Kemi menduar ndonjëherë që të ndizni zjarr me ujë?
Ju duket e pabesueshme?
E po ja që për Alvaro Cerezo është diçka fare e zakontë.
Ai është Robinson Crusoe në jetën e vërtetë që ka zbuluar trukun e tij të pabesueshëm duke përdorur një qese plastike të mbushur me ujë për të ndezur zjarr.
Alvaro Cerezo 36 vjeçari nga Spanja ka zbuluar sesi mund të ndezësh një zjarr vetëm në pak sekonda duke përdorur një qese plastike të mbushur me ujë deti.
Në video Alvaro përdor qesen plastike në të njëjtën mënyrë si një xham zmadhues për të fokusuar rrezet e nxehta të diellit mbi një bimë të thatë.
Ai e ka realizuar eksperimentin e tij në një ishull të shkretë në Filipine.
“Kam përdorur këtë metodë për të ndezur zjarr kaq shumë herë. Njerëzit zakonisht befasohen sesi mund të përdoret një qese plastike për të ndezur zjarr, normalisht nuk do ta besonin.”- tha Alvaro Cerezo. (TemA)