Një doktor që nuk e meriton që të mbajë këtë titul i ka injektuar viruasin HIV të paktën 33 personave pasi përdori një shiringë të infektuar tek të gjithë pacientët.
Në testet e HIV të realizuara në kampet e qytetit indian të Bangarmaut të organizuara nga qeveria morën pjesë 566 persona nga të cilët 33 rezultuan me HIV.
Kampet u krijuan pas disa rasteve të dyshuara me HIV të zbuluara gjatë testeve rutinë në spitalet e rretheve në Bangarmau në fund të vitit të kaluar, tha SP Choudhar, zyrtar i qeverisë.
“Ne i kërkuam pacientëve me HIV gjëra të ndryshme për të gjetur burimin e infeksionit. Kur i pyetëm këta pacientë nëse kishin përdorur shiringa të zakonshme, disa prej tyre thanë se kur shkuan në spital një mjek ka përdorur të njëjtën shiringë tek të gjithë pacientët.”- tha një doktor i kampit.
Arun Pratap Singh, një zyrtar i policisë Bangarmau, tha se një dosje hetimore ishte hapur kundër mjekut të dyshuar të identifikuar si Rajendra Kumar, i cili është arratisur. (TemA)
Kesaj i thon te marresh rrogen kot