Avioni me 60 hidraulikë në bord kthehet në rrugë, nuk funksiononin tualetet

31 Janar 2018, 19:18Lifestyle TEMA

Një avion i një kompanie norvegjeze u detyrua të kthehej pasi ishte nisur për në Mynih nga aeroporti i Oslos.

Shkak për anulimin e fluturimit DY1156 është bërë mosfunksionimi i tualeteve.

Si për ironi, në të njëjtin avion udhëtonin 60 hidraulikë, të cilët ishin në një udhëtim pune për llogari të kompanisë norvegjeze “Rorkjop”.

Drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie, Frank Olsen, i cili udhëtonte gjithashtu me të njëjtin avion, e komentoi ironinë e situatës.

“Ne do t’i kishim rregulluar menjëherë tualetet, por fatkeqësisht kjo duhet të bëhet nga jashtë dhe nuk mund të merrnim përsipër ta bënim këtë në lartësi 10 mijë metra”, tha ai duke qeshur.

Pasagjerët e fluturimit arritën të udhëtojnë drejt Mynihut të njëjtën ditë.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje