Kancelari austriak Sebastian Kurz, në prag të vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç, tha se “i gëzohet vizitës” së homologut serb, por nga ana tjetër theksoi edhe mesazhin e qartë se “Bashkimi Europian nuk do të importojë probleme”, përderisa Serbia nuk gjen zgjidhje me Kosovën.
Në një intervistë për agjencinë shtetërore serbe të lajmeve Tanjug, Kurz ka thënë se me Vuçiçin do të bisedojë për perspektivën europiane të Serbisë.
“Ndërmjet Austrisë dhe Serbisë ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme”, ka thënë Kurz para vizitës së presidentit serb, që do të realizohet vetëm një muaj pasi ai erdhi në krye të Qeverisë austriake.
Austria, ka theksuar kancelari, do të angazhohet për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe Serbisë, ndërsa Serbisë i mbetet që t’i vazhdojë reformat e nisura dhe të shënojë përparim në dialogun me Prishtinën, në mënyrë që sa më parë t’i bashkohet BE-së.
Po te dhjefsha rracen gjysherit e tu i krijuan keto probleme ne ballkan duke i bere kufijte lesh e li sipas oreksit te moskes. beogradit dhe athines. per te eskportuar probleme eksportoni ju, per te importuar nuk dashkeni.
Te lumte, qdo koment eshte i tepert. Ky llapushi e instaloj ne pushtet te Austrise ekstremizmin e djathte, dhe mundohet te shtihet sikur ska ndodhur gje.
sit back and relaks'”:: Coptimin e bene fuqite e medha Europiane ANGLI ,FRANCE,GJERMANI ETJ. Austriaket u perpoqen ta pengojne por nuk munden.Me kembenguljen e Amerikes u arrit te mos e coptojne plotsisht Shqiperine.Sa per tani ben shume mire qe ja thote Vucicit sepse Serbia deklaron se BE nuk i ka vene kushte per njohjen e Kosoves e pastaj pranimin ne BE.
Ca komentojne pa lexu fare shkrimin?