Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka njoftuar se sektori i bujqësisë do të ketë mbështetjen më të madhe të njohur në këto 27 vite nga qeveria duke u ndalur tek lajmi që Shqipërisë i është ofruar nga Bashkimi Europian një financim prej 94 milionë euro për këtë sektor.
Ai bëri të ditur se fermerët që duan të aplikojnë për të përfituar nga kjo skemë nuk do të duhet të dorëzojë dokumente, por vetëm të plotësojnë një formular të thjeshtë.
“Dua të them edhe njëherë lajmin shumë të mirë. Dje kemi marrë letrën nga drejtoria e përgjithshme rurale për miratimin apo çeljen e programit më të madh që bujqësia shqiptare ka pasur ndonjëherë.
Bëhet fjalë për një financim milionë euro, 94 milionë euro për mbështetjen e bujqësisë. Kjo është mundësi e madhe dhe sfidë për ne.
Nuk është e thjeshtë të absorbojmë këtë masë. Ka burokracinë vetë të domosdoshme, ndonëse ne do të aplikojmë këtë vit një qasje invoative, ndoshta më inovative, që është aplikimi me zero dokumente.
Çdo fermer do të ketë mundësi që të aplikojë pa paraqitur asnjë dokument, por vetëm duke plotësuar vetëm një formular me të dhëna.
Do i drejtohen agro-pikave, që janë sportele unike ku AZHBR do të jetë më pranë fermerëve që këta të dinë si të përfitojnë dhe të marrin ndihmë nga fondi i garancisë. Aplikimi do të bëhet pranë këtyre sporteve.
Pastaj vetëm fituesit do të duhen të vetëtojnë ato që kanë shkruar në formular”, tha Peleshi.(TemA)
O Pellesh lesh lesh lesh e lije. Ky eshte nje njoftim kaq hermetik sa mund ta krahasoj me humorin shkodrane qe thote Elzet sekret qe se hap as celesi vet.
its unbelievable !
KE DO VESH NE PUNE TI REEE…SHQIPTARET..??? NE VENDE TE VETE SHQIPUA ESHTE BEJ NUK PUNON VETEM JASHTE PER TE HUAJT MERCENAR BEHEN PER 5 LEK..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
O Pe leshi!
Kush do perfitoje nga fondi?! Anetaret e zgjedhur te Partise?!
Vete qe nuk haj mut te asnje parti, megjithese ka vite qe kerkoj Certifikaten e Pronesise nuk ma japin, pra jam automatikisht jashte loje, dhe kjo si ne pushtet je ti , Meta apo Berisha!