FOTOT: Turizëm në hapësirë? Lëshohet me sukses raketa e “Space X”

7 Shkurt 2018, 13:17Lifestyle TEMA
FOTOT: Turizëm në hapësirë? Lëshohet me sukses raketa e

Themeluesi i kompanisë “Tesla” dhe “SpaceX”, afrikano-jugori Elon Musk ka lëshuar mbrëmjen e djeshme në hapësirë raketën me të fuqishme në botë “Falcon Heavy”.

Raketa e fuqishme “Falcon Heavy” u lëshua nga qendra hapësinore Kennedy e Floridës.

Kjo raketë u nis drejt hapësirës me në bord makinën e Muskut, një “Tesla Roadster” të kuqe, një manekin të veshur me kostum hapësinor e të lidhur me rrip në vendin e parë dhe muzikën “Life on Mars” të David Bowie.

Rreziku për fluturimin e rrallë nuk ishte i vogël. Vetë “Space X” e kishte pranuar përpara lëshimit se sfidat e hasura gjatë krijimit të raketës së re nuk lejonin që shanset e suksesit në ngritje të ishin më shumë se 50 me 50.

“Në mendje më vinte vetëm imazhi i një shpërthimi gjigant në platformë”, tha vetë Musk për gazetarët, por fatmirësisht, kjo nuk ndodhi. Me këtë lloj debutimi, “Falcon Heavy” kthehet në mjetin më të aftë për lëshim në dispozicion sot për sot.

Miliarderi Musk synon që përmes raketave të dërgojë njerëzit për turizëm në hapësirë, e më pas edhe në planetin Mars. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje