Blendi Klosi niset drejt Osumit, pritet pezullimi i lejes për ndërtimin e HEC-eve dhe ndjekje penale për zyrtarët e Mininistrisë së Mjedisit

7 Shkurt 2018, 14:52Sociale TEMA

Ministri Blendi Klosi do të niset personalisht drejt Osumit, pas skandalit për lejimin e ndërtimit të tre HEC-eve.

Burime të gazetës TemA bëjnë me dije se ministri do të shkojë nesër në terren, ndërkohë që vendimi për ndërtimin e HEC-eve pritet të pezuollohet.

Jo vetëm kaq, por do të ketë edhe ndjekje penale për zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, që kanë konsideruar si të rregullt lejen për ndërtimin e HEC-eve në këtë zonë.

Sipas të dhënave, Ministria e Mjedisit dyshohet se ka manipuluar koordinatat për ndërtimin e këtyre tre HEC-eve.(TemA)

5 komente në “Blendi Klosi niset drejt Osumit, pritet pezullimi i lejes për ndërtimin e HEC-eve dhe ndjekje penale për zyrtarët e Mininistrisë së Mjedisit”

  1. Besimplota says:

    Bravo Blendi, gjithmon kam besuar tek ju.

    1. Lirka says:

      Po edvini si kryetar i kkrt perse e firmosi nuk ka ndonje keshilltar qe ti thote jo. Prandaj kjo eshte nje afere ku edhe edvini mund te jete perfshire

  2. Glauk says:

    po mire keta beqirat socialiste nuk i dinin ndertimet e ketyre HEC-eve me perpara???

    Prpojekti i tyre ka mbi 1 vit qe eshte gati, tani e mori vesh ky???

    cfare lojrash luhen ketu?

  3. Baca-Bajram says:

    E lagu, s’e lagu…, Me e rendesishme eshte qe te merren masat per ndalimin dhe pezullimin e menjehershem te ketyre vendimeve. Pastaj ti shkohet deri ne fund, kush e dha aprovimin dhe kush i firmosi vendimet. Mjaft me keto poshtersi qe po behen ne kurriz te popullit. Ata qe shkelin ligjin te vihen para drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje