Një shoferi i dehur ka përlasur Lamborghinin e tij me vlerë 240.000 dollarë
Super makina u përplas me një rimorko duke u shkatërruar plotësisht.
Shoferi Cesar Castro Rodriguez është arrestuar nga policia për shkak se i ka dhënë makinës në gjendje të dehur.
Për fat të mirë 31 vjeçari nuk pësoi lëndime të mëdha.
Kur policia arriti ai iu tha se po kërkonte shokun e tij 25 vjeçar që gjendej brenda në makinë në momentin e aksidentin.
Policisë iu deshën 45 minuta për të prerë rimorikon që ti shkonin në anën e pasagjerit, por ai nuk ndodhej aty.
Me sa duket pasagjeri ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe u gjet dy orë më vonë në shtëpinë e tij në Westminster.
Policia nuk ka specifikuar sesi pasagjeri, i cili kishte pësuar lëndime të lehta u zhduk nga makina dhe u kthye në shtëpi pa e vënë re askush. (TemA)