VIDEO/ Paralajmërimi dramatik i shkencëtarëve: Dobësohet fusha magnetike e Tokës, frikë për ndryshimin e poleve

1 Shkurt 2018, 10:13Hi-Tech TEMA

Dramatike janë paralajmërimet e shkencëtarëve rreth fushës magnetike që rrethon Tokën. Është vënë re një zbutje që krijon premisat për ndryshimin e poleve magnetike të planetit.Fusha magnetike që rrethon Tokën shtrihet në mijëra kilometra në hapësirë dhe magnetizmi ndikon në mbrojtjen nga stuhitë e e dëmshme diellore.

200 vitet e fundit fusha magnetike e Tokës është zbutur me 15%. Sipas shkencëtarëve kjo mund të jetë një shenjë se polet e planetit janë duke u përgatitur për t’u përmbysur, çka do të krijojë ndryshime të mëdha në jetën e njeriut.

Nëse vërtetë ndodh ndryshim i poleve, siç paralajmëron drejtori i Laboratorit Atmosferik, Fizikës dhe Hapësirës ​​në Universitetin e Kolorados, Daniel Baker, është e mundur që disa pjesë të planetit të bëhen të pabanueshme për shkak të pamundësisë së funksionimit të rrjetit.
energjetik.

Ndryshimi i fundit i poleve ka ndodhur para rreth 780,000 vjetësh, ndërsa polet zakonisht  ndryshojnë çdo 200,000-300,000 vjet, sipas Daily Mail. Nëse konfirmohet frika e komunitetit shkencor, atëherë planeti do të rrezikohet nga stuhitë diellore, të afta të krijojnë vrimat e ozonit.

Kjo nga ana tjetër do të ndikojë si katalizator në jetën e njeriut, e cila do të jetë më e ekspozuar nga sëmundje të tilla si kanceri, dhe do të ndikojë në ndryshime radikale klimatike dhe probleme serioze të energjisë elektrike. Nëse ndodh ndryshimi i poleve rreth 100.000 njerëz në vit do të vdesin për shkak të niveleve të larta të rrezatimit.

http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-5334421/Earths-magnetic-p…

1 komente në “VIDEO/ Paralajmërimi dramatik i shkencëtarëve: Dobësohet fusha magnetike e Tokës, frikë për ndryshimin e poleve”

  1. NASA shqip says:

    Ndryshimi I polaritetit do te thote qe Nordi behet Sud dhe e kunderta. Perse duhet te vdesin njerezit ne kete rast dhe a Jane shkaktuar vrima ozoni ne rastet e meparshme? Me qe kjo dukuri, sipas tyre, paska ndodhur disa here dhe se fundi para 200 000 vjetesh, pse nuk thone cfare ka ndodhur ne ato raste? A eshte rritur rrezatimi diellore ne ato raste dhe nese jo perse duhet te rritet ne kete rast. Me sa duket perkthimi ne kete rast nuk eshte korrekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje