5 akuza për mashtrim për zbritjen në Hënë dhe zbërthimi i tyre

5 Shkurt 2018, 09:53Hi-Tech TEMA
5 akuza për mashtrim për zbritjen në Hënë dhe

“NUK MUND TE SHOHESH YJET”

Hëna nuk ka atmosferë, atëherë a nuk duhet që yjet të jenë të dukshëm? Ashtu si kostumet hapësinore, shkëmbinjtë në Hënë reflektojnë dritën e Diellit. Eshtë shumë dritë në sipërfaqe, për të parë dritën e zbehtë të yjeve në distancë.

“SHKEMBINJTE JANE TE SHENJUAR”

Ky shkëmb duket se ka gërmën “C” mbi vete, por është e pranishme vetëm në pamjet shumë të zmadhuara, jo në pamjet origjinale të NASA-s, që do të thotë se ka më shumë gjasa të jetë një e gërvishtur në foto”.

“HIJET KANE GJATESI TE NDRYSHME”

Disa mendojnë se hijet e ndryshme zbulojnë burime të ndryshme drite, por këto mund të shpjegohen prej terrenit shkëmbor dhe kodrinor. Sipërfaqja e Hënës lëshon hije me gjatësi të ndryshme.

“FLAMURI VALEVITET”

Nuk duhet të ketë fare erë, por flamuri valëvitet teksa ngulet. Eshtë thjeshtë lëvizja që shkaktojnë astronautët teksa përpiqen ta ngulin në tokë. Më pas ai rri i palëvizur.

“ESHTE FILMUAR ME XHIRIME TE NGADALTE”

A mos astronautët janë mbajtur me litarë dhe është filmuar me xhirime të ngadaltë? Shihni pak pluhurin – ai bie direkt poshtë përtokë. Në Tokë do të kish formuar re, për shkak të ajrit në atmosferë. / Bota.al

2 komente në “5 akuza për mashtrim për zbritjen në Hënë dhe zbërthimi i tyre”

  1. Baliu says:

    Regjisorit Stanley Kubrick ju ka dhene nje kamere e njejte me ate qe eshte dashur te perdoret ne Hene, vetem sa per te “eksperimentuar” me te.

  2. keshtu ndodh says:

    Kush i ben akuzat dhe kush jane te akuzuarit apo leshon nje fende, qelb dynjane dhe e bere reklamen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje