Pronari i një apartamenti në Uells të Anglisë kishte zgjedhur një mënyrë të veçantë për të dhënë shtëpinë e tij me qera.
Ai kërkonte favore seksuale në këmbim të parave që do t’u duhej të paguante gruaja që do ta merrte banësën me qera.
Por ai nuk ja hodhi lehtë me ofrimin e një marrëveshje me një gruaje e cila kishte shkuar për t’u marrë vesh në lidhje me apartamentin me qira që burri kishte nxjerrë në njoftim.
Ai është filmuar nga kamera e fshehtë e gruas teksa i thoshte asaj se do ia linte banesën me qira pa pagesë, në këmbim të favoreve seksuale.
“Daily Mail” shkruan se së fundmi në Uells është përhapur ky fenomen i ri, ku pronarët e shtëpive ofrojnë qira falas në këmbim të seksit.
Këto shtëpi reklamohen prej tyre në internet me sloganin “jepen me qira përmes një pagese alternative”.
“Nuk e di nëse ke dëgjuar për miqësinë me përfitime për një marrëveshje të caktuar”, i tha qiradhënësi gazetares e cila ishte kamufluar si gruaja e interesuar për shtëpinë, duke iu referuar seksit në këmbim të qirasë falas. (TemA)