Gjykata i hedh çelësat në "det" pedofilit më të rrezikshëm: Përdhunoi një fëmijë 3 muajshe dhe dy motrat e tij

6 Shkurt 2018, 20:49Lifestyle TEMA

Një 38-vjeçar në Teksas u dënua me katër burgime të përjetshme për përdhunimin e një bebeje vetëm 3 muajshe dhe regjistrimin e të gjithë skenës, ndërsa në seancë u dëgjuan edhe shumë dëshmi për përdhunime të tjera fëmijësh.

David Vincent Akins Jr. u arrestua në vitin 2016 me akuzën e përdhunimit të vajzës 3 –muajshe, pasi videoja e veprimit të përbindshëm u gjend në kompjuterin e tij tre vjet pas ngjarjes.

Vogëlushja ishte fëmija e familjarëve të afërt të agresorit.

Pesë raste të tjera u zbuluan gjatë kohës që Akins gjykohej.

Dy prej tyre ishin të afërm të familjes.

Njëra tha se ishte përdhunuar në moshën 5-vjeçare, ndërsa tjetra nga mosha 3 deri në moshën 11-vjeçare.

Atkins u dërguar për herë të parë në një institucion burgimi për minorenët kur ishte vetëm 14 vjeç, me akuzën se kishte përdhunuar motrën vetëm 5 vjeçe.

Vetëm pasi ai u burgos, motra tjetër e tij deklaroi se ishte përdhunuar edhe ajo.

Akins u shpall fajtor për katër akuza për sulm seksual ndaj fëmijëve.

Gjykata e dënoi me katër burgime të përjetshme, pa të drejtë apelimi.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje