Çfarë fshihet në arkivat sekrete të Vatikanit, një mister i pa zbuluar ende

31 Janar 2018, 15:45Lifestyle TEMA

Në botë ka shumë vende me interes, të cilat paraqesin një alternativë origjinale, ndryshe nga destinacionet e njëjta turistike, gjerësisht të njohura.

Po flasim për shembull për vende të tilla si shpellat Lascaux ose për ishullin e gjarpërinjve.

Por fatkeqësisht, shumë nga këto lloj vendesh janë të pavizitueshme ose të paarritshme, për shkak të kafshëve të egra, fiseve, largësive të mëdha ose prej sigurisë së lartë.

Dhe një vend misterioz që nuk lejohet të vizitohet janë dhe Arkivat sekrete të Vatikanit.

Ato janë “shtëpitë” e sekreteve të mëdha të shkruara, të pabotuara, të cilat do të ishin vërtet interesante për t’u lexuar.

Për shembull, thuhet se aty ka shkrime që i përkasin shekullit VIII, tekste të shkruara nga Mikelanxhelo, nga Henry VIII dhe nga Marie Stewart përpara se të ekzekutohej.

Është vlerësuar se shkrimet përbëjnë një total prej 35 000 ekzemplarësh! Sigurisht, aty nuk mund të shkojë askush, përveç një grupi të vogël studiuesish të kualifikuar, pajisur me një leje të veçantë. (TemA)

3 komente në “Çfarë fshihet në arkivat sekrete të Vatikanit, një mister i pa zbuluar ende”

  1. mirel says:

    Fshihen eshtra ushtaresh greke.
    Pyesni Meron. Eshte ne gjendje ti dalloje pa i pare fare.

  2. buy Bitcoin says:

    I enjoy your writing style truly enjoying this site.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje