ANALIZA: Demokracia shtinjake e Presidentit Macron

14 Shkurt 2018, 11:49Bota TEMA
ANALIZA: Demokracia shtinjake e Presidentit Macron

Nga Claudia Chwalisz & David Van Reybrouck

Emmanuel Macron duhej ta rikthente demokracinë evropiane në jetë. Ai fitoi presidencën vitin e kaluar pas një fushate ambicioze që premtonte “ndryshime demokratike” që do t’i tërhiqnin qytetarët në procesin e hartimit të politikave dhe do t’i vendosnin në ballë të një bisede të re për të ardhmen e Evropës.

Si ekspertë në fushën e risive demokratike, pritëm me padurim publikimin e planeve të Macron për të ringjallur vendim-marrjen evropiane dhe për të lejuar qytetarëve të kenë zërin e tyre. Por u zhgënjyem fort.

Modeli i paraqitur në parlamentin francez do të mbështetet në një pyetësor në internet – i cili përfshin pyetje të tilla patronizuese si “Çfarë janë vlerat e Evropës?” Dhe “Çfarë prisni nga Evropa në jetën tuaj të përditshme?” – dhe një sërë takimesh nëpër bashki për të zbuluar se mendojnë njerëzit e zakonshëm në të gjithë bllokun rreth BE-së.

Idetë e përpunuara do të kalohen pastaj tek një “komitet i lartë i evropianëve të zgjyar”, i cili do t’i integrojë këto prioritete në propozime të politikave.

Pjesëmarrja nuk do të jetë e detyrueshme, dmth konventat e Macronit do të bëhen parashikueshmërisht një vend grumbullimi për meshkujt kryesisht të arsimuar mirë, të pasur, urbanë dhe pro-evropianë. Eshtë e panevojshme të thuhet, që pikëpamjet e tyre do të jenë shumë të papërfaqësuar për publikun e gjerë.

Modeli i Macron është arkaik, elitist dhe larg zhvillimeve të fundit në inovacionin demokratik. Në thelb, do të krahasohet me Guy Verhofstadt dhe Daniel Cohn-Bendit që filozofojnë me Jacques Delors me një gotë konjak për atë që evropianët duan.

Ku do të jetë zëri i 53-vjeçares nga Rumania rurale? Apo një 22-vjeçari nga Dublini që bën çiklizëm si punë për të jetuar për Uber Eats?

Ka edhe elementë të tjerë të rëndësishëm. Propozimet nuk ndajnë burime për të edukuar pjesëmarrësit rreth çështjeve relevante dhe nuk lejojnë kohë për diskutime. Mund të themi me besim se i vetmi rezultat i këtyre takimeve do të jetë një listë dëshirash dhe kërkesa joreale – të injoruar lehtësisht pasi trupi i “konsultimit të qytetarëve” të mblidhet ceremonialisht.

Plani i Macron gjithashtu nuk arrin të përfshijë ndonjë debat të mirëfilltë përtej nivelit kombëtar. Një dialog i vërtetë në mbarë Europën bëhet i pamundur kur diskutimet kufizohen në takime të vogla dhe të ndryshme të njerëzve që tashmë jetojnë në të njëjtën hapësirë.

Këto gabime vetëm sa rrezikojnë të ushqejnë zhgënjim më të madh. Nëse BE nuk demokratizohet siç duhet, së shpejti mund të marr fund.

Për fat të mirë, ekzistojnë shembuj të panumërt të inovacioneve demokratike që mund të frymëzojnë një vizion shumë më të guximshëm për dialogun. Këto përfshijnë konventat kushtetuese në Irlandë, kuvendet G1000 në Belgjikë, Holandë dhe Spanjë, kuvendet e qytetarëve në Gdansk, Gjermani, dhe më shumë se 50 shembuj të kuvendeve të qytetarëve të autorizuar nga qeveria në Kanada dhe Australi gjatë dekadës së fundit.

Një projekt më ambicioz – për të mos përmendur më përfshirës dhe demokratik – për t’i dhënë qytetarëve evropian një zë domethënës në hartimin e politikave të BE-së do të përfshinte kuvendet e qytetarëve në nivel kombëtar që do të transformoheshin në takime të BE-së.

Për shembull, një kampion i rastësishëm prej 100 personash në secilin nga 27 vendet anëtare mund të zgjidhet për të marrë pjesë. Një seksion i tillë i shoqërisë do të merrte pushtetin nga duart e politikanëve dhe do të sillte më shumë pjesëmarrje përfaqësuese. Ata të zgjedhur do të mblidheshin së bashku për katër fundjava gjatë disa muajve për të mësuar rreth BE dhe për të diskutuar çështjet më të ngutshme të ditës. Në çdo vend, qëllimi do të ishte që ky grup të diskutojë dhe të gjejë konsensus në një listë të 10 prioriteteve për politikën e BE-së, duke u fokusuar deri në në vitin 2030.

Në mesin e 2,700 pjesëmarrësve nga faza e mëparshme, 10 mund të zgjidhen rastësisht për çdo shtet. Gjatë dy fundjavave, ky grup i ndryshëm pjesëmarrësish – të rinj dhe të vjetër, studentë Ph.D. dhe punonjës të kantjerëve, pro-evropianët dhe euroskeptikët – do të ndajnë perspektivat e tyre dhe përfundimisht do të gjejnë baza të mjaftueshme të përbashkëta për të ngushtuar rekomandimet kombëtare në një listë prej 25 prioriteteve të politikave për reformën e politikave të BE-së deri në vitin 2030.

Këto politika pastaj mund të vihen në votim në një referendum të gjerë në Europë, me zgjedhje të shumëfishta – që do të zhvillohen gjatë zgjedhjeve në BE në 2019. Në vend që thjesht të thuhet “Po” ose “Jo”, qytetarët mund të jenë në gjendje të vlerësojnë (për të treguar sa fuqimisht pajtohen ose nuk pajtohen) dhe rendisin secilën nga këto propozime (për të identifikuar prioritetet kryesore).

Në prag të zgjedhjeve, çdo zgjedhës në BE do të merrte një broshurë me argumentet pro dhe kundër çdo propozimi, siç është praktika e zakonshme në Zvicër.

Si rezultat, votuesit nuk do të mësonin vetëm për ata që fituan, por cilat përparësi të politikave dolën në krye. Ky model do t’u jepte qytetarëve mundësinë për të thënë më të nuancuar dhe kuptimplotë të ardhmen e BE-së. Dhe kjo do t’i detyronte politikanët e BE të mendonin përtej cikleve zgjedhore kombëtare dhe të përqëndroheshin në qëllimet e përbashkëta politike afatgjata.

Një qasje e tillë do t’i jepte çdo votuesi një peshë në zgjedhjet e politikave të Evropës. Për shkak se ajo bazohet në një kampion të rastësishëm në dy fazat e para, do të ishte shumë më pak elitiste sesa procesi i propozuar i Macron dhe do të sillte më shumë drejtësi ndaj diversitetit të mendimit në Evropë. Ç’është më e rëndësishmja, do të na nxirrte nga llogoret, duke nxitur politikat që në të vërtetë janë të besuara dhe duke i bërë evropianët përsëri zotërues të fatit të tyre.

Alternativa është që të heshtin qytetarët e zemëruar ose t’i mpikshin ato me forma të lira të pjesëmarrjes. Dhe atëherë kush mund t’i fajësojë ata për zgjedhjen e partive populiste?/POLITICO – Lexo.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje