Kryepeshkopi Janullatos i bashkohet fushatës së gjelbërimit, do mbjellë pemë. Ministri Klosi: Me bekimin tuaj...!

7 Shkurt 2018, 09:53Sociale TEMA

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka shpallur Ditët Kombëtare të Pemëve me datat 23 dhe 24 shkurt të cilat për herë të parë do të mbahen këtë vit.

Mësohet se edhe kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, do t’i bashkohet fushatës së gjelbërimit të Shqipërisë të iniciuar nga ministri Klosi.

Ka qenë vetë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në FB, që ka lajmëruar pjesëmarrjen e tij.

“Faleminderit fortlumturia Juaj, Imzot Anastas që i bashkoheni Ditëve të Pemëve, më 23 dhe 24 shkurt!

Me bekimin Tuaj dhe kontributin e çdo besimtari, kjo fushatë gjelbërimi do të jetë më e madhja, që ka parë vendi në 3 dekadat e fundit!”, shkruan ministri Klosi, duke ripostuar një status të zv.ministres Ornela Çuçi e cila ka zhvilluar një takim me kreun e Kishës Ortodokse.

Për Ditët e Pemëve që do të festohen çdo vit me mbjellje fidanësh si dhe për të gjithë fushatën e pyllëzimit ministri Klosi ka bërë vazhdimisht apel qytetarëve dhe bizneseve që të bashkohen me qëllim rigjenerimin e mjedisit të dëmtuar rëndë në dekadat e fundit.

“Me 20 milionë e 200 mijë pemë, Shqipëria do të jetë vendi më i gjelbëruar në rajon në vitin 2020!”- përmbyll statusin e tij ministri Klosi duke përsëritur zotimin e tij për zbatimin e nismës që synon të gjelbërojë masivisht Shqipërinë.

2 komente në “Kryepeshkopi Janullatos i bashkohet fushatës së gjelbërimit, do mbjellë pemë. Ministri Klosi: Me bekimin tuaj…!”

  1. Janulles, me sqepar kokes.... says:

    Ahhh te dhjefsha “imzotin” mu ne goje o Klosi.

  2. Theatrical says:

    paska rrjedh fare anastasi hahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje