Vrasja e Oliver Ivanoviçit në Kosovë, Thaçi takon Vuçiç-in në Davos

25 Janar 2018, 15:19Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me homologun serb në Davos, pak ditë pas vrasjes së politikanit serb në Mitrovicë, Oliver Ivanovic dhe ndërprerjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për shkak të kësaj ngjarje.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi thotë se në bisedën me presidentin serb, Aleksander Vuçiç është fokusuar tek vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje historike ndërmjet dy shteteve.

Statusi i plotë:

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, sot zhvillova një takim bilateral me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic.

Ne biseduam për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje historike ndërmjet dy shteteve.

Kjo është e vetmja mënyrë për ruajtjen e paqes dhe hapjen e perspektivës evropiane për gjithë Ballkanin Perëndimor.

1 komente në “Vrasja e Oliver Ivanoviçit në Kosovë, Thaçi takon Vuçiç-in në Davos”

  1. thaqi i njoftur si nje legen drenice,me zero njofje ne politik e diplomaci,eshte nje hije e zez per gjith shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje