Nga 13 prilli i këtij viti me frekuencë 2 herë në javë nisin fluturimet direkte nga Shqipëria në Tel Aviv.
Lajmin e ka dhënë ministri Shqiptar i Turizmit, Blendi Klosi pas një takimi që pati me homologun e Izraelit, Yariv Levin, në vizitën zyrtare në Tel Aviv, me ftesë të homologut izraelit.
“Pritshmëria është të disafishohet numri i turistëve izraelitë në Shqipëri, duke shkuar drejt 50 mijë vetë në vit”, tha ministri Klosi.
Klosi shtoi se në destinacionet turistike të Shqipërisë, turistëve izraelitë do t’u ofrohet përveç të tjerave, edhe rrugëtimi historik i hebrenjve në Shqipëri, si vendi i rrallë në botë që numëron më shumë hebrenj në mbarim të Luftës së 2-të Botërore sesa në fillim të saj.
Yariv Levin përshëndeti nismën konkrete të bashkëpunimit mes dy vendeve, atë të lidhjes direkte të fluturimeve, si një mekanizëm që do të nxisë më tej shkëmbimet turistike.
per pak para me shum keta ja lepijne bythen edhe cifutit te ndyre