Mbyllet aeroporti “Ataturk” i Stambollit

10 Shkurt 2018, 21:25Bota TEMA

Më 29 tetor 2018 në Stamboll do të hapet aeroporti i tretë, sipas një deklarate të bërë nga ministri turk i Transportit,  Ahmet Arslan.

Ai tha për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu se 80% e punës së ndërtimit të aeroportit ka përfunduar, ndërsa Turqia pretendon se ai do të jetë një nga aeroportet më të mëdhenj në botë, i ndërtuar në mënyrë të tillë për të përballuar fluksin në rritje të pasagjerëve.

Aeroporti është një prej projekteve më të mëdha të Turqisë, ku përfshihet ndërtimi i një ure të tretë që kalon në Bosfor dhe një kanali të madh në Stamboll, i cila do të konvertojë një pjesë të madhe të qytetit në ishull.

Aeroporti do të ketë kapacitet për 114 aeroplanë në të njëjtën kohë, ndërsa do të ketë të punësuar 225,000 njerëz  kur të jetë plotësisht funksional.

Ai do të kushtojë 10,2 miliardë dollarë  dhe pritet të gjenerojë fitime deri në 22.2 miliardë dollarë gjatë 25 viteve të ardhshme.

Aeroporti “Ataturk” i Stambollit do të mbyllet pas hapjes së aeroportit të ri, edhe pse ai është një nga pesë aeroportet më të populluar në Europë.

7 komente në “Mbyllet aeroporti “Ataturk” i Stambollit”

  1. PELLAZGOS says:

    Ajroport koti me i madh eshte ajroporti i shangait

  2. says:

    Humbi një helikopter nē Siri Turqia ditën e sotme

  3. mirel says:

    Epo do hapet dhe ai i Vlores, keshtu qe kompesohen turqit.

  4. mimmo says:

    1 Ambicjet e presdentit turk erdogan ,per te sfumuar lavdine e ATATURKUT TE PAVDEKSHEM ! ! ! erdogan kerkon lavdi me cdo kusht ! ! ! Pershnes

  5. ego o Enveris den ksero ellinika says:

    PO me aeroportin e vjeter ç’do behet

    1. mirel says:

      Do e cojne ne Kukes.

  6. turqia me aeroport me te ,,madhe,, bote ky eshte pordhe informacion.kush leshin udhton nga turqia.sa shpifje bizarre nga turqit.nuk luan role madhsia e aeroporti,se kina ka pas ne plan per nje aeroport me te madhi ne bote.por rolin kapital luan aeroport modern dhe linjat e tije,dhe aeroporti me komplet linja ne europe eshte aeroporti i frankfurt gjermani,pastaj londer angli,dhe deridikun i parisit.por i frakfurtit i shkel te gjithe,se ka linja edhe per argentin,kili,australi,kine e gjithe boten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje