Jennie Corckart tregon se si mundi të blejë një shtëpi luksoze me kursimet e saj.
Edhe pse 20 vjeçe, suksesi i saj erdhi që kur la shkollën për të marrë pjesë në një kurs praktik për të cilin thotë se e ndihmoi shumë.
E reja tregon se në kohën kur po kalonte nivelet e kursit, ajo bënte pesë punë me kohë të pjesshme.
Në moshën 17-vjeçare, Jennie vendosi ti jepte fund edukimit të zakonshëm për tu bërë shitëse, gjë që i sillte 500 paund të ardhura në muaj.
Pasi festoi ditëlindjen e 20, ajo mori çelësat e shtëpisë 120 mijë dollarëshe në Glocestershire.
“Të kem një shtëpi për vete ka qenë gjithmonë e rëndësishme për mua. Për mendimin tim, kur paguan qira, thjesht po paguan hipotekën e dikujt tjetër.
Jam shumë fatlume që nuk kam borxhe dhe jam bërë pronare e shtëpisë në moshë të re kur të tjerë po luftojnë për këtë gjë,” tregoi 20 vjeçarja për Metro. (TemA)
po po ka ble shpi me pune, me shal hap po, ku ka mo leke me pun krahu ne europe, ne 1500 euro ne muaj si mund te blesh nje shpi? ku ka ngrene puke kjo te komshiu? qirane me cfar e ka paguar kjo me gjethe fiku? o zot ca sngjojm.