Befasitë e raportit të BE-së për Ballkanin Perëndimor: Greqia pa veto dhe “vija të kuqe” për Shqipërinë, Serbinë e Kosovën

6 Shkurt 2018, 19:28Rajoni TEMA

Nga Ylli Pata 

Tashmë ai është dokument zyrtar: Brukseli ka hapur derën për Ballkanin Perëndimor.

Por raporti i publikuar sot ka disa pika shumë të rëndësishme që përbëjnë risi për qëndrimin e BE-së ndaj kësaj ane.

Në mënyrë të qartë raporti ka vendosur “vija të kuqe” që duhet të zbatohen deri në maj. Ndryshe s’ka integrim. Ama, këto nuk janë vetëm për vendet kandidate por edhe për anëtarët e BE-së nga Ballkani.

Le t’i shpjegojmë një për një.

E para: Serbisë, BE-ja i ofron një stad më të avancuar, por i kërkon në mënyrë të prerë të mbyllë përfundimisht çështjen e kufijve me fqinjët, Kosovën dhe Malin e Zi.

Pra i këkon që të lineojë kufirin përfundimtar, i cili nuk do të kontestohet më. Ai kufi në të ardhmen nuk është më kufi i Serbisë me fqinjët, por pjesë e kufijve të brendshëm të Bashkimit Europian. Pra bëhet ligj.

E dyta: i kërkon Serbisë dhe Kosovës, që të mbyllin përfundimisht çështjet mes tyre:

“Të gjitha vendet duhet të japin zotime të qarta, në letër dhe në vepër, për tejkalimin e çështjeve të së kaluarës, duke arritur pajtim dhe zgjidhje të çështjeve të hapura, veçanërisht kontesteve kufitare, para anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Duhet të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme të normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në mënyrë që ato të mund të avancojnë në rrugët e tyre evropiane”.

Pra bëhet fjalë për ta mbyllur gropën e konflikteve, jo vetëm mes Serbisë dhe Kosovës por edhe Greqisë dhe Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë, Serbisë dhe Kroacisë, kësaj të fundit dhe Sllovenisë. Pra një Jaltë e re për Ballkanin.

E treta dhe shumë e rëndësishme: i ndalet dora Greqisë për veto:

“Në fund, duhet të vendosen aranzhime të veçanta për të siguruar që shtetet e ardhshme anëtare nuk janë në pozitë të bllokojnë anëtarësimin e vendeve të tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor”.

Me një fjalë, Greqisë që kërcënon për veto Shqipërinë dhe Maqedoninë, i hiqet e drejta ta përdorë këtë mundësi ligjore. Dhe kjo është e shkruar.

E katërta: kërkohet qartë, prerë dhe shkoqur që të dërgohen në ndjekje penale “te gjithë” zyrtarët që kanë abuzuar.

“Reformat gjyqësore, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe reforma e administratës publike duhet të japin rezultate reale, dhe funksionimi i institucioneve demokratike duhet të avancohet ndjeshëm”, theksohet në raport.

Vetë kreu i komisionit, Jean Claude Juncker do të vizitojë të pesë vendet e Ballkanit një nga një për të shpjeguar këtë dokument centimetër për centimetër. E tha vetë.

“Unë do të udhëtoj në secilin vend të Ballkanit Perëndimor në fund të këtij muaji me një porosi të qartë: vazhdoni me reforma dhe ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në të ardhmen tuaj evropiane”, tha Juncker.

Raporti gjithashtu flet me emër të përveçëm për Shqipërinë dhe Kosovën. Ja çfarë thotë:

“Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë duke shënuar progres të ndjeshëm në rrugët e tyre evropiane dhe Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandimet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, në bazë të kushteve të përmbushura. Komisioni do të fillojë të përgatisë një Opinion lidhur me aplikimin për anëtarësim të Bosnje dhe Hercegovinës pas pranimit të përgjigjeve gjithëpërfshirëse dhe të plota në pyetësorin e saj. Me përpjekje dhe angazhim të qëndrueshëm, Bosnje dhe Hercegovina mund të bëhet kandidat për anëtarësim. Kosova ka një mundësi për progres të qëndrueshëm përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe për të avancuar rrugëtimin e saj evropian, sapo të lejojnë rrethanat objective”.

Dhe e pesta: dokumenti ka një paralajmërim të prerë për liderët e Ballkanit:

“Liderët në rajon nuk duhet të lënë asnjë dyshim lidhur me orientimin dhe zotimin e tyre strategjik. Përfundimisht do të jenë ata që duhet marrë përsipër përgjegjësinë për ta bërë këtë mundësi historike një realitet”.

Në fund, krerët e Brukselit joshin vendet e Ballkanit se do të investojnë 10 miliardë euro nëse arrijnë të zbatojnë kushtet. Koha është deri në maj. Ajo sapo ka filluar…

45 komente në “Befasitë e raportit të BE-së për Ballkanin Perëndimor: Greqia pa veto dhe “vija të kuqe” për Shqipërinë, Serbinë e Kosovën”

  1. says:

    Shumë vuajtën prindërit tanë në komunizëm pasi gjith buxheti i vëndit shkonte në ushtri nga një shtet i pa besë Grek .

    1. Hoxh Armandi says:

      Imagjino ca niveli kane analistet turkoshqiptare. Citon paragrafin e 3 ylli i patave dhe as ate qe citon nuk e kupton. Pastaj komentues te tjere thone se behet fjale per kroacine qe do filloj bisedimet per antaresim shpejt. Kroacia ka me vite antar o pika e budallenjve.

    2. Toni says:

      Bravo Europa! Une kam qene duke bertitur ne kete media me kohe per geqjen e vetos se Greqise apo cdo vendi tjeter Ballkanikm qe mund te futej perpara Shqiperise apo Kosoves (si Serbia) dhe europianet e degjuan klithmen tone. Bravo Edi Rama! Eshte merita e juaj qe Europa po ndryshon. Bravo z. President i Greqise per budallalleqet qe ben sepse kjo e beri Europen te mendoje dhe te marre vendimin e duhur. Tani nuk na kercenon me shtet per detin apo te tjera marri. Jemi te pavarur dhe te lire si nj shqiponje ne qiellin e kalter albanez! Hahahaha

  2. zi says:

    tik-tak tik-tak tik-tak…………………………………………tak.

  3. Gjergj lahutari says:

    Pikën e tretë, duke e lexuar sipas citimit të autorit, unë e kuptoj kështu: Ato vende ballkanike që do të futen më parë nuk do të kenë tagër-shans të pengojnë vendet e tjera ballkanike që do të mëtojnë më pas. Sikur nuk është fjala për Greqinë, por ta zëmë për Kroacinë e Serbinë, të cilat me gjasë do të futen më parë se Shqipëria e të tjerat vende ballkanike. Në mos qofsha i gabuar.

    1. Illyrian says:

      Ekzaktesisht ashtu interpretohet. Shtetet E ARDHËSHME Anëtare. Pra jo ato që janë anëtare, si haledha.

      1. Kapit Tupalla says:

        Diçka ëshët gabim, ose citimi (përkthimi) ose interpretimi ???

    2. GJERGJI says:

      Per Kroacine eshte…te jesh i sigurt.
      Krocia ne maj pret hapjen e negociatave…ndersa ne presim kur do behet ndonje ligj qe parashikon heqen e te drejtes se votimit per disa persona.

      1. UjkuTomorrit says:

        Cfare negociatash hap Kroacia? Negociatat per tu bere pjese e Federates Ruse apo e US?

        Jo per gje po Kroacia beri gjysem dekade qe eshte pjese e €U!

      2. toni says:

        Kroacia eshte ne BE…

      3. mom says:

        wtf Kroacia eshte me kohe pjese e BE. Pika e trete eshte qe Serbia mos bllokoje Kosoven ose Bosnjen. Ky qe e ka shkruajtur e paska edhe trurin si pate.

  4. Juglindori nga Korça says:

    Eshte mese e llogikshme qe disa shtete te mos ta kene te drejten e vetos mbi fqinin per arsye mosmarveshjesh me njeri tjetrin sepse keshtu shfrytezojne veton per inat.I tille eshte edhe rasti i Greqise me Shqiperin apo Maqedonine.

  5. Dibrani says:

    O injorant ,…Europa nuk ka vij te kuqe me Serbin.
    Serbia ja ka ven vijen e kuqe Europes.

    Ju thjesht bluni Sallat kot.

    Serbin do ta fuse ne Europe Rusia kaq e thjesht eshte tjerat jan pallvra.
    Shqiperia dhe ,Kosova ,. ne Europe shihet si shtet jevgjish qe mund te bejn cte duan.
    Kjo ndodh nga politika Shqiptare dhe pa-aftesia per tu ngritur dhe fuqizuar ne Rajon.
    Shqiperia gjithmon ka nevoj per edukator qe te kujdeset.
    Shqiperia nuk ofron gje,..nato e beri member thjesht si nje sinjal kundra Serbise dhe Rusise.
    Pra shqiptaret nuk nxjerrin dot mizen nga qulli .

    Sot Shqiperia nuk ka nevoj per Europe por per politikan qe din te qeverisin.
    Shqiperia do vuaj po nuk zhduku te gjith klasen politike qe egziston.
    Nuk ka te ardhme me kete klase politike ,.ky eshte raliteti.

    1. Ali Pashe Tepelena says:

      Nje nga komntuesit me te zgjuar, te lumte Dibran.

      Une jam krejtesisht me ty 100%.

      Ne nuk mund ta varim fatin tone nga pederastete e europes dhe zgjidhja apo rrugdalja per nje komb vjen gjithmone nga brenda.

      1. Dibrani says:

        Te faleminderit ” Ali Pash Tepelena “per komentin ,..dhe me vjen mir qe ka Shqiptar qe mendojn si mua…mbeshtetja jote fuqizon ate cka ne mendojme si shoqeri per ndruar mentalitetin e personave te varur ne ate progresiv.
        Un nuk jam gjeni, thjesht dua qe Shqiperia te jet vertet ajo nena qe kujdeset per veten dhe femijet e vet.
        Te pershendes

    2. mirel says:

      Sakte Dibrani. Cdo gje tjeter eshte mashtrim per te mbajtur politiken e krimit dhe per nja 50 vjet te tjera.

  6. perivolo says:

    Ylli lexoje prape artikullin qe ke shkruar se duhet te besh korigjime…
    Greqia pa veto?
    Ndryshuan rregullat themelore per anetaresimin ne BE?
    Greqia eshte anetar i ardhshem per ne BE?
    Qetesohu Ylli,behet fjale per nje angazhim paraprak te Serbise dhe Malit te Zi qe nuk do pengojne anetaresimin e vendeve fqinje.

  7. Dk says:

    Nuk thote aahtu intepretim.i dobet ai thote shtwtet e.ardhahme anetare, greqia eshte.

  8. Lenci says:

    Ate piken e Trete e ke qare fare. Ku del ketu qe i ndalet Greqise e drejta per ‘veto’ se nuk e kuptoj. Ti vete thua ‘shtetet e ARDHESHME anetare’ dhe pastaj i referohesh Greqise. Ose e ke perkthyer gabim ose e ke kthyer ne obsesion veton e Greqise.

  9. Llaman says:

    Sipas tekstit te sjellur ne artikull “shtetet e ardheshme ne Eu nuk duhet te bllokojne shtetet e tjera te Ballkanit” nuk flet aspak per shtetet egzistuese te Eu por per Serbine psh qe nqs futet ne EU te mos jete pengese per Kosoven apo nje shtet tjeter te mevonshem qe pritet ti bashkohet EU.

  10. Dibrani says:

    Serbia nuk shkeputet nga Rusia,..se me ate mbeshtetje ajo gjithmon eshte fuqizuar dhe eshte bere dominuse ne Rajon dhe ne Europe.
    Kjo histori nis qe nga zaptimi i trojeve Ballkanike,.luftrat botrore ,.e deri me sot.

    Mos harroni jugosllavin e beri Rusi,..Serbot i bejn luftrat ne Ballkan nepermjet Rusit.

    Sa pati probleme Rusia ,. u c’perbe jugosllavia ,..sot Putin po punon fort per te fuqizuar Sllavet.
    Kete teknik po perdor dhe Erdogani qe te behet dominues tek vendet myslimane Europjane.
    Po Turku jo se i rruhet per myslimant e Europes fort, thjesht e perdor politikat e vendeve te vobekta si Shqiperi – Maqedoni-Kosov ne sherbim te Turqise duke falur apo gjoja toleruar per perfitime gjeostrategjike Turqi – Rusi…paqe mes tyre, aleanca, ekonomi,fuqizim,luftra per hesap tyre me me te vegjlit
    Shqiperia ka qen vendi ku Turku ka ber pazaret,..prandaj e ke sot Shqiprin te cop cop.

    Europa per mendimin tim ka marr fund,..i vetmi aleat per Shqiperin eshte Italia …kjo ka te bej dhe me perzirjen e popullit ton qe nga Ilyrit deri

    pjesa tjeter e Europes eshte mirmengjes interes

    1. undefined says:

      E sakt dibran por Jugosllavin e formoj Franca dhe jo Rusia te pakten Franca luajti rolin me te madhe te formimit te saj

  11. poli says:

    ooooooooooooooooo ngelen sumçet e persise pa na vene veto sa keq sa keq.
    sumçet e persise qe e quajne veten helene hahahahahah.

    nipat e ahmadinexhadit skane veto.

  12. Goni says:

    E paguam me detin voten e Grekut

  13. abc says:

    Kot ja fusni!
    Asnje nuk prek te drejten e vetos sepse parashikohet nga traktatet e BE-se.

  14. Drejtesia says:

    O Edo te isha une Kryeminister do ti kisha bere nje nder ketije kombi duke u vete sakrifikuar qe te futesh vete ne burge per 2-3 vjet , sa te futeshim ne Europe , ike dhe thuja edhe atyre burrave te kombit qe ta bejne edhe ate kete vetesakrifice Saliut , Ilirit , Lulashit , Mehdiu dhe ndonje kurve tjeter

  15. Drejtesia says:

    O Edo te isha une Kryeminister do ti kisha bere nje nder ketije kombi duke u vete sakrifikuar qe te futesh vete ne burge per 2-3 vjet , sa te futeshim ne Europe , ike dhe thuja edhe atyre burrave te kombit qe ta bejne edhe ate kete vetesakrifice Saliut , Ilirit , Lulashit , Mehd

  16. Glauk says:

    Nuk kane byth jevgjit neo grek te bllokojne shqiperine apo ndonje shtet tjeter, se jane pa brek ne byth dhe lekurzinj.

    Gjithsesi, sepse mediat e kapuara nga Rama dhe cifutet e trumpetojne futjen ne BE, une nuk besoj se futja ne BE do zgjidhi gje, biles ka per te hapur me shume probleme.

    Rumania dhe Bullgaria vazhdojne mbeten bordello , ndersa Kroacia vuan nga emigrim masiv.

    1. UjkuTomorrit says:

      E sakte, BE vec eshte nje cic tjeter e majme ku politiqejt tane do thithin e gjakosin me dhemb cakejsh ate cice te lopes meme Europe.
      Nuk eshte vec Rumuni Bullgari apo Kroati. Dhe vendet e tjera si Hungaria Polonia Cekia Sllovakia kurre Nuk arriten noj mireqenie apo nje rritje te kultures. Mbeten ato qe ishin, ne fakt BE ka vec te miren e heqjes kufive dhe maxi turizmit. Asgje tjeter, Europa vazhdon t jet e ndare ne 4 klasa.

      Klasa e pare e vendeve veriore ( Suedi, Danimarke,Hollande,Finlande,Gjermani,Austri,France,Belgjike,Irlande + ne menyre indirekte Zvicer, UK, Norvegji)
      Klasa e dyte e vendeve jugore (Itali,Spanje,Portugali,Greqi,Malte,Qipro) por qe me perjashtim te Greqise dhe Qipros per nga kultura dhe mentaliteti jan si nordiket.
      Klasa e trete, ( Barbonet dhe bitchat e Lindjes, Poloni, Ceki, Hungari, Sllovaki qe pervec se barboncina jan dhe super te prapambetur ne kulture e mentalitet, perjashtim bejn Lituani, Letoni dhe Estoni qe jan me mire si nga ekonomia si nga kultura.
      Ne fund jemi ne, Klasa e te mbaruarve, jo vetem qe jemi me rrjepacaket e Europes por dhe jemi edhe me te prapambeturit ne cdo gje dhe ironikisht jemi ata qe me se shumti i drejtojme gishtin Europes se nese nuk ben si themi ne mund te ikim nga ty (hahaha).
      Dhe e me e bukura eshte qe duam Europen por asgje te asaj nuk e marim si shembull. Politikan super te korruptuar, nacionaliste fallco,pseudo te majte dhe grindje e grindje mes veti dhe mes komshish.

      Pervec Sllovenise e cila eshte larg te qenit rrjepacake ballkanike ne ekonomi(ne kulture eshte si ne), gjithe te tjeret jan rrjepacake dhe fatkeqsisht me lulo vocrrat e ksaj ane si ne kulture si ne ekonomi jemi ne Shqiptaret kudo qe ndodhemi, si ne Shqiperi e Kosove, si ne Maqedoni, Serbi e Mal te Zi.

      Europa ska asnje te mire prej nesh. EUROPA NA DO AFER VETEM PER TE NA KULTURUAR E PER TE NA THENE SHIKONI IDIOTE, ATE QE JU ENDE KENI QEF TA BENI NE E BEM PER QINDRA VITE DHE E MBYLLEM ME NJE KATASTROFE SI AJO E 45. Sot duam t iu tregojme qe nuk ia vlen se e kemi kaluar vet ate rruge. Asgje tjeter s fiton Europa nga antarsimi i nje hapesire si gropa e zez qe ka mbetur ne ballkani. E gjithe popullsia e ksaj grope nuk i kap as 20 milion veta ne territore pa fare interes, vec male e shkrepa pervec nje Vojvodine.
      Prandaj Europa mund te na sjell shume te mira nese ne i duam por ato te mira duhet ti bejm vet, pa na e kerkuar fare BE. BE ka meriten ME te madhe PER heqje kufijsh Dhe stabilitet e paqe. PER te tjerat eshte si dikur, secili shtet sheh interesin e tij.

  17. Fatos says:

    Hajde ylli hajde, me shume yrysh e ke marrë. Po as fjalët e tua nuk kupton mor derdimen?

  18. GJERGJI says:

    Per Kroacine eshte…te jesh i sigurt.
    Krocia ne maj pret hapjen e negociatave…ndersa ne presim kur do behet ndonje ligj qe parashikon heqen e te drejtes se votimit per disa persona.

    1. Sefer says:

      Ju shqiptaret e Shqiperis te cilet shkruani per Kroacin vertet nuk jeni ne tok te bukes, po Kroacia eshte ne kuader te Bashkimit evropjan qe moti per qka flisni ju, si nuk e dini kete. Shqiperia ka shanset me te medha se asnje vend tjeter per te qen ne kuader te Bashkimit Europjan, asaj i mungon vetem nje qeveri e cila di ta godas krimin e organizuar dhe korrupcionin aq fuqishem sa ti tregoj qdo kujt brenda vendit se do te denohet rreptesisht nga ligji. Vetem kete le ta beje dhe do te jet ne Europ para Serrbis. e Nese nuk e bene mos e fajsoni askend pos vetes. Sa i perket Kosoves, ajo ka probleme pak me te thella. Se pari ajo nuk ka arritur ta konsolidoj shtetin e saj-pra raportet me Serrbin- percaktimi i kufijve te sakt te saj. Se dyti aderimi ne OKB, se treti shteti ligjor, se katerti lufta kunder korrupcionit dhe krimit te organizuar. Si nje shtet i ri po mos te ishte nevoja e aderimit ne bashkimin Europjan Kosova duket mjaft e avancuar per nje koh te shkurter, por nuk mjafton tani, ajo sigurisht qe ka mbetur mbrapa shteteve tjera jo krejt me fajin e vet sepse mosnjohja nga 5 vendet e BE-s eshte sfid e madhe per Kosoven.

  19. meti says:

    I doli maska qeveris Rama ,varrezat ,deti, janulla jane premtime dhene grekut per tu ngjite ne majat e pushtetit me ndihmen e janulles dhe jo kushte te BE ashtu si i paraqet rama.BE ja beri te qarte opinionit shqiptare se cka mund te beje Rama per grekun

  20. xx says:

    PO pse more zoterinj,nuk eshte Kroacia antar i BE ?Cjane keto negociata qe u dashkan hapur? Ne hatlla diskutoni?

  21. Rrahimi says:

    Kroacia asht me kohe ne EU o popull..,,

  22. Anonymous says:

    Zoteri Gjergj, Kroacia eshte ne BE prej 2013.

  23. LaGu Teru says:

    ooo Gjergj, Krocia ka 2 vjet ne EU…..

  24. Sit back and relaks says:

    Ylli, bej 8 oreshin e gjumit se te ka shku blloku ushqimit per lesh bubi. Relaksohu ca dite buze detit se ndoshta kthjellohesh. Beji dhe nje kontroll vajit se mos ke rrjedhje gjekundi e do djegesh motorr

  25. Sit back and relaks says:

    Ylli, bej 8 oreshin e gjumit se te ka shku blloku ushqimit per lesh bubi. Relaksohu ca dite buze detit se ndoshta kthjellohesh. Beji dhe nje kontroll vajit se mos ke rrjedhje gjekundi e do djegesh motorr.

  26. Dibrani says:

    O popull do tu shpjegoj pak se si funksionon diplomacia botrore…kur them botrote kam parasysh shtete te forta me influenca .
    Kapim rastin e ballkanit ,… perse ky interesim influencash dhe cfar po ndondh ???

    US me ardhjen e Trump po tkuret si superfuqi ,..kjo vjen si perplasje e presidentit aktual me establishmentin ne qeveri ,institucione per te mbrojtur me cdo kusht interesat afatgjata Anerikane.

    Kjo perplasje ka sjell kete vakum ,..qe sot kemi aktor te ri ne Ballkan si Serbia Greqia Rusia Turqia.
    Europa e bashkuar eshte nje perrall qe shitet si detyrim politik dhe ekonomik antareve te saj kurse per vendet e vobekta duket paka-shum si ardhmja e vendit ,..por ne fakt mbetet nje perrall..qe ne fakt ka si qellim kontrollin ekonomik per hesap te tyre …pjesa tjeter eshte enderr.
    Pse them perrall ,..ngaqe termi bashkim nuk mund te funksionoj … ky lloj bashkimi nuk funksionon ngaqe mungon barazia dtejtesia prandaj Britania u shkeput.
    Kur them barazi , …ngritje ekonomike graduale per vendet e vobekta ,dhe qe cdo vit te jet sfid ne kapjen e standarteve,.. dhe drejtesi Europjane per te gjith.
    Pse them perrall?
    Europa eshte nje mekanizem Gjerman mund them dhe Francez dhe ca vendeve tradicionale Europjane qe me Banka dhe parat e tyre u jepen Borxh ketyre shteteve ne emer te standartit.
    Cfar ndodh kur merr borxh, merresh peng nga Bankieret dhe binesmenet e ketyre shteteve.
    Perfitojne aksione strategjike ne shtete te ndryshme mbar Europes duke bllokuar Shtetin dhe mbajtur peng ate.
    Per cfar sherben Parlamenti Europjan,. te ruaj bisneset e veta,..dhe te bej lavash truri Bashkimit Europjan se se bashku jemi te fituar.
    Se bashku tingllon mir ..por me besoni ky bashkim ka si qellim vetem stabilitetin Ekonomik te shteve lider.
    Kete strategji po ndjek Rusi ne Serbi Qipro vendet sllave si Latvia Ukraina Polonia e tjer.
    Dhe Kina po behet nje faktor per kapjen e Porteve aeroprteve ne shum vende .
    Kurse Gjermani me Bashkimin po mundohet te ve kushte qe mos lejoj te huajt te kapin pasurit e Europes…por duke i shfrytezuar vet.
    Pyetja shtrohe cfar fitojme ne,apo rajoni ….kjo varet nga politikat…qe vendet bejne
    Shqiperia Kosova Maqedonia per Europen jan vende problematike ,..por kjo nuk perjashton faktin e interesit ekonomik qe ata kane per kete rajon….arsyja pse nuk po i fusin ne Europ eshte se kete hile e kan kuptuar disa shtete brenda ,..dhe vet Europa po mbahet ne baterica.
    Nje fuje e menjehershme e Ballkanit mund te linde shum probleme financiarisht,por dhe emigrimi,rracizem,munges opurtuniteti,korrupsion ne Ballkan,..dhe nje diktatur moderne..kapje pushteti.

    Un mendoj me i fituari do dal Serbia edhe se Europa ka caktuar 2025 ..arsyja …..
    Serbia me politiken e tyre kercenuse ndaj Rajonit dhe vllazerin ndaj Rusit,.. plus influencat Ruse kercenuse perben nje prishje rendi per ekonomin Europjane dhe investuesin Gjerman dhe ato tradicional Europjan neqoftese nje lufte ballkanike do plaste.
    Kjo strategji e ben Serbin te forte, Europa eshte detyruar te financoj me para per paqen ,. Serbia e ka identifikuar kete dobsi te Europes dhe po e luan bukur ne favor te saj
    Tani shum nga ju pyesin por Rusia perse po punon per futjen e Serbis ne Europe?

    Serbia ne Europe ndihmon vet Rusin
    1) gati 70% e ekonomis ,mos me ne Serbi eshte Ruse ,.kjo e ben te leht tregtin pa tarifa per Rusin plus eliminon sanksionet e vena nga Europa dhe US.
    2) nje vesh me shum qe ndihmon politiken Ruse se cfar pergatit Europa.
    3) ndihmon si ajo molla e kalbur qe kalb te tjerat kur politikat e Brukselit eshte kundra Rusis.
    4) Rusia ka nevoj te loboj e kush me mire se sa Serbia
    5) Serbia dhe Rusia e din qe kjo politik Europjane e ka nje fund ,..ata thjesht po mundohen ta han sa te munden.
    Prandaj nuk njihet Kosova , prandaj dhe Europa eshte dakort qe ta bej kurban Kosoven vetem qe Serbia te antarsohet.
    Ca nga ju thon, po Europa kur e dika pse e ben kurban Kosoven…Europa i intereson stabiliteti Ekonomik Europjan qe bisneset e tyre dhe influenca e tyre mos humb kontroll per sa ata te munden me influencat e tyre,..Diplomacia politike ne Europe behet me Bankjeret dhe bisnesment e kalibrave te medhenj…jo me deputet parlamentesh…kete besoj e vut re me Borxhin Grek …dhe Greqia nuk i deshironte negociatat me bankjeret ,..ngaqe e din qe aty eshte peng.
    Kurse saper deputetet ato me 50 mij euro lobon si te duash..korrupsion ka dhe atje.
    Pyetja qe besoj ju pritni eshte si i behet me Shqiperin dhe Kosoven.

    Shqiperia duhet ta ket prioritet kombetar mardhenjet me USA.
    Pse e them ,..e them se jemi komb jetim dhe i pa-fuqishem.
    Ne Rajon miq duhet te konsiderohen vetem Italianet,Kroatet dhe duhet tu a bejm te qart Maqedonasve 2 rrug ka ,.o krushqi o divorc qe do te thot ndarje te Maqedonis.
    Kurse me Turuqin -Greqin mardhenje reciproke as me shum as me pak.
    Mardhenjet ne Serbin duhet te ndalen totalisht neqoftese nuk ka reflektim per njohjen e Kosoves.
    Mardhenjet e mira favorizojn Serbin dhe Kosova po behet perdoret .
    Kurse e fundit Shqiperin e bejn Shqiptaret ,neqoftese doni te dilni nga jetimorja duhet te fuqizoheni ekonomikisht ushtarakisht.
    Shum nga ju oligaret politikan dhe ato jashte skenes politike beni vila bleni dyqane, beheni bankier.

    Por ne fund vriteni nga killerat si derra.

    Epra ky sistem korruptiv nuk eshte afatgjat …. { Do vij nje dit do tua marrin te gjith pasurit po nuk u justifikua nga taksat dhe aktiviteti edhe vendet si Europa dhe USA nuk do mund te jetoni }
    Shum nga ju Politikanet mendojn qe drejtesia do behet me keto juristet qe i ka shkolluar vet.

    Gaboheni,…me besoni do jet nje ortek qe nuk do tu le as te drejten per avokat,…kjo per vet faktin sic e moret vendin ne qaf ,..ne te njeten monedh do tu kthehet.
    Populli duhet te kuptoj qe qellimet e mira arrihen me vullnet,..
    Shqeperia ka plot njerez te mencur,..kur them te mencur nuk klasifikoj vetem personat qe kan mbaruar unversitete.
    Sot teknollogjia i ka ber dhe ata njerz qe nuk kan mundesi te shkollohen te ven trurin ne levizje.
    I mencur ne Politik do te thot kur llogjika eshte kryefjala.
    Llogjika ,.popull i dashur eshte dhurat qe ta ka dhen Zoti…nuk fitohet apo mesohet , e them kete ngaqe un nuk besoj qe cdo i shkolluar ka llogjik ne aftesit e tij,..termi llogjik na ndjek pas ne cdo moment duke na ven ne prove.
    Shkolla apo informacioni te hap dyert e dituris ,..truri eshte perpunuesi ….pra praktikat e drejta dhe te dobishne vendosin se sa i aft je ,.dhe jo diplomat.
    Llogjka eshte vendimtare ne jet ,..dhe sidomos per nje burr shteti qe ka barre mbi supe nje popull dhe fatet e tij.

  27. Pellazgos says:

    Ne jete me e rendesishmja per njeriun eshte nderi vyrtytet,respekti.
    Zoti Dibra,po te kishe koken nga ke kembet do ishe me i vleresuar.
    E di ty qe Pirrua i Epirit Helene shkoi per te cliruar jugun e Italise nga Ro aket qe vrane edhe Arkimedin?
    E di ty qe si hakmarrje Roma shkaterroj rreth 80 qytete te Epirit,zone historike me civilizim Helene qe ju Sulejmanet apo Elvisat,Eltonet,Eduardet nuk doni tjua zene ne goje Greket dhe Arvanitasit qe lane kokallat kunder fashisteve te Italise.
    Prijesi i Epirit Jeorgios Kastriotis nuk ka lidhje me ju dob……ca se edhe emrin Vorio Epir nuk doni tja degjoni.
    Ty si Ilyre apo Epirote pse je me Italianet qe vrane me mijera Arvanitas bashke me camet dhe turqit.

    1. Dibrani says:

      E di ti pjesa me madhe e Grekeve ne Epir vendlindje kan Konstandinopojen ( sot istambull ) si pasoj e marrveshjes Turko-Greke per shkembim popullate.
      Qe ne fakt ishin shqiptar,..jo me kot ndodhen mbi 5 milion shqiptar ne Turqi.
      E di ti ne Greqi luften per sbuar Shqiptaret nga tokat e tyre u be nga ushtar Turko-Bullgar dhe te rracave te ndryshme.
      Sipas teoris othodokse Greke ,..Grek duhet te ndihesh ,pra nuk ka rendesi rrenjet…jo me kot ndodhet kryqi ne ate flamur blu ,..i gjith shteti Grek u formua rreth ati kryqi qe perfaqsonte orthodoksin.

      Kurse saper Greqin Antike eshte mir mos recitosh shum te gjith e dim qe deri ne Athin flitej Shqip.
      Dhe statujat antike na dilnin te gjith me plisa kok.
      Plisa vetem nje popull ne bote i mbane,..ato quhen Shqiptar.

  28. halili says:

    Debila, idiotë, që interpretoni thëniet sipas midesë tuaj…! Aty thuhet tekstualisht që “shtetet E ARDHËSHME ANËTARE” të mos kenë të drejtë të vendosin veto dhe jo Greqia që është dyzet vjet anëtare e BE-së (nga më të vjetrit)…! Pra p.sh., n.q.se Serbia bëhet anëtare e BE-së para Shqipërisë apo Kosovës, të mos ketë të drejtë veto-je për anëtarësimin e tyre…

  29. Lori says:

    O njerez e ndiqni politiken europiane ju apo Jo??? Kroacia eshte antare we prej 1 korrikut 2013 antare e BE

  30. Alban Hamzai says:

    Ligjet e BE nuk jane si ligjet komuniste te Shqiperise qe me iniciative mirrej nje dicka dhe nuk zbatohej ligji .Ligjin ne BE qendron mbi gjithcka.Pra ligji qe anetari I BE ka te drejte te vendose veto eshte mbi komentet ,udhezimet,deshirat e te tjera.Ky ligj nuk ndryshon ,aq me teper per vendet e Ballkanit Perendimor,qe ne asnje drejtim nuk permbushin asnje kriter te BE ,por thjesht vendos politika (sic vendosi dikur per Bullgarine).Gjithashtu Greqia nuk ka vendosur asnjehere veto per Shqiperine .Fjale per veto te Greqise jane tymuese qe i hedhin poturaket shqiptare per te eresuar syte e pjeses tjeter ,e cila ne jeten e saj nuk ka kapur me dore asnje liber,por ngopet me tymin e qelbur te kafeneve mesjetare shqiptare. Ju lutem shume botoni komentin tim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje