Fotografi Phillip Buehler ishte në klasën e parë kur shpërtheu kriza e raketave kubane.
Ai ende mban mend stërvitjet e ushtrisë amerikane pranë shkollës së tij në Bronx.
“Unë u rrita me frikë nga Lufta e Ftohtë.
Por, si djalë, ndërtova modele të B-52 dhe dëshiroja të isha një astronaut në garën hapësinore.
Ishte një kombinim i magjepsjes me makinat dhe frika nga dënimi i pashmangshëm”, tha fotografi Phillip Buehler në një intervistë.
Më shumë se 50 vjet më vonë, kjo përzierje e kureshtjes dhe e tmerrit ka rezultuar në një libër të ri që eksploron disa nga reliket e harruara të Luftës së Ftohtë.
Duke paraqitur bunkerë të braktisur, avionë të çaktivizuar dhe raketa të çaktivizuara, Buehler ka mledhur disa fotografi për të treguar historinë e një rivaliteti të madh. (TemA)