Berluskoni: Do të ndryshojmë ligjin për vetëmbrojtjen. Kemi emigrantë që s'dinë të jetojnë dhe na vjedhin

7 Shkurt 2018, 09:13Bota TEMA

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, i rikthehet temës së emigrantëve me një propozim të ri.

“Janë 600 mijë emigrantë në Itali, që nuk dinë të jetojnë. Dhe për të jetuar vjedhin apartamentet.

Sipas të majtës, njerëzit në shtëpitë e tyre duhet të mbrohen vetëm gjatë natës.

Por për ne, ai që është në shtëpinë e vet mund të mbrohet në çdo kohë.

Për këtë do të ndryshojmë ligjin e vetëmbrojtjes”, tha ai në një intervistë në Rete 4.

Pak ditë më parë, Berluskoni i cilësoi emigrantët e paligjshëm një “bombë sociale”.

Ai e argumentoi përdorimin e këtij termi me rritjene kriminalitetit në vend vitet e fundit.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje