Në ditët me erë, presidenti amerikan, Donald Trump, nuk e ndan kapelen me mbishkrimin “MAGA” (Make America Great Again), slogani i njohur i fushatës së tij presidenciale.
Kapelja siguron që flokët të mos i lëvizin nga era para “syve” të dhjetëra kamerave që ia përcjellin pamjet gjithë botës.
Por të premten e shkuar, ai nuk e ndoqi këtë strategji.
Ndërsa hipte në avionin presidencial “Air Force One”, era i ngriti flokët duke i zbuluar një zonë pa flokë në pjesën e pasme të kokës.
Trump bën hilen e njohur të të gjithë meshkujve në moshë që u bien flokët: i zgjat ato në pjesën ku nuk kanë rënë, për të mbuluar me to pjesën tullace.
Mediat nuk mund të rrinin pa e analizuar këtë “zbulim” të radhës.
New York Magazine shkruan se “Trump është i obsesionuar pas imazhit përtej çdo lloj konceptimi. Është i njëjti njeri që tallet me rivalët politikë pse janë shtatshkurtër”.
Ndërsa “Washington Post” shkruan se Trump i zgjedh bashkëpunëtorët dhe ata që bëhen pjesë e administratës në bazë të karakteristikave fizike. (TemA TV)
po eshte presidenti amerikan per te cilin po flisni o Tema e Meros nga shqiperia e cila ka jetuar gjith jeten me lemoshe duke u lepire bythen fuqive te medha dhe sben dot shtet.Ne i jemi borxh amerikes o bukeshkale;edhe sikur nje majmun te zgjidhnin president duhej ta respektonim more qafirat e Erdoganit