Stola të rinj shumë shumëngjyrëshe për t’u çlodhur dhe kosha për të mbajtur lulishten pastër, u vendosën nga Bashkia e Tiranës në një prej lagjeve më të populluara vitet e fundit në kryeqytet.
Punonjësit e Bashkisë ishin këto ditë në zonën “Don Bosko” ku në brendësi të lagjeve dhe pranë rrugës kryesore janë vendosur edhe stolat duke krijuar në këtë mënyrë lehtësi për banorët dhe në të njëjtën kohë duke kontribuar në ruajtjen e higjienës.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar këtyre 3 viteve krijimit të lulishteve të kompletuara, me drurë dekorativë me stola e kosha edhe nëpër lagje të ndryshme të qytetit.
Po ky qenka “pushtim” jo shaka.
Dhe ky qenka “gazetar” që nuk di të shkruaj normal dhe përdor thonjëza se kaq di
Fasadat e pallateve ta shpifin. Shpresoj qe Veliaj ti rikonstruktoje dhe ti lyeje.
. LALI. ????????????????
Ben ç’ te duash ne tere Tiranen, poshihe dhe njesine 5 ku votat i ke te sigurta, ndaj nuk ke vemendje karshi saj. Tek kopshti i femijve ngjitur me Njesine Bashkiake Nr. 5 eshte nje Kandahar i vertete. Dergo njerez ta shohin o Kryetar. Mbase nuk genjejne kur te raportojne. Gjendje e turpshme.