VIDEO: "Miu bën dush" si të ishte njeri

30 Janar 2018, 16:11Lifestyle TEMA

Disa pamje të pabesueshme janë publikuar në mediat sociale ndërsa shihet një mi duke u larë në lavaman.  Ai qëndron mbi dy këmbë dhe fërkon trupin njësoj si një njeri që bën dush.

“Mendoj se miu do të lahet”, thotë Jose Correa, që mendohet të jetë edhe autori i videos. Ai shprehet se e gjeti kafshën në shtëpi dhe thjesht vendosi ta filmojë, raporton Dita.

Megjithatë edhe pse videoja mund të duket e këndshme, sipas biologëve bëhet fjalë për një rast tjetër të keqtrajtimit të kafshëve.

Sipas biologut Tomas Aivelo, studiues i minjve urbanë në Universitetin e Helsinkit thotë se, “lëvizjet e tij janë të çuditshme. Një mi nuk do të bënte kurrë lëvizje të tilla, përveç rasteve kur ka në trup diçka që do ta heqë”.

Videoja ka arritur 30 milionë shikime në më pak se 24 orë.

Sipas Aivelos në rast se pamjet nuk janë bërë me kompjuter, miu kërkon të heqë qafe sapunin. “Ka shumë mundësi që ai mi të vuajë në atë video”, thotë ai.

1 komente në “VIDEO: “Miu bën dush” si të ishte njeri”

  1. mandakalli says:

    Duket si wombat nje specie brejtesish ne Australi. Minjte kane bisht te gjate ky nuk ka bisht fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje