Incesti që ka tronditur Amerikën

7 Shkurt 2018, 20:01Lifestyle TEMA
Incesti që ka tronditur Amerikën

Ky rasti jo vetëm që ka tronditur Condado Wake, por ka tejkaluar kufijtë e shtetit të Karolinës së Veriut, për të indinjuar gjithë vendin.

Steven Pladl (42 vjeç) dhe Katie Pladl (20) u burgosën nga autoritetet, pasi u konfirmua se kishin një marrëdhënie incesti, nga e cila lindi një fëmijë, shtatorin e kaluar.

Rasti indinjoi publikun amerikan sepse ai është babai i vajzës së re, së cilës i kishte dhënë rolin e njerkës së motrave të tjera.

Të dy u arrestuan në 27 janar dhe u transferuan në qendrën e burgimit të Condado Wake.

Historia u bë e ditur nga rrjeti informativi WNCN-TV.

Përpos krimit të incestit, ata u akuzuan për adulteri dhe krim.

Për këto akuza mund të marrin 10 vite burg.

Gjykata e Virxhinias caktoi një gjobë lirimi prej 1 milion dollarësh  për secilin nga të dyshuarit.

Fëmija i lindur nga kjo marrëdhënie i ka kaluar shërbimeve sociale.

Pladl e dha Katie-n për birësim qysh kur ishte e vogël.

Ajo nga ana e saj përmes rrjeteve sociale arriti ta gjente në vitin 2016, kur i ati jetonte në Riçmond me ish- bashkëshorten dhe nënën e vajzës, si dhe me dy vajzat e tyre, motra të Katie-t.

Aty filluan një marrëdhënie si babë e bijë, që më vonë u transformua.

Kriza e martesës mes Pladl –it dhe ish bashkëshortes së tij shpërtheu në nëntor të vitit 2016, kur gruaja vendosi të braktisë shtëpinë.

Në mars të vitit 2017 kërkoi divorcin dhe tre muaj më vonë i kishte dhënë fund kësaj historie.

Pak kohë pasi ajo e kishte lënë banesën e saj, u tha autoriteteve se ish- bashkëshorti i saj kishte filluar të flinte në dyshemenë e dhomës së Katie-t.

Majin e vitit të kaluar u bë e ditur shtatzania e Katie-t.

Situata për dy motrat e tjera u bë e padurueshme.

Pladl-i u kërkoi atyre që ta thërrisnin mama dhe duke nisur që nga ai moment, do të ishte njerka e tyre.

Ish bashkëshortja dhe nëna e Katie-t mori vesh këtë histori makabre dhe denoncoi  në polici, menjëherë pasi mori vesh se ishin martuar në Merilend dhe se ishin transferuar në Karolinën e Veriut.(Bota.al)

10 komente në “Incesti që ka tronditur Amerikën”

  1. gjithashtu malok says:

    Cna PLASI TRAPI. pune grekerish

    1. E di qe nuk te bejn pershtypje kto lajme sepse ju malokt shkoni e me kushurirat e para pa pik problemi

      1. tani durres says:

        tradite per ate pune e ka jugu jo veriu sidomos camet dhe gjirokastritet.

      2. Janulles, me sqepar kokes.... says:

        Hahahaha i dogji bythqimit te Janulles.

      3. Jevgjit i qelbet neo grek says:

        E ka fjalen qe jane pune jevgjish grek si puna jote, dhe ne shi shqiptare jemi te neveritur, sepse nuk jemi jevgj neo grek, kupton?

      4. latif bora says:

        Faleminderit per komentin tuaj. Une jam andej nga ju zvarraniket, e quani zone malokesh.
        E pra po te them dicka nga zona jone : Mu n gjervelle tan si ke.

  2. Mati says:

    Pune malokesh idiot malok

  3. Aranitas says:

    E KE KTHYER NE GAZETE PLEHRASH
    PER PARAT NUK PYET AS PER GRUAN OSE VAJZEN TENDE.
    CFARE LAJME I RENDESISHEM ESHTE KY QE TRONDIT AMERIKEN THE NUK PROPAGANDOHET KETU NE AMERIKE

    SH. HAJDINAJ PHILADELPHIA USA

  4. klasparisti says:

    keta jane aleatet strategjike te shqipes

  5. klasparisti says:

    keta jane aleatet strategjike te shqipes ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje