bashkqytetar ,per cka shkruan , shkrim qe ka shum vlera, ne shum me pak rjeshta nga te Rolandit dhe shpresoj qe shqiptaret ashtu si ty e shum te tjer qe lexoj ktu, te jen ndergjegjsuar e mos vazhdojn te bien preh i hajduteris dhe krimit qe i perfaqsojn te till kanibal …..MJAFT MA………

  23. Nona-Madona says:

    Ky gazetari ka shkrujt sikur te jet tupon perjodash ne munaqin e Monikes se Like Hajdutit-
    Kjo Monika surrat petull ka frike se e din se ka vjedh shume bashk me Liken tek ÇEZI ,dhe i duhet me dhane llogari.
    Nuk i shpeton drejtsise kjo buça bjonde.

  24. drita says:

    Vellai i ketij Qafokut ka bere namin duke vjedhur jur e vuri drejtor Lsi-ja eshte bere me disa shtepi , hajdut si ky nuk kishim pare, nje cope flamuri e bleu 1 milion leke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje