Mali enigmatik në Shqipëri që u vizitua nga rreth 170 mijë turistë

3 Janar 2018, 17:49Turizëm TEMA
Mali enigmatik në Shqipëri që u vizitua nga rreth 170 mijë

Mali i Tomorrit bën pjesë në Parkun Kombëtar me të njëjtin emër. Për vitin 2017,  në këtë park janë futur rreth 160 mijë turistë vendas e të huaj të cilët kanë vizituar edhe qytetin e Beratit.

Ky është një numër i konsiderueshëm për një Park Natyror që kërkon aftësi fizike të veçantë për ta eksploruar për shkak të terrenit të tij malor dhe të vështirë në rrugë kalime. Mali i Tomorrit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe  verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar.

Edhe këtë fillimvit, nuk kanë munguar ngjitjet sportive në shpatet me borë apo aventurierët e rafftingut në kanionet e Osumit. Ecjet në këmbë dhe me motora në shtigjet e hapura posaçërisht për vizitorët turistik vendas e të huaj, e kanë bërë më të lehtë orientimin dhe ngjitjen në lartësitë e vështira të këtij mali mitik. Parku Kombëtar i Tomorrit ka qenë tepër i vizitueshëm këtë vit.

Nga Administra e këtij parku raportohet se numri i vizitorëve në 2017 ka qenë rreth 170 mijë vizitorë dhe nga këta rreth 20 mijë kanë qenë turistë të huaj, kryesisht nga vendet nordike. Nën këmbët e Tomorrit rrjedh Lumi Osum që duke zbritur në terrene tepër malore ka krijuar kanionet e famshëm të tij tepër të vizituar sidomos në stinën e verës.

Por, jo vetëm kanionet, në këtë intenerar gjenden dhe disa objekte kulti të feve kristiane e bektashiane. Gjenden Monumente të Natyrës dhe të Kulturës. Berati, qytet i mbrojtur nga UNESCO,  ka një sërë objektesh kulturore për tu vizituar.

Është kalaja, themelet e së cilës prekin lashtësinë me 2400 vitet e saj, kishat bizantine, muzetë e shumtë që nga Onufri deri te ai i etnografisë, xhamitë karakteristike si ajo e “ Beqarve”, xhamia “Plumb” etj. Drejtori i AdZM-së Berat Fatos Nako thotë se turizmi i bardhë i këtij dimri do të na gjejë me një strukturë të re rrugore (shtigje turistike) drejt lartësive të pa shkelura më parë.

Ai tha se rangersat dhe specialistët e guidave  po përgatiten për këtë sezon. Turizmi i bardhë ka nisur, po kështu kanë nisur dhe përgatitjet për ta shfrytëzuar atë. Tomorri është mali më i veçantë në Shqipëri dhe më enigmatiku. Është quajtur froni i perëndive për lartësinë, egërsinë, bukurinë dhe enigmën e tij.

Aty mbretëronte sipas mitologjisë Dodona Pellazgjike ose Dodona “Dimër Keqe”. Ka zona të mbuluara me borë të përjetshme si dhe shumë burime ujore disa edhe të çuditshëm si ai i kuçedrës. Gojëdhëna thotë se atë e komandon një kuçedër që e lëshon dhe e pret ujin kur do ajo. Dhe vërtet uji në këtë burim rrjedh me ndërprerje.

Mund të jesh duke pirë ujë në të dhe befas ai ndërpritet. Gjeologët e shpjegojnë si një fenomen gjeologjik  që ndodh në shtresat tektonike të nëntomorrit, por ka dhe një gojëdhënë që flet se ai  mal qëndron sipër diçkaje, pra poshtë tij fshihet diçka. Në stinën e dimrit zbardhet i gjithi dhe vizitorët nuk i mungojnë.

Turisti duke udhëtuar drejt tij, mund të shfrytëzojë kanionet e Lumit Osum, shpellat e rrjedhës së tij, mund të njihet me monumente kulture të vjetra si ura, kisha e teqe, por mund të ushtrojë dhe sportin e skive apo të ngjitjeve malore.

