FOTOT: Vrau 17 nxënës në shkollë, Instagrami i vrasësit i mbushur me postime me armë e thika në duar

15 Shkurt 2018, 13:04Bota TEMA
FOTOT: Vrau 17 nxënës në shkollë, Instagrami i vrasësit

Adoleshenti që vrau 17 persona në një shkollë të mesme të Floridës është Nikolas Cruz, 19 vjeç, i pezulluar më parë nga kjo shkollë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Cruz Cruz ka shtypur alarmin e zjarrit, me qëllim për të krijuar kaos dhe grumbullim të madh të nxënësve dhe stafit, dhe vrasjen e sa më shumë njerëzve.

Më pas ai ka nisur të qëllojë pa mëshirë një pushkë AR – 15, duke vrarë 17 persona, teksa shumë të tjerë kanë nxituar duke dalë nga shkolla të alarmuar.

Ndërkohë që shumë nxënës janë mbajtur të fshehur nga mësuesit në ambientet e brendshme të shkollës, derisa u nxorrën prej aty nga forcat e policisë. Këto të fundit, mundën në arrestojnë autorin e vrasjes masive, i cili rezulton të jetë një nxenës i përjashtuar nga shkolla.

Ai u arrestua një orë pasi kreu sulmin. 19-vjeçari ishte përjashtuar nga kjo shkollë një vit më parë për “arsye disiplinore”.

Ndërkohë Instagrami i Cruzit është i mbushur me postimet shqetësuese që tregojnë një obsesion për armët, dhunën dhe dëmtimin e kafshëve.(TemA)

1 komente në “FOTOT: Vrau 17 nxënës në shkollë, Instagrami i vrasësit i mbushur me postime me armë e thika në duar”

  1. Ledion says:

    Meksikan muti. Kishte te drejte Tramp per murin me Meksiken. Çi do keta deshtake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje