Zaev: Duam zgjidhje me Greqinë, por jo me çdo çmim

8 Shkurt 2018, 08:16Rajoni TEMA

Pasi ndryshoi ermin e aeroportit dhe të autostradës, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i është përgjigjur Greqisë në lidhje me çështjen e emrit, duke deklaruar se duan zgjdhje të problemit, por jo me çdo çmim.

“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për zgjidhjen e çështjes së emrit, por jo me çdo çmim”, tha Zaev, transmeton Alsat. M.

Zaev ishte i prerë se zgjidhja e mundshme për kontestin me Greqinë do t’i respektojë identitetet dhe dinjitetet e të dyja palëve, por se nuk ka nevojë për ndryshim të Kushtetutës.

Kushtetutën e ndryshuam ne 1993. Nuk përmban irredentizëm.

Tani vërtetojmë se Maqedonia nuk ka pretendime territoriale. Maqedonia dëshiron të ndërtoje miqësi, do bëjmë çfarë është e mundur për zgjidhje, por jo me çdo kusht!

Një emër me përcaktim gjeografik është i pranueshëm nga qeveria jone, duke u bazuar ne ruajtjen e identitetit dhe dinjitetit tone. Reforma kushtetuese kërkesë greke, jo pozicioni ynë”, tha Zaev.

Por partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE-ja kërkon sqarim të detajuar nga Zaevi, për negociohet me Greqinë. Ndryshme mendojnë Partitë shqiptare që përshëndesin qëndrimin e Qeverisë për emër me përcaktues gjeografik dhe riemërimet të aeroportit dhe autostradës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje