Me përshpejtimin e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit nga arkat e Brukselit do të rrjedhin më shumë para, parashikon “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), parashikon se strategjia e re e BE-së ndaj vendeve të Ballkanit do të kushtojë shumë para.
Në dokumentin e BE-së theksohet se për të përkrahur një proces të papenguar të kalimit nga faza e kandidimit në atë të anëtarësimit në BE është e pashmangshme rritja e mjeteve financiare.
Ndaj Komisioni i BE-së propozon që deri në vitin 2020 të ndahen më shumë fonde për ndihmë para anëtarësimit (IPA).
Deri më tani, sipas gazetës gjermane, mes viteve 2018-2020 kanë qenë të parashikuara 1,7 miliardë euro.
Në dokumentin strategjik thuhet se 1,07 miliardë euro do të harxhohen gjatë vitit 2018, kështu që 600 milionë eurot e mbetura duhet të rriten për vitet 2019 dhe 2020.
“Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan se në periudhën e IPA I, nga viti 2007 deri më 2013, për vendet e Ballkanit janë ndarë 4,1 miliardë euro.
Për IPA II, nga viti 2014 deri 2020 janë planifikuar 3,9 miliardë.
Këtyre iu duhet shtuar edhe programet transnacionale, kështu që Komisioni i BE-së thekson se mes viteve 2007-2017 rajoni ka marrë gati 9 miliardë euro.
Përfituesi më i madh i ndihmave financiare të BE-së është Serbia: IPA I kishte parashikuar 1,4 miliardë euro dhe IPA II 1,5 miliardë euro, mesatarisht 207 milionë euro në vit.
Paratë e BE-së rrjedhin në Ballkan për të forcuar administrarën, sundimin e ligjit, zhvillimin e përtëritshëm ekonomik, konkurrencën, demokracinë dhe qeverisjen e mirë.
Çuditërisht, shkruan gazeta e Frankfurtit, këto janë fushat që Komisioni sheh deficitet më të mëdha – përkundër ndihmës shumëvjeçare me miliona.
FAZ citon ekspertin e Ballkanit të London School of Economics, William Bartlett, i cili thotë se përvojat e deritanishme me Slloveninë dhe Kroacinë si anëtare të BE-së janë përgjithësisht pozitive.
Ato, sipas tij, janë objekte më të mira për referencë, ndaj eksperti nga Londra thekson se është e drejtë që vendeve të Ballkanit t’u jepet një perspektivë e qartë e anëtarësimit.
Gazeta gjermane shkruan se në krahasim me Turqinë, e cila ka katër herë më shumë banorë se Ballkani (18 milionë), vendet e rajonit marrin dukshëm më shumë para nga Brukseli.
Për Kosovën në kuadër të IPA II mes viteve 2014-2020, janë parashikuar 645,2 milionë euro. (E.R)
Normal!
Si gjithmon europianet me iluzionin se do largojn serbin nga Russia, mundohen ti blejn me lek, por serbet ja fusin sa krahu sepse leket i marrin ne europ kurse zemren e kan ne russi. ….
Keto gabime I bene edhe perandoret romak qe I paguanin barbaret sllav dhe ja Ku jane rezultatet : illiria e copetuar ne shum shtete te deshtuara