Pronat e sekuestruara nga Greqia, Bushati: Tre kategoritë që përfitojnë nga heqja e ligjit të luftës

29 Janar 2018, 22:28Rajoni TEMA

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati u shpreh optimist se shumë shpejt ligji i luftës me Greqinë do të shfuqizohet.

Në një intervistë për ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ Bushati theksoi se nga heqja e ligjit të luftës tre kategori që iu janë konfiskuar pronat gjatë viteve 40 nga Greqia, do të kenë ‘benefitet’ e tyre.

Kryediplomati shqiptar tha se kategoritë që përfitojnë nga shfyqizimi i ligjit janë; shtetasit shqiptarë që u janë sekuestruar pronat në vitet 40, pronat e shtetasve shqiptare me kombësi greke dhe pronat e shtetit shqiptar.

“Ne kemi rënë dakord në princip për mënyrën se si do të shkohet drejt heqjes ligjit të luftës. Sa i takon pasojave të ligjit të luftës ska nevojë për komente. Për pasoja ligjore më lejoni që të jem i qartë, bëhet fjalë për tre kategori. Në këtë pikë ka pasur në disa raste mungesë informacioni dhe spekulime.

Bëhet fjalë për tre kategori, me vendosjen e ligjit të luftës u vendosën nën sekuestro prona të shqiptarëve, prona të shtetasve shqiptare me kombësi greke dhe prona të shtetit shqiptar. Që pritet të përfitojnë nga sghfyrimi i ligjit ë luftës. Kemi bërë edhe konsulta me ekspertë për të gjitha pengesat ligjore. Por meqë ka pasur një spekulim të dytë, heqja e ligjit të luftës ska lidhje me pronat që pretendon komuniteti çam. Ligji i luftës është vendosur në vitin 40, ndërkohë konfiskimi i pronave të çamëve kanë ndodhur në vitin 46.

Nëse sot abrogohet ligji luftës, çdo shqiptar dhe ato të shtetit shqiptar, kanë të drejtën që të kërkojnë pronën dhe gëzimin e saj. S’besoj se do ketë veprime prapavepruese ky ligj. Detyrua jonë është për të punuar papushim në mënyrë që të gjitha barrierat ekzistuese të bien dhe shqiptarët të kenë mundësi që t’i drejtohen gëzimit të pronës. Në atë dosje që kemi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pasi mund të ketë prona ende të pashfrytëzuara, në raste të tilla legjislacioni civil përcakton mekanizmat e duhura. Sot për sot në rast se mua apo familjes time i është sekuestruar prona bazuar ligjit të luftës, nëse unë i drejtohem një instance përgjegjëse në Greqi, skam të drejtën që të më njihet prona.

Kjo për shkak të pengesës që imponon ligji i luftës. Në momentin që shfrytëzohet dekreti mbretëror, çdo shtetasit shqiptar i lind e drejta të marrin pronën.

Komunitetit cam si lind e drejta pasi nisi më vonë konfiskimi i pronave të tyre. Këta shtetas nuk lejoheshin të hynin në territorin grek”, tha Bushati.

12 komente në “Pronat e sekuestruara nga Greqia, Bushati: Tre kategoritë që përfitojnë nga heqja e ligjit të luftës”

  1. ermal says:

    Si mund te thuhet se ligji hyri ne fuqi ne 1940 kurse konfiskimi i pronave te cameve u be ne 1946 , prandaj konfiskimi nuk ka lidhje me ligjin? Atehere me cfare ka lidhje ? Jane camet shqiptare? shqiptare me kombessi greke? cfare jane camet ? cila kombesi iu mbetet ?
    Nuk e di nese shkrimi ketu raporton drejt fjalet e Bushatit, por nesepo, mjere Shqiperia per Ministrin e Jashtem. Turp per nje pasardhes te Bushatllinjve.

    1. kuc says:

      Sa klase shkolle ke ti mor DERDIMEN!? Cfare ka ketu per te mos u kuptuar!? Ligji i Luftes ka hyre ne fuqi ne 1940-n kur Italia (nga Shqiperia) sulmoi Greqine dhe filloi lufta italo-greke. Ne kete kohe camet ishin shtetas greke dhe nuk ju cenua prona. Por prona ju konfiskua te gjithe atyre qe ishin shtetas shqiptare ne ate kohe dhe kishin prona ne Greqi. Camet ne 1940-en nuk ishin shtetas shqiptare,por shtatas greke, a kupton? Cenimi dhe konfiskimi i pronave te cameve eshte bere pas Luftes ne 1946-n me vendime gjykatash, qe prekte vetem shtetasit greke (pra camet qe ishin shtatas greke). Prandaj Enver Hoxha per shume vite pas ardhjes se tyre, nuk u jepte cameve shtetesine shqiptare,por i linte me shtetesine greke,sepse vetem ne kete menyre kishte mundesi qe ata te ktheheshin ne Cameri! Apo kujtoni ju DEBILET e sotem se Enveri ishte budalla!? Disa here jane bere perpjekje qe shtetasit greke (camet pra) te riktheheshin ne shtepite e tyre, mesa di une perpjekja e fundit ne 1956-en. Vetem kur u pa se ishte praktikisht e pamundur qe camet te ktheheshin ne ato kushte, kur madje u rrezikohej edhe jeta, atehere shteti shqiptar (Enver Hoxha) ju dha shtetesine shqiptare cameve. A kupton o cope mishi!? Ajo qe duhet te kerkojne camet sot, e para eshte te rimarrin nenshtetesine greke! Pasi te behen shtatas greke,mund te shkojne ne gjykata dhe rimarrja e pronave eshte fare e thjeshte! A kupton o DERDIMEN!? Prandaj edhe futja e Shqiperise ne BE eshte shume e rendesishme per camet vete, sepse nje shtetas i BE-se (pra edhe camet me nenshtetesi shqiptare) kane te drejta te njejta ne gjithe BE-ne (pra edhe ne Greqi)! A kuptoveeeeeeee…

  2. pena says:

    Pra me nje fjale Cameria mbete prapa liste apo sic thuhet ne keto raste shtyhet per ne kalendat greke Aferim.Historia do te flase per ju si per gjithe batakcinjte e meparshem te historise sone

  3. Deti u shit perfundimisht nga Corapekuci says:

    Ligjin e luftes me cfare e blete , me shitjen e detit perfundimisht? Tregoni te verteten shqiptareve, o tradhetare e kriminela te kombit.

  4. mos ja bere tjetrit ate qe s'do per vete says:

    Dikush te ma shpjegoj ministri po thote me heqjen e ligjit te drejten e pronave ne greqi e ka Lleshi nga Kuksi dhe Dulja nga anadolli dhe jo cami autokton qe u debua nga trojet e tij!? Z. minister simbas jush camet jane kinez!?

  5. Kuq e zi says:

    Nje lapsus apo kam pire une?
    Pronat e shtetasve shqiptare me kombsi greke!!!
    Camet na qenkan etnikisht grek qe kane marre pasaporte shqiptare?
    Une e dija qe jane shqiptar etnik me shtetsi greke ne kohen e sekuestrimit te pasurise
    Pa na sqaron kush tashi se si eshte e verteta?

    1. kuc says:

      Ti nuk ke pire, thjesht je koktrash! Shtetas shqiptare me kombesi greke ne 1940-en ishin psh disa minoritare (dropullite nga Gjirokastra). Duke qene se ata ishin shtetas shqiptare edhe atyre ju konfiskuan pronat qe mund te kishin ne Greqi, ne 1940-en me Ligjin e Luftes. Po ashtu shtetas shqiptare me kombesi shqiptare ne 1940-en ishin shume e te shumte qe kishin prona ne Greqi, sidomos korcare, kolonjare, permetare por edhe dibrane e durrsake . Edhe ketyre ju konfiskuan pronat. Edhe vete sheti shqiptar kishte prona ne Greqi, qe po ashtu u konfiskuan me Ligjin e Luftes te 1940-s. Psh jam fare i sigurte se kam pare dokumentat per perkthim, zona e Kilkis-it, qe ndodhet prane Selenikut dhe ka madhesine afersisht te rrethit te Devollit, eshte e gjitha prone e nje shqiptari nga Gjirokastra (madje eshte mysliman me emer e mbiemer). Pasardhesit e tij po e kerkonin neper gjykata pronen, por nuk i lejonte Ligji i Luftes. Po ashtu edhe zona e Krini-t, ne te dale te Selenikut, qe eshte nje nga zonat me te vlefshme plot me bar-kafe-restorante ne bregdet, eshtee gjitha prone e nje shqiptari korcar (ortodoks nga emri) dhe pasardhesit e tij nuk mund ti merrnin pronat per shkak te Ligjit te Luftes
      Nderkohe camet ne 1940-en ishin shtetas greke e jo shtetas shqiptare. Pra nuk behet fjale fare per camet ne Ligjin e Luftes te 1940-es por vetem per shtetasit shqiptare (me pashaporte shqiptare). Kuptove o BUF!?
      Konfiskimi i pronave te cameve (ishin shtetas greke) u be ne 1946-en jo mbi bazen e Ligjit te luftes te 1940-s, por mbi bazen e vendimeve te gjykatave per shtetasit greke (pra per camet). Qarte?

  6. korrektori says:

    camet do i marrin tokat apo jo qirje bushatis?

  7. Cami says:

    Sipas kesaj del qarte qe komuniteti cam nuk fiton asgje. Te drejte paska ministri grek, qe per camet eshte ceshtje inekzistence.

  8. fantoma says:

    Thuaje troç, o Bushati…, çamët kanë të drejtë të kërkojnë pronat e tyre, por… me “një hollësi”…(?!) Ata që kanë bërë krime në Greqi (dhe këtu hyjnë të gjithë çamët që kanë ikur në Shqipëri dhe sot çirren për “padrejtësi” etj.etj ), duhet më parë “të çpleksen” me Drejtësinë “për bëmat” e tyre dhe pastaj të kërkojnë pronat …, që u janë sekuestruar si kriminelë dhe si bashkëpuntorë të fashisto-nazistëve… ! Batalionin SS “Çamëria”, kush e përbënte…???!!! Në vitin 1948, kur Enver Hoxha, bëri marrëveshje për kthimin e çamëve në trojet e tyre greke (por me kusht, që ata që kishin bashkëpunuar me fashisto-nazistët dhe kishin bërë krime, do të gjykoheshin sipas ligjeve të shtetit grek, si çdo shtetas tjetër grek…), pse nuk u kthye asnjë çam…???!!! Pse sot, asnjë çam (qoftë dhe një i vetëm), nuk i është drejtuar Gjykatës së Strasburgut për pronat “që i takojnë”…???!!!

    1. ehhh says:

      PISOGLENDI MOU!
      1.Gjykatat greke pas lufte kane denuar me burgime te ndryshme rreth 2.000 epirote came. Nderkohe dihet qe numri i popullsise se larguar shkon te rreth 25.000 vete (sot jane bere rreth 300.000 ne Shqiperi). Nese jane denuar (me apo pa te drejte 2.000 persona, po ata 23.000 te tjeret qe nuk jane denuar aspak!?
      2.Kolaboracioniste te fashizmit natyrisht qe ka patur ne Epirin e Jugut (Cameri), ashtu sic ka patur ne gjithe Greqine, ne gjithe Ballkanin apo ne gjithe Evropen! Por ne Cameri ka patur shume me teper forca antifashiste dhe komuniste, ku pjesetaret e komunitetit epirot cam kane qene te shumte. Ka dokumente ta padiskutueshme historike qe me mijra e mijra came kane qene pjesetare te forcave partizane te rezistences, si pjestare te forcave partizane greke ashtu edhe te forcave partizane shqiptare! Popullsia epirotre came eshte perzene nga trojet e tyre per arsye etnike dhe jo politike (gjenocid).
      3.Vertetimin se popullsi jo-greke jane perzene nga trojet e tyre per arsye etnike dhe jo politike mund ta shohim fare qarte me ate qe ka ndodhur po ne te njejten periudhe (pra pas Luftes II-te Boterore), me komunitetin sllav ne Maqedonine e Jugut (te Selenikut). E njejta gje i ka ndodhur edhe popullsise sllave ne zonat Kostur- Follorine-Seres-Edhese. Edhe ata jane perzene nga shtepite e tyre ne vitet 1946-1948. Por nese epirotet came jane perzene si “bashkepunetore te fashizmit”, popullsia sllave eshte perzene si “bashkepunetore te komunisteve”!!!
      4.Edhe nese dikush mund te denohet per nje krim te caktuar, askund ne bote pasojat e denimit nuk i vuajne penalisht pasardhesit e tij!!! Pra edhe nese nje cam mund te jete denuar si kolaboracionist i fashizmit (dhe ne Greqi jane denuar dhe plot e plot greke si te tille, jo vetem came), eshte fare e kuptueshme qe djali apo nipi i atij personi eshte krejt I PAFAJSHEM dhe s’ka lidhje me ceshtjen!!!
      Te fala sat’eme Pisoglendi mou dhe mos ji shume i sigurte se “asnje cam nuk i eshte drejtuar Gjykates se Strasburgut”. Dokumentacionet jane gati, por ky eshte nje veprim i mevonshem qe ka kohen e vet dhe do behet pasi te arrihen disa perparime te tjera mbi kete ceshtje!

      1. Turp says:

        Ec se e fitove pensionin dhe ca kohë grek foles atehere kerkoj llogari edhe Gjermanisë qe te pushtoj ups harrova ato ju mbajnë me borxhe se kur hytë ne be kishit fallcifikuar borxhin publik dhe ne duhet te presim rekomandim nga ju?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje