Partia Demokratika ka vendosur të ngjisë në tribunë ish-oficerin e antidrogës Dritan Zagani për të protestuar.
Zagani pritet të përcjellë një mesazh me video nga Zvicra ku ka fituar statusin e azilantit pasi i shpëtoi drejtësisë shqiptare.
Ai është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për dekonspirim të opoeracioneve ku fill pas vendimit ai u arratis bashkë me familjen dhe kërkoi azil në Zvicër.
Ish-shefi i antidrogës në Fier u arrestua së bashku me gjashtë persona të tjerë ku akuzohej për shpërdorim detyre, ndërsa personat e tjerë për trafik droge.
43-vjeçari u izolua, pasi dyshohej se shiste informacione te një shtetas i huaj. Mësohet se Dritan Zagani kishte komunikim të shpeshtë me një nga të arrestuarit dhe në bazë të informacioneve të marra prej tij, ka organizuar një operacion, duke sjellë shkatërrimin e një hetimi më të zgjeruar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Këto akuza dhe fakte, Zagani i hodhi poshtë duke thënë se ishte Saimir Tahiri ai që ishte i implikuar në trafikun e drogës dhe se ai po e denonconte publikisht. (TemA)
Kush do qe te jete ky Zagani, tregoi nje te vertete qe te gjithe e dinin por kishin frike.Tani ai duhet cdenuar per faktin se na tregoi te verteten per Tahirin dhe mafjozin e tij Kapter Ramiun.Shpresoj policet e Meros lejojne komentin.
po qe se eshte ne kerkim arestoheni qenin