FOTOT: 12 vendet më të lira e të bukura për tu vizituar në 2018, mes tyre edhe Shqipëria

28 Janar 2018, 12:31Turizëm TEMA
FOTOT: 12 vendet më të lira e të bukura për tu vizituar

Faqja e njohur e internetit, BrightSide ka përfshirë Shqipërinë në një listë me 12 vende për të vizituar për 2018.

Lista është hartuar duke ekuilibruar atë çfarë ofron vendi me çmimin e lirë.

“Shqipëria është plot me vende magjike, që nga qyteti i Gjirokastrës, Syri i Kaltër, Liqeni i Shkodrës, Ksamili, Butrinit, Thethi dhe akoma më shumë.

 Për më tepër, është e lehtë të gjeni dhoma në hostel për 5 euro në ditë dhe hotele për 10 euro.

Çmimet e ushqimeve dhe të pijeve janë ndër më të lirat në Europë dhe restorantet ofrojnë një kuzhinë të pasur tradicionale dhe mesdhetare”, thuhet në përshkrimin e bërë nga Bright Side për vendin tonë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje