Kanionet në rrezik: Qeveria miratoi “pa zhurmë” dy HEC-e

6 Shkurt 2018, 20:00Sociale TEMA

Një koncesion i mbajtur i fshehtë për disa vjet kërcënon të shkatërrojë një nga atraksionet më të bukura turistike të Shqipërisë, Kanionet e Osumit.

Top Channel publikoi dokumentat ekskluzive që tregojnë se Qeveria ka miratuar pa zhurmë ndërtimin e dy hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit, çka sipas ekspertëve do të kishte pasoja shkatërruese për mjedisin.

Në fakt, projekti për të ndërtuar hidrocentral mbi Lumin Osum daton që në vitin 2013. Një javë para se të largohej nga detyra, saktësisht në datën 6 shtator 2013, ish-qeveria e Partisë Demokratike ka miratuar kontratën koncesionare për ndërtimin e dy hidrocentrave Bigas dhe Veleshnje.

Por, me ndërrimin e Qeverisë projekti u ndalua. Në atë kohë Edi Rama e quajti marrëzi ndërtimin e hidrocentraleve pa kriter, veçanërisht në zonat e mbrojtura, duke akuzuar paraardhësin e tij Sali Berisha për korrupsion. Por sic rezultoi më vonë, shumica e koncesioneve u konfirmuan, madje dhe ato për të cilat qeveria u zotua se do t’i anulonte.

Kjo ka ndodhur edhe me dy hidrocentralet në Kanionet e Osumit. Pas pezullimit në vitin 2013, Ministria e Energjisë jo vetëm që nuk e ka anuluar koncesionin, por ka vazhduar procedurat për ndryshimin dhe miratimin e një kontratë të re edhe më të madhe me kompaninë HP-Bigas-Veleshnje Energy, me administrator Alban Feta.

Në maj të vitit 2016, Ministria e Energjisë ka miratuar kontratën e re ku fuqia e hidrocentralit Bigas-Veleshnjë rritet nga 0.5 mega në 1.2 mega.

Gjithçka është zhvilluar në mënyrë të fshehtë larg syve të publikut, pavarësisht se për këtë projekt ka patur kundërshti të forta edhe brenda vetë qeverisë dhe autoriteteve shtetërore.

Në mars të vitit të kaluar, ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta aktualisht President, i është drejtuar kryeministrit Rama, ministrit të Energjisë dhe ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka që të anulojnë projektin. Por qeveria nuk është tërhequr.

Më 12 dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga kryeministri Rama ka miratuar edhe aktin e fundit që i hap rrugën ndërtimit të HEC-eve, lejen e ndërtimit.

Ky akt nuk ka patur mbështetjen e gjithë Qeverisë.

Në datën 10 janar të këtij viti, ministri i Turizmit, Blendi Klosi i është drejtuar zyrtarisht ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri që të anulojë koncesionet për HEC-et mbi Osum, pasi sipas tij, kontrata ka parregullsi ligjore dhe efekte shkatërruese për zonën, e cila gëzon statusin më të lartë të mbrojtjes mjedisore, atë të Monumentit të Natyrës.

Koncesioni i fundit i hidrocentraleve mbi Osum tregon se shkatërrimi i mjedisit nga digat vazhdon me të njëjtin ritëm, edhe pse në krye të Qeverisë qëndron një Kryeministër që ndërtimin e HEC-eve në zonat e mbrojtura e quajti barbari.

Këtë herë me firmën e Edi Ramës, viktima e radhës e barbarisë është zona e fundit e mbetur e paprekur nga epidemia e hidrocentraleve, kanionet e Lumit Osum, të cilat përveçse një nga atraksionet më të bukura turistike të vendit janë shndërruar në gjenerator për zhvillimin e ekonomisë së zonës, duke nxitur hapjen e shumë bizneseve lokale.

11 komente në “Kanionet në rrezik: Qeveria miratoi “pa zhurmë” dy HEC-e”

  1. Zigur Qarri says:

    Iliri Meta i eshte drejtuar Edi Rames per anullimin e projektit,por ai nuk ka pranuar,jo,kjo nuk eshte e vertete!
    Militante te nderuar te PS,kundershtoni qe te mbroni Partine nga ky turp i madh,edhe nese ju kushton vendin
    e punes qe e keni pa merite!Mos i jepni rast Berishes t’ju perfoli poshte e perpjete neper kafene,kur ne te vertete
    eshte e faktuar,qe 51% e fajit per kete masakrim te natyres ,eshte e qeverise se tij.

  2. Iliri says:

    Pse nuk bejne komente fanatiket e rilindjes. Apo te pakten nje here e kuptuan qe nuk mbrohet hipokrizia e rilindjes.

  3. Vladimir says:

    Thuhet se ne ate kohen e pare nje brigadier komunist qefli, e kishin thirrur “lart”, te shoqeruar edhe nga i madhi i partise se kooperatives per ta ndeshkuar.
    Mbas kritikave te rastit ndaj qefliut, ju kthyen shefit te partise se kooperatives:
    – Po ju atje more, çfare beni, si e lejon nje sjellje te tille, kunder normave te partise!?
    – I kam folur, si jo, shoku sekretar, e kam qortuar. I kam thene: “Te gjithe e hame ate m.., po nuk te le partia…”
    Keshtu dhe puna e HC, o Mero!
    Te gjithe e hane ate m..

  4. Jimi says:

    Ne cilin vendim te qeverise, parlamentit, apo nen te kushtetutes eshte i ndaluar ndertimi i HEC-ve, kur ato ndertohen ne ato vende qe nuk cenojne ekosistemin dhe natyren? Nese vertet Top Channel eshte i shqetesuar per masaker te vertet ne kete zone le te hetoje e te pasqyroje masakren e guroreve te Likes ne kembet e malit te Tomorit.

  5. Alban Dega says:

    STOP EDI RAMA !

    Sot ! Neser do te jete teper vone !

  6. Alban Dega says:

    STOP EDI RAMA !

    Sot ! Neser do te jete teper vone !
    Do te futesh ne histori perkrah Sali Berishes si rrenimtar i natyres dhe mjedisit jetesor te shqiptareve bashke me ministrat e tu !
    Skraparlinjte dhe beratasit bejne me shume para me turizem se me dy hidrocentrale qe prodhojne energji sa per te furnizuar vetveten !
    Stop Edi Rama !

  7. Alban Dega says:

    NESE TOP KAZAN SKRAPARI GENJEN

    Jepini nje mesim ligjor qe te mos e marre kurre veten nga agonia ku po e con !
    Fake News eshte nje krim teper i rende qe po tronditese tash dy vjet Ameriken e jo me Shqiperine !
    Deizinformacioni dhe shpifja jane krime te parashkruara edhe ne Kodin Penal te Shqiperise !
    Cka nuk pjell mendja e cartun e Mafias ne panik!
    Shqiptare vigjilente !
    Syceltesi !

  8. Alban says:

    PRUKORORIA E PERGJITHSHME TE NIS
    MENJEHERE HETIM !

  9. Alban says:

    PROKURORIA E PERGJITHSHME TE NIS
    MENJEHERE HETIM !

  10. Vedat Shehu says:

    Digat,liqenet dhe punimet perkatese e permiressiojnemjeisin e luginese Osumit, bile kanionet behen shume me teheqes per zhvilimin e turrizmit, edhe sikur te mos ndertoheshin hidrocentrale. Shfrytezimi i rrjedhjes edhe per energji eshte nje e ardhur thjesht nga grumullimi dhe rrjedhja e ujit ne nje lugine te mrekullueshme nga kaltersia e ujit dhe gjelberimi i krejt lugines se gjalleruar.

  11. hasani says:

    Te ruhen kanionet e osumit,,,Jane nje nderton 7 bukurite me te medha te shqiperise turistike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje