Dhjetë objekte ndërtuar në rërë në Golem prishen nga IKM. Rezistojnë pronarët, por paralajmërimi është i qartë...

9 Shkurt 2018, 18:11Sociale TEMA

Dhjetë objekte shërbimesh janë prishur sot në plazhin e Golemit për shkak të ndërtimit të tyr enë zonën e mbrojtur të rërës, me dokumentacione të dyshimta.

Pronarët kanë tentuar të bëjnë rezistencë që të mos lejojnë shembjen e godinave.

Disa prej tyre kanë dalë përpara fadromave për të mos lejuar, dhe kanë thënë:  “Vetëm po kaluan mbi trupi tanë mund të shembni pronat tona”.

Ata pretendojnë se kanë leje nga bashkia dhe institucionet e tjera për të ushtruar aktivitetin e tyre, ndërsa akuzojnë se nuk u është lënë afat.

Por në një reagim të saj IKM thotë se “këto janë objekte të ngritura në brezin e rërës brenda fushës së mbrojtur. IKM ka bërë thirrje q ëndërtuesit të mos ndërmerrni iniciativa antiligjore.

Ka dokumentacione të dyshimta te dhëna nga zyrtaret e bashkisë dhe ministrisë, do verifikohen.

Këta zyrtare do të mbajnë përgjegjësi ligjore qe kane lëshuar këto dokumentacione”

3 komente në “Dhjetë objekte ndërtuar në rërë në Golem prishen nga IKM. Rezistojnë pronarët, por paralajmërimi është i qartë…”

  1. BK says:

    Pse vetem ne Golem? Shikoni te Shkembi i Kavajes : 2 restorante ( Genti dhe Cinco ) vetem ne rere, dy pista 10 m larga njera tjetres ne uje ( e hotel Bleart dhe perseri e Cinco ). Leje te dhena ne vitin 2015 nga Vangjush Dako. E tmershme. Ankesat e bera nga banoret ne Drejtorine e Policise Ndetimore kane mare si pergjigje ” Kane leje nga Vangjush Dako, bilé ta japin me nr dhe date. Nuk e beson njeri por sinqerisht kane zene plotesisht edhe reren edhe detin. Njerezit jane plotesisht te pambrojtur. Plas muzika ne kupe te qiellit. Bregdeti i Durresit eshte teresisht i braktisur nga Qeveria. Po mendohet vetem ne Jug. Le te shpresojme qe do kthehet koka nje dite nga Durresi. E keqja eshte se shpresojme vetem nga Kryeministri sepse te tjeret mendojne se si te perfitojne. Shembull tipik eshte bregdeti i Durresit sidomos tek shkembi Kavajes.

  2. eri says:

    Prishini te gjitha jo 6 por 60000 duhet te prishen ne durres.

  3. Coli says:

    Ndertimet ne bregdetin e durresit Jane skandal. Duke filluar qe nga Ura Dajlanit te vjen ndot te futesh midis pallateve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje