Në zonat e thella të Nebraskës, në SHBA, një qytet i vogël i quatjur Monowi, ka vetëm një banor.
Elsie Eiler, 84 vjeçe, jeton atje krejt e vetme.
Ajo ka barin e saj, që prej vdekjes së të shoqit në 2004.
Edhe pse vetëm me një banor, Manawi funksionon si një qytet i mirëfilltë në aspektin e qeverisjes vendore.
Elsie dorëzon çdo vit një plan, në mënyrë që qeveria ta mbështesë me ndriçimin e rrugëve, gjithsej 4 llamba.
Çdo 4 vjet në derën e lokalit të saj vihet njoftimi për zgjedhjet lokale.
Ka vetëm një kandidat në listë dhe vetëm një votues.
Në të dyja rastet, ajo është Elsie Eiler.
Dikur qyteti ka qenë plot gjallëri.
I themeluar në vitin 1902, Monowi në gjuhën e amerikanëve vendas do të thotë lule.
Qyteti-fermë e pati lulëzimin e tij në vitet ’30, kur popullohej nga 150 banorë.
Por me kalimin e viteve, ata u larguan drejt qyteteve të mëdha për punë dhe jetesë më të mirë.
Elsie mban të varuara në lokalin e saj foto të asaj kohe.
Ajo drejton edhe bibliotekën e qytetit, e cila ka 5000 libra.
Megjithatë, Elsie nuk është aq e vetmuar sa mund të mendohet.
Lokali i saj frekuentohet nga disa klientë besnikë që udhëtojnë 80 milje për të pirë një birrë aty.
Ata janë kryesisht fermerë dhe ish-banorë të qytetit.(TemA TV)
OLYMPUS DIGITAL CAMERA
OLYMPUS DIGITAL CAMERA