Në fundjavë drejt këtij mali udhëtojnë aventurierët e borës të ngjitjeve malore si dhe ata që pëlqejnë rrëshqitjet me ski. Nga agjencitë turistike të  Beratit por dhe nga Tirana, kanë bërë pronotime për të kaluar festat e fund vitit ne qytetin e Beratit dhe në zonat me borë të Tomorrit.(ATSH)

18 komente në “Mali enigmatik në Shqipëri që u vizitua nga rreth 170 mijë turistë”

  1. Mesa duket nuk e kini pare baterdine qe ka bere Like Floriri ne Malin e Tomorrit. Ai tashme eshte kthyer ne nje germadhe te vertete, duke ia prishur te gjitha bukurite sepse Likja ka ketu e 15 vjet qe ben tregetimin e pllakave te mermerit e qe i nxjerr nga shpati i malit te Tomorrit. E mallkofte zoti kete njeri te babezitur qe nuk ngopet kurre.

  2. vang says:

    Ne titull thoni ”mali enigmatik” por kur lexon artikullin ska enigma??????????????????

  3. Koba says:

    Enigma eshte se Ne Malin e Tomorit Like Hajduti ka gjetur Haznen e Ali BAbes.Po prap se prap mga qe eshte i pangopur e ka zgjeruar domenen e Tij dhe OFF SHORE.ne shume Banka malukatesh.

  4. Strora. says:

    Artikull shkrusi do kish miresine, nemos ti akzonte kriminelet e ambjentit, se paku te shprehte nje pakenaqesi per ate menzyre qe ka ndodhur Tomorrit.
    Kurse kokelopa ose likja, do gjeje koken e kandilit nga drejtesija apo perendija.

  5. Askushi says:

    170000 spo 160000 vizitor?

  6. Toni says:

    Ti qe ke shkrujt artikullin qenke kokrra e injorantit. Kanionet e osumit nuk kane hic te bejne me malin tend enigmatik. Eshte lumi I tomorrices ai qe kalon ke syte tend qe te pellcasin

    1. kulmaku says:

      Ndoshta ka parasysh kanionin ku eshte shpella e Piro Goshit.

  7. joel shkodra says:

    Meqe ne artikull nuk eshte shkruar sa i larte eshte, per kuriozitet e kerkova na wikipedia dhe e gjeta se Mali i Tomorrit eshte i larte 2416 m. Nuk eshte ndonje lartesi e madhe, por, duke qene se eshte i vetmuar, pa male te tjera rreth e rrotull, maja e tij zoteron pamjen nga te gjitha anet.

  8. Labi says:

    mali i dodones qe poshterohet ng teqeja e injoranteve qe cojne grate tek dervishi per tu ngelur shtatezane.Bageti e buqesi o e mjera shqiperi.

  9. dalta says:

    Mali i Tomorrit, thote kalemxhiu, qenka i veshtire per tu ngjitur per shkak te TERRENIT MALOR…. HAHAHAHAHAHA. Kurse une prisja qe mali te kishte terren bregdetar..

  10. Zzzzzz says:

    MALI I TOMORIT SI TEQJA E SHEN ELENES SE LSI NGA KOMBINATI ……ESHTE BERE PER TE REKRUTUAR JENICERET E LSI se…………………….

  11. Gjeo- graf says:

    Ne fakt, te marresh persiper te shkruash per Malin e Tomorrit nuk mund dhe nuk duhet me iu shmang shkaterrimit vertet te paimagjinueshem te mjedisit te tij natyror, te bukurive peizazhore dhe te demeve te pariparueshme qe i eshte bere kesaj mrekullie te natyres, ketij gjeomonumenti kaq te vecante e te pakrahasueshem me asnje mal tjeter ne Shqiperi. Eshte kerkese shkencore ne radhe te pare por edhe pergjegjesi morale qe te evidentosh cfare pasojash negative kane rrjedhur nga makuteria e pafund, nga pangopesia kaq e madhe te disa njerezve qe nuk ndalen kurre e nuk kane fijen e dhimbjes per vlerat e natyres. Natyrisht ka nje qellim qe nuk eshte shkruar per kete aspekt gjeografik e mjedisor. Ky mendoj eshte gabimi me i rende i artikullshkruesit anonim. Se, per sa i perket faktit qe Tomorri nuk ka te bej me kanionin e Osumit, nuk ka dhe shume rendesi, nje gabim i lokacionit gjeografik qe mund te ndodh kur nuk i referohesh hartave gjeografike. Komentuesit kane reaguar drejt, me ndjeshmeri qytetare.

  12. nardi says:

    E shqyen si ujqer, e treten si shushunjat BABA Tomorrin politikane, presidenta, kryeminstra, hajdutet, hashashxhinjte, kriminelet. E rropen si pule nga pemet, i gerryen gjoksin, e droguan, e poshteruan sa me ska.
    ja enigma e tij!

  13. Albani says:

    Une kerkoj qe nje kopetent studius i vertete dhe njohes i mire i kesaj zone dhe konkretishte njohes i mire i malit te Tomorrit duhet te shkruaje dhe ti beje me dije se çfar i ka ndodhur malit legjende te Tomorrit.Kete duhet ta mesojne dhe ta dine i madh dhe i vogel qe e quan veten Skraparlli dhe me gjere per tu njohur me kete kulture mbare kombtare.E dime qe politika 27 vjeçare shkaterrij nje komb dhe nje shtet por ne na mbetet per detyre ta dime se sa deme kane bere keta te ashtuquajtur politikane.Une di vetem nje gje shume te vertete se ky mal u shkaterrua vetem nga nje njeri,dhe ky eshte sote presidenti i shqiperise Ilir Meta.Te tjerat gjera ti thone te tjeret qofte edhe te kunderten e kesaj por te argumentuare me fakte dhe me emra konkrete.Ne si Skraparllinj presim shume te dime per kete problem dhe qe kjo eshte enigma e VERTETE more te nderuare qe merrni guximin dhe shkruani mbroçkulla siç i themi ne nga keto ane qe jemi lindur dhe rritur ketu ne brinjet e te madhit Tomorr.

  14. tomorraku says:

    Per shkaterrimet e pandreqeshme ne malin e Tomorrit ,Te vihen perpara ligjit nga ish ministra te mjedisit e punonjesit e ketyre ministrive deri tek pushteti vendor e te ashtuquajturat agjensi te mjedidisit!, Ndersa per firmat qe kane shfrytezuar barbarisht kete mal per te grabitur pasurine e tij te kthehen per te riparuar demet , ne rast te kundert te paditen per demtim te pasurise natyrore . Ministria e mjedisit te bejne padite e nevojshme ne rast te kundert te quhet edhe ajo pjesmarrese ne kete “kasapane “mjedisore!

  15. tomorraku says:

    Per shkaterrimet e pandreqeshme ne malin e Tomorrit ,Te vihen perpara ligjit nga ish ministra te mjedisit e punonjesit e ketyre ministrive deri tek pushteti vendor e te ashtuquajturat agjensi te mjedidisit!, Ndersa per firmat qe kane shfrytezuar barbarisht kete mal per te grabitur pasurine e tij te kthehen per te riparuar demet , ne rast te kundert te paditen per demtim te pasurise natyrore . Ministria e mjedisit e qeveris Rama -2- te beje padite e nevojshme ne rast te kundert te quhet edhe ajo pjesmarrese ne kete “kasapane “mjedisore!

  16. Pellazgos says:

    D.m.th qe “historiani” Xhonturk Xhufi ka te drejte kur thote qe ne si “shqipetare” qe jemi pasarrdhes te Epirit jemi barbare dhe nuk kemi lidhje me Mithollogji,Histori,Thetro,Komedi,Lojera Olimpike,Arxitekture,Kulture.
    Kete thote Xhufi ne nje emision, qe historianet e Lashte Greke i quajne barbare Epirotet d.m.th nuk jane Greke.
    Por harron zoti Xhufi qe Kerthiza e Botes eshte edhe sot Dhodhoni dhe jo Dodoni nga Sulejmanet,se atje shkonin qe nga Aleksandri i Madh dhe gjithe inteligjenca Helene per tu consultuar me ate qe thuhet ne Greqisht,to Mandio ton Dhelfus.

  17. epiroti says:

    Perse ne Shqiperi ndolle qe qeveritaret hajduta , grabisin e shkaterrojne çdo gje qe nenes natyre i jashte dashte ,mijra e miliona vite per te ndertue keto bukuri te pa para ne asnje vende te botes.E mjera Iliri ; sllavet i moren adriatikun me mijra ishuj, greket Epirin stoik; Turqit e çveshen nga te gjithe pasurite kulturore; ndersa pseudo demokratet e hajdutet makuter socialiste edhe kockat po ja grijne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje