Në shkollë me “Armani”: Drejtoria e shkollës publike vendos për uniformën pa pyetur prindërit

9 Shkurt 2018, 10:11Lifestyle TEMA

Prindërve të një shkolle fillore publike në Japoni u është kërkuar të blejnë uniforma të firmës “Giorgio Armani” për fëmijët e tyre.

Kërkesa është motivuar me nevojën për të qenë në lartësinë e zonës ku ndodhet shkolla.

Shkolla fillore ndodhet në distriktin Ginza të Tokios, një zonë shopingu e njohur për dyqanet e markave më të mëdha të modës.

“Taimei Elementary School” u thanë prindërve se nxënësit duhet të vishen në mënyrë të tillë që të reflektojnë prestigjin e zonës.

Uniforma e parashikuar për fëmijët e fillores është një veshje e përbërë nga pantallona dhe bluzë, me një çmim prej 90 mijë jen (820 dollarë), një kapërcim tepër i madh nga uniforma e zakonshme që prindërve u ka kushtuar zakonisht 100-200 dollarë.

Disa prindër janë ankuar për çmimin tepër të lartë të uniformës së vendosur nga drejtoria e shkollës, ndërsa të tjerë thonë se janë të shqetësuar kjo gjë i bën fëmijët të mendojnë se ajo çfarë është e shtrenjtë është edhe e mirë, ndërsa gjërat e lira janë të këqija.

Ministri i Arsimit, Yoshimasa Hayashi, tha se drejtuesit e shkollës duhej të ishin konsultuar me prindërit para se të vendosnin për uniformën. (TemA TV)

1 komente në “Në shkollë me “Armani”: Drejtoria e shkollës publike vendos për uniformën pa pyetur prindërit”

  1. A_muli says:

    Me “Armani” duhet te ishin veshur edhe policia shqiptare me tenderin qe zhvilloi Hysni Burgaj kur ishte drejtor i pergjithshem. I takoi qe 20 milion euro te pjesetohen per 10 mije police ………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje