Bota kërcënohet nga "konfrontimi bërthamor"

16 Shkurt 2018, 17:34Bota TEMA

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se bota, për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, përballet me “kërcënimin e konfrontimit bërthamor”.

Në anën tjetër, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë “presion maksimal” mbi Korenë e Veriut për të hequr dorë nga programi me armë bërthamore.

Guterres dhe Stoltenberg i bënë komentet në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që është një tubim vjetor i udhëheqësve botërorë dhe zyrtarëve të lartë.

“Për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ne përballemi me kërcënim bërthamor, kërcënim nga konflikti bërthamor”, tha Guterres.

“Po i referohem zhvillimit të armëve bërthamore dhe raketave me rreze të gjatë veprimi nga Republika Demokratike Popullore e Koresë. Ato janë në kundërshtim të plotë me vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare dhe shkelje e qartë e disa rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Guterres.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka refuzuar të ndalë zhvillimin e raketave bërthamore, pavarësisht sanksioneve që i ka vënë Këshilli i Sigurimit i OKB-së.(rel)

3 komente në “Bota kërcënohet nga “konfrontimi bërthamor””

  1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Na sipla rika, dhe tjetra mos u merrni me llogje berthamore se ju bejne dem per shendetin. Per sa kohe miliarderet e ketij globi do jene duke nxjerre fitime ne harmoni me njeri-tjetrin harrojini lufterat berthamore, vetem kshu lajme bombastike do keni per te trem pulat (robt dmth) e per ti majt nen trysnine e frikes.

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Na sipla rika, dhe tjetra mos u merrni me llogje berthamore se ju bejne dem per shendetin. Per sa kohe miliarderet e ketij globi do jene duke nxjerre fitime ne harmoni me njeri-tjetrin harrojini lufterat berthamore, vetem kshu lajme bombastike do keni per te trem pulat (robt dmth) e per ti majt nen trysnine e frikes..

  3. Laku says:

    Kercenohet Korea Veriut te behet hi jo bota o gazetar i shurrosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje