FOTOT/ Policia kineze si “Mission Impossible”, pajiset me syze që identifikojnë fytyrat e të kërkuarve

8 Shkurt 2018, 09:08Lifestyle TEMA
FOTOT/ Policia kineze si “Mission Impossible”, pajiset me syze

Policia kineze është pajisur me syze dielli të teknologjisë së lartë për ti ndihmuar në mundësimin e identifikimit të fytyrës për persona të rezikshëm brenda pak sekondash në stacione treni të mbushur me njerëz.

Këto pajisje të lëvizshme mund të zgjerojnë më tej shtrirjen që lejojnë vetëm kamerat, duke ofruar një kohë më të shpejtë reagimi.

Deri më tani pajisjet kanë ndihmuar në kapjen e 7 të kërkuarve në lidhje me çështje madhore kriminale, si dhe 26 persona të tjerë të cilët po udhëtonin me identitete të rreme.

Policia në Zhengzhou, në Kinën qendrore është pajisur me këto syze, teksa qindra milionë kinezë përgatiten të udhëtojnë për pushimet e Vitit të Ri Hënor.

Me ndihmën e teknologjisë së njohjes së fytyrës, oficerët që përdorin nuancat digjitale do të jenë në gjendje të identifikonin shpejt individët e dyshimtë.

Syzet speciale janë duke u përdorur nga katër oficerë të pozicionuar në hyrje të stacionit në lindje Zhengzhou.

Një aparat fotografik i lidhur me syzet e smartphone-ve do t’u lejonte oficerëve të merrnin të dhënat e individëve dhe t’i krahasonin me një bazë të dhënash në selinë qendrore.

Pastaj sistemi do të sillte informacionin e të dyshuarit, duke përfshirë emrin, përkatësinë etnike, gjininë dhe adresën. Të gjitha informatat do të transferoheshin përsëri tek syzet e oficerit.

Syzet gjithashtu do të tregojnë oficerët nëse janë apo jo objektivat në rrugë që kërkohen nga ligji, adresën e hotelit ku ata qëndrojnë dhe informacion në lidhje me përdorimin e tyre të internetit.

Këto pajisjet u zhvilluan nga kompania me bazë në Pekin LLVision Technology, në bashkëpunim me departamentet e policive të disa provincave të vendit. Kjo kompani gjithashtu shet edhe një model të ngjashëm syzesh, pa aftësinë për të dalluar fytyrat.

Nëse syzet do të rezultojnë efektive në patrullimin në Kinë, kompania mendon se mund të zgjerojë shitjet edhe në agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit në Europë dhe SHBA.(TemA TV)

1 komente në “FOTOT/ Policia kineze si “Mission Impossible”, pajiset me syze që identifikojnë fytyrat e të kërkuarve”

  1. ferdi says:

    ED RAMA kto gjyslyke shko bli ne kin per policin ,por vetem kujdes mos ke dhe vet probleme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje