VIDEO+FOTO: Policia e Egjiptit arreston kërcimtaren ruse: Bën lëvizje provokuese

9 Shkurt 2018, 13:54Lifestyle TEMA
VIDEO+FOTO: Policia e Egjiptit arreston kërcimtaren ruse: Bën

Një balerinë ruse e “belly dance” është arrestuar nga policia e Egjiptit pasi bënte lëvizje tepër provokuese për audiencën e një klubi nate.

Ekaterina Andreeva mahniti pjesëmarrësit në një festë në Giza, por për forcat e policisë nuk ishte aspak e tillë.

Lëvizjet energjike, fustani i hapur dhe mungesa e të brendshmeve, është konsideruar si nxitje e të rinjve për imoralitet.

“Rregullat për një perfomormancë kërcimi thonë se kërcimtarja duhet të veshë të brendshme të cfarëdo lloj ngjyre, përvec asaj të trupit. Balerina nuk kishte të brendshme dhe ishte provokuese” – tha prokurori egjiptian Hatim Fadl.

Balerina është liruar me kusht për një pagesë rreth 300 euro. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje