Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, thotë se e ardhmja e dialogut Prishtinë-Beograd varet nga Serbia.
Shefja e qeverisë së Beogradit ka folur edhe për vizitën e ministrit të Jashtëm gjerman, Zigmar Gabriel, ku theksoi se ai nuk solli asnjë dokument, duke shtuar që marrëveshja juridikisht e detyrueshme me Kosovën, është në kompetenca të Beogradit.
“Ai na pyeti se cilat janë planet për të ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Beogradit, ai nuk solli asnjë dokument, ne diskutuam, në mes të gjithash, për dialogun mes dy vendeve dhe normalizimin e marrëdhënieve”, tha Brnabiç.
Kryeminisrtja serbe deklaroi se dialogu dhe e ardhmja e tij varet vetëm nga pala serbe.
“Varet vetëm nga ne, ata mund të na pyesin se cilat janë propozimet për të ardhmen, por kjo varet vetëm nga ne”, shtoi ajo.
Sipas saj deklaratat e shefit të diplomacisë gjermane se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës janë keqinterpretuar.
“Deklaratat e Ministrit gjerman në Kosovë është keqinterpretuar se Serbia duhet ta njohë Pavarësinë e Kosovës, ky është opinioni i tij, ai është një ministër I jashtëm I një shteti që ka njohur Pavarësinë e Kosovës, mirëpo janë edhe pesë të tjera që nuk e kanë bërë këtë, Serbia nuk duhet ta njoh Pavarësinë e Kosovës, dhe nuk do t’a bëjë këtë”, tha Brnabiç.
Po të sillet Beogradi me ne si me Malin e Zi., atëher jemi fqinj të përjetshëm, ndryshe ose ne ose ata
Po kush e pyet serbine o popull! Me pak edhe se greqdhine! Shqiptaret duhet te organizohen me mire ,te fuqizohen si shtet ,ekonomi, kunder korrupsonit krimit e shitjes interesave kombetare. te gjithe keta horra Para drejtesise ! Shqiptaret kane te ardhmen perpara ..ta shohe sllavogrekisss!
Ministri gjerman paska folur shume qarte kur ka thene se njohja e pavarsise te Kosoves behet nga Serbia dhe jo nga nje shtet tjeter dhe ne c’menyre do ta beni!!
Ik mi pidhpidhse shko kerko njohjen e martesave lgbt ti mos u merr me Kosoven se nuk te pjerdh njeri ty.
Vete lani veteeee
Kjo kryeministre e nje shtetl aq “te rendesishem” te ashtuquajtur “ Serbi” fatmiresisht eshte e re ne moshe dhe mbrenda nje periudhe te shkurter kohore do ta perjetoje dhe shkeputjen e Vojvodines , Sanxhakut dhe Presheves e Bujanovcit nga ajo cfare sot quhet “serbi.