FOTOT: Brenda zyrave spektakolare të “Amazon”

30 Janar 2018, 11:43Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda zyrave spektakolare të “Amazon”

Jeff Bezos ka zbuluar projektin e tij më të ri: zyrat e reja të “Amazon” në Siatëll.

Ndërtesa e re prej xhami dhe me kornizë çeliku do të strehojë 800 punonjës të kompanisë Amazon.

Projekti me vlerë 4 miliardë dollarë përfundoi me ndërtimin e kampusit “Sferat”, ku punonjësve u ofrohet një mjedis i ngjashëm me pyjet e shiut në Amerikën e Jugut.

Rreth 40 mijë bimë gjelbërojnë tri sfera gjigante me lartësi të ndryshme.

Klima brenda sferave mund të kontrollohet.

Temperatura dhe lagështira u përshtaten atyre që kërkojnë bimët.

Megjithatë, ato ndryshojnë në sektorë të veçantë të sferave.

Në katet më të larta, punonjësit mund të bëjnë pushimin e ditës.

Ndërsa për takimet janë parashikuar ndarje si çerdhe zogjsh.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje