Rusia do t’u propozojë turistëve paketa udhëtimi për në hapësirë brenda një kohe të shkurtër, duke vendosur një çmim fillestar 100 milionë dollarë dhe udhëtime mjaft komode, u shpreh sot një drejtues i sektorit hapësinor rus, shkruan ata.
Vladimir Solntsev, drejtor i kompanisë publike ruse ”Energia” që projekton dhe merret me teknikat më të fundit për ndërtimin e mjeteve të hapësitës, pohoi për të përditshmen ruse “Komsomolskaja Pravda” se po diskutonin rreth mundësisë së paketave turistike për të udhëtuar në hapësirë.
“Studimet e tregut tregojnë se ekziston vërtet një grup që është i gatshëm për të paguar deri në 100 milionë dollarë”, tha ai duke shtuar se për turistin e parë do të ketë me shumë gjasa një tarifë pak më të lirë. (TemA)
s shkon dhe ndonje nga keta tanet dhe mos u kthefshin me