HRW: Azilet amerikane po i kthejnë të moshuarit në "zombi"

7 Shkurt 2018, 11:20Lifestyle TEMA

Një raport i Humans Right Watch ka ngritur shqetësimin e ilaçeve të forta qetësuese të përdorura në azilet amerikane.

Të moshuarve në azile u jepen antipsikotikë, pa u diagnostikuar mirë dhe pa u informuar për efektet anësore, me qëllim që t’u lehtësohet puna punonjësve të stafit.

Sipas raportit, mijëra të moshuar në azilet amerikane drogohen në këtë mënyrë.

Çdo javë, 179 000 të moshuar, shumica e të cilëve të diagnostikuar me demencë, bëhen viktima të kësaj praktike, thuhet në studimin “Si trajtohen të moshuarit me demencë në azilet amerikane”.

“Problemi këtu është se këto medikamente nuk përdoren për të trajtuar sëmundjen, por për të vënë nën kontroll sjelljen e të moshuarve që konsiderohen si raste të vështira”, thuhet në raport.

Diederik Lohman i HRW thotë se ky lloj mjekimi, do të thotë të drogosh njerëzit për t’i futur në një gjendje qetësie, një praktikë abuzuese që duhet të marrë fund.

“Praktikisht kjo bëhet për të lehtësuar punën e stafit”, thotë ai.

Patricia McGinnis, e cila kontribuoi në hartimin e raportit, thotë se kjo praktikë është ndjekur prej dekadash të tëra.

“Ilaçi i kthen këta njerëz në zombi.

Antipsikotikët mund të shkaktojë vdekje apo probleme me zemrën.

Çfarë t’u japim njerëzve që t’u mbyllim gojën dhe të mos i lëmë të enden nëpër korridore? Është më e lehtë të kujdesesh për zombit sesa për njerëz të tillë”, thotë ajo.(TemA TV)

2 komente në “HRW: Azilet amerikane po i kthejnë të moshuarit në “zombi””

  1. enter"" says:

    LLotaria amerikane……….

    Akoma se kuptojne shqipot qe ne Amerike, ilacet perdoren ne nje shkalle te rrezikeshme. Mjeket nuk tentojne te japing zgjidhje problemit dhe si menyre me te shpejte sugjerojne operacionet per te marre leke sa me shume nga siguracionet.

    Plus qe jeta ne Ameriken tuaj te dashur drejt se ciles shkoni si cjapi tek kasapi. eshte e tille qe prinderit I cojne neper azile e I lene atje ne meshire te fatit.

    Aplikim te mbare. Kur te shkoni do ta kuptoni…

  2. albatros says:

    Kjo eshte Amerika vendi i korrupsionit me te madh ne bote.Vendi i ndertuar mbi gjak dhe pushtime.Vend ku popullsia Shtypet dhe vetem 1% jeton si mbret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje