Rrëfimi tronditës i Maks Velos: Çfarë përmbante Dosja ime dhe si më spiunonte shoku im i ngushtë dhe vjehrra. Nuk e dija se paskemi qenë kaq të poshtër, s'më merr gjumi natën

16 Shkurt 2018, 10:18Sociale TEMA

Maks Velo ka bërë publike dje gjatë një takimi organizuar nga UET PRESS dhe COD (Qendra për Hapje dhe Dialog) në kryeministri, se cilët ishin miqtë që e kishin spiunuar.

I ftuar për të folur mbi librin e tij më të ri “Përkthyesi”, në një auditor me gjimnazistë të “Ismail Qemalit” dhe të gjimnazit të “Nju Jorkut”, përballë Alda Bardhylit dhe Ben Andonit, Velo u shpreh se ndihej i tronditur pasi vetëm disa ditë më parë kishte marrë dosjen e tij nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentat e ish-Sigurimit.

“Këto ditë kam qenë shumë i tronditur, sepse mora dje nga Autoriteti i Informimit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, dosjen time. Kisha 6 muaj që e kërkoja dhe mora dje dosjen me rreth 250 faqe. Jam tronditur. Nuk fle natën. Nuk e dija që paskemi qenë kaq të poshtër”, tha Velo.

Ai ka bërë publike pasazhe nga kjo dosje duke treguar se një nga njerëzit që e kishte spiunuar ishte miku i tij piktori Llambi Blido.

Një tjetër personazh që e kishte spiunuar ishte vjehrra e tij.

“Shoku im i ngushtë Llambi Blido ka bërë 27 denoncime për mua. Madje ka ardhur edhe për të regjistruar në shtëpi.

Poshtërsia më e madhe ishte që atë e kanë përdorur edhe pasi më kishin futur në burg.

Shkonte në shtëpi për të mësuar se çfarë thoshin prindërit e mi. Imagjinoni ai ishte dhe piktor, punonte në ministri dhe ka shkruar më vonë për modernizmin”, tha Velo, duke lexuar dy faqe të shkëputura nga dosja për të rinjtë, duke thënë se e zgjodhi këtë pasazh për t’u treguar se si mund të jetohej në burg.

“Gjatë burgut jam zënë dy herë. Një herë në galeri me një kuksian që donte të më digjte në furnelë, por që nuk është e dokumentuar, kurse kjo është e dokumentar”, tha Velo, duke treguar dokumentin e mbajtur më 14.07.1982.

“Në rajonin e banimit nga ora 22:00, në kohën që ishte bërë pushimi, i dënuari Skënder Vreto flinte gjumë në krevatin e tij.

Në këtë kohë shkon i dënuari Maksim Velo te krevati për të fjetur gjumë. I dënuari Skënder gjatë kohës së gjumit kishte hedhur batanijen dhe çarçafin në krevatin e Maks Velos, si dhe krahun përmbi krevat.

I dënuari Maksim Velo, duke mos e zgjuar të dënuarin Skënder, i kap krahun dhe ia hedh në fytyrë të dënuarit. Atëherë ky zgjohet dhe kapen duke u shtyrë me duar me njëri-tjetrin.

Gjatë kapjes nuk kanë ndonjë plagë. Shkaktar për këtë është i dënuari Maksim Velo, sepse duhet ta kishte zgjuar nga gjumi të dënuarin Skënder Ndreu dhe nuk do kishin përfunduar në grindje me njëri-tjetrin.

Që të dy të dënuarit të thirren dhe të këshillohen. Të dënohen me vërejtje të dy të dënuarit”, lexoi Velo nga relacioni.

Sipas tij gjëja më e vështirë në burg, ishte të zije shok.

Më tej ai ka treguar se tashmë ka dokumentin që vërteton që nuk ka pranuar të bëhej bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Në dokumentin me datë 13.01.1986 mbajtur nga operativ Pëllumb Sinoimeri thuhet:

“Unë operative Pëllumb Sinoimeri, bashkë me shefin e seksionit Nuro Sako, në datën 8.01.1986 shkuam në kampin e riedukimit të Gurthit, të rrethit të Mirditës, për të tërhequr në bashkëpunim sekret me bazë vullnetare, të dënuarin për agjitacion dhe propagandë armiqësore, Maksim Velo, i cili lirohet nga burgu me amnistinë e datës 13.01.

Fillimisht me të u bënë biseda të karakterit familjar dhe jetën e tij në burg, kandidati fillimisht reagoi pozitivisht, na falenderoi për trajtimin e mirë që i ishte bërë në burg dhe për punën e tij të bërë atje. Pas kësaj u fol në lidhje me masën e dënimit të tij, për luftën e klasave dhe punën që bëjnë organet tona për zbulimin e veprimtarisë armiqësore de keqbërëse me ndihmën që jep populli, këtyre organeve.

Pasi dëgjoi bisedat që u bënë, Maksi u shpreh se unë për veten time e quaj dënimin tim të padrejtë. Sepse jam dënuar mbi bazë shpifjesh, por një gjë kam pasur unë, kam qenë i prirë pas artit modernist dhe filloi të na shpjegojë si ishte dënuar.

Pas kësaj, tha: unë e kuptoj se përse keni ardhur ju dhe çfarë doni nga mua. Ju doni që unë të bashkëpunoj me organet e Sigurimit të Shtetit. Këtë propozim ma kanë bërë edhe herë të tjera kur kam qenë i lirë, shokët e Drejtorisë së Tiranës, por unë nuk e kam pranuar, se nuk jam dot në gjendje të bëj punën e spiunit”, lexoi Velo.

Artisti i ftoi të rinjtë të lexojnë duke u thënë se “Duhet të lexoni absolutisht Kadarenë”.

“Pa njohur Kadarenë nuk njihni Shqipërinë. Shqipëria e servirur nga një gjeni. Ajo që ka bërë Kadare gjatë komunizmit, përveçse kemi qenë miq të ngushtë dhe ka bërë shumë për mua, por për të gjithë popullin, që ruajti një nivel të lartë intelektual përballë një barbarie. Dhe ne i detyrohemi shumë atij”, tha Velo.

16 komente në “Rrëfimi tronditës i Maks Velos: Çfarë përmbante Dosja ime dhe si më spiunonte shoku im i ngushtë dhe vjehrra. Nuk e dija se paskemi qenë kaq të poshtër, s’më merr gjumi natën”

  1. faro says:

    Flij rehat Max dhe mos genje veten se te tille nuk dt gjejsh sa te duash edhe kudo ne bote.
    Si njeri i lexuar qe je, nuk duhet ta nenvleresosh polullin tend me histori te lashte dhe me goditje extreme dhune te pandalshme historike. Madje si asnje popull tjeter.
    Shih vetem kercenimet e sotme greke.
    Shpreh keqardhje per ate qe te ka ndodhur, si dhe respekt per pathyeshmerine tende te rralle.

  2. Albert says:

    Lexoj me shume trishtim. Kuptoj dhimbjen e Z.Velo.
    Do te doja te shifja surratin e “shokut tij te ngushte” ne keto momente , por sigurisht njerez te tille pa cipe as kuqen as nxihen.
    I vetmi sugjerim qe mund te bej (qe i lejoj vetes te bej) ne drejtim te Z. Velo, te cilin skam pasur kenaqesine ta njoh personalisht, eshte qe te mundohet ta shndrroj ne narrative kete eksperience. Jane elemente te shkelqyer per ndertimin e nje libri te sukseshem.
    Ndoshta, po ta shofesh nga nje tjeter kendeveshtrim, eshte nje eksperienze e jashtezakonshme personale.
    Siç thote shprehja : Ulu buze lumit dhe prit. Heret a vone do te shohesh kufomen e armikut tend “

  3. BUJARI JU DEGJON says:

    Kthehuni ne vitin 1982 dhe do flisni ndryshe edhe ju qe “habitij” tani…
    Edhe vete Maksi kur e kane pyetur nuk ka share luften e klasave…
    Te gjithe thonim “Rrofte Partia!Rrofte Socializmi!Poshte armiku i klases!”
    Dhe 99 per qind e popullit e thonin me shpirt,me zemer…
    Mos valle kujtoni se Amerika nuk ka patur dhe nuk ka spiune?
    Mos valle kujtoni se Euopa nuk ka patur dhe nuk ka spiune?
    Mos valle kujtoni se sot ne Shqiperi nuk ka spiune?…
    Te pershendes Maks Velo,por nuk ka gje per t’u habitur…

  4. ..... says:

    NUK ja u kishte fain ENVERI jo se ai nuk merej me miletin , vet njoni tjetrit ja keni fut ju qe sot te gjith shani ENVERIN se gjoja ju mori me qaf , po sot kush ju mer me qaf , te gjith te persekutumit njoni tjetrin kan spiunu per te perfituar nje shkoll apo nje pun te zgjedhur , spiuna te ter keni qen se komunistet njiheshin nga te ter dhe te ter ben vaki i ruheshin leqe e kishin ne statut qe nuk i lejohej spiunimi , po me te medhenjt kan qen ata qe sot shajn me shum te shkuaren , se duan te justifokojn pisllikun e tyre dhe ti mbushin mendjen botes se kta kan qen kundershtzar te vertet te atij regjimi , si puna dervishit e disa te tjerve.

  5. arben says:

    Per zotin Maks Velo dhe gjithe Velot e tjere qe ne nje periudhe te caktuar te historise se shqiptareve u bene viktima te nje sistemi diktatorial.I vetmi faj i tyre ishte se ishin viktima te pafajshme te nje sistemi qe per te mbijetuar i duhej te krijonte dhe te vriste pjellat e tij.Jo rastesisht sot kur keto viktima po hapin dosjet e tyre po mbeten te shastisur me ato qe po shikojne e lexojne sa ne shumicen e rasteve jane penduar qe kane mesuar te verteten.Deri ne momentin kur ata nuk njiheshin me keto dosje jetonin me mllefin dhe urrejtjen ndaj besnikeve te sistemit te cilet i denuan me te padrejte per krime qe nuk i kishin kryer.Por sot po ndeshen me nje realitet te hidhur ku e verteta eshte miliona here me e trishtueshme dhe ku ideja qe kishin krijuar rreth vehtes si kundershtare te rregjimit te kaluar bie poshte e nuk ka me vlere.Ata me dhimbje po mesojne se nuk jane gje tjeter vecse viktima te asaj klase qe mendonin se i perkisnin pra te vetvetes dhe qe rregjimi i kaluar me zgjuaresi e ligesi diti ti shfrytezoje per mrekulli.Sa me shume te germojne ne te kaluaren e tyre te dhimbshme aq me shume kane per te ngelur te zhgenjyer e do pendohen per kuriozitetin qe paten per te mesuar te verteten.Nje gje duhet te dine per te kaluaren e tyre te gjithe Velot e Shqiperise se djeshme.Te zhbejne mitin qe krijuan rreth vehtes keto 27 vjet si kundershtare te rregjimit te kaluar qe u denuane e persekutuan me te padrejte e te pranojne faktin se ishin viktima te pafajshme qe sot kane te drejten e zotit te shperblehen moralisht e materialisht per vuajtjet e tyre.Hapja e dosjeve do jete nje vetvrasje per ta pasi do kuptojne se ne burg nuk i futi ish komunisti qe ata mendonin por vete njeriu me i afert i tyre qe ata i besonin verberisht.E ky njeri i perket atij grupimi shoqeror qe sot se bashku me Velot e shumte qe ne keto 27 vjet kane mbire si kerpudhat pas shiut e rrehin gjoksin si te persekutuar nga rregjimi komunist dhe me te pa drejte perfitojne materialisht e moralisht duke rrjepur popullin fukara i cili eshte i detyruar te demshperbleje per krimin qe nuk e ka kryer kurre.

  6. Aleko says:

    Hipokrizia dhe spiunlleqet eshte ne natyren e nje pjese te madhe shqipetaresh…ky eshte fakt, duam zduam..

  7. E verteta e hidhur says:

    Keqardhje per Maksin,por edhe une mendoj si nje tjeter me lart.Kthehui 40-45 vjet me pare,kujtoni radio Tiranen qe tere diten bente propagande,kujtoni filmat,kujtoni gazetat revistat me “heroizmat” e sigurimit jashte dhe brenda,kujtoni Nasho Jorgaqin me Mergaten e tij te fameshme,a nuk ishin keto propagande qe helmonin kedo?A nuk mund ta quajme edhe Nasho Jorgaqin dhe shume Nasho te tjere pjese e aparatit shtypes?.I sugjeroj Maksit te rilexoje vjershen e Kadarese “Shqiponjat fluturojne lart”.Kujtojme mbledhjet e organizatave baze,te gjithe ishin, dhe ju kerkohej te ishin vigjilente.Ishte nje mjedis tej e ndane mbytes per gjithcka qe shkonte kunder rrymes.Maks Velo shkoi kunder rrymes dhe e pagoi shtrenjte.Na duhej te kontrollonim cdo fjale qe thoshnim,edhe sikur te degjoje dicka dhe ta mbaje per vete, kishje frike se dikush tjeter mund te zbulonte indeferentizmin tend dhe perseri e pesoje.Shoku i ngushte qe ka spiunuar Maksin ka qene i futur ta beje kete, se dikush tjeter me pare e ka dekonspiruar Maksin si intelektual kunder sistemit.Intelektualet(si ndihmes te partise) kunder sistemit,e paguanin me shtrenjte.Kam mendimin se edhe Maksi duhet te kete patur sinjale paraprake qe te hiqte dore nga rruga e tij,por ai ka vazhduar ,per kete ai quhet me te drejte te quhet disidnet.dhe sot i takojne meritat.Po pastaj z.Maksi?Ja i moret meritat si disident!Pyetja ime eshte:A eshte bere me mire per shqiptaret sot?Drama e tyre vazhdon!

  8. Ilir says:

    Duke pohuar se : Jam denuar pa te drejte, atehere del se Maks Velo indirekt pohon se nuk ka qene disident i rregjimit, pra ai nuk e meriton trajtimin e bere gjate ketyre viteve sikur te jete nje i ndeshkuar si kundershtar i rregjimit. Maks Velo, sic pohon vete me lart, del se eshte nje i denuar – viktime e shpifjeve dhe e trillimeve te Llambi Blidos dhe i ish-vjehres se vet.
    Eshte vertete me interes te hapen dosjet dhe te behen ballafaqimet midis te dyja paleve kundershtare. Kam bindjen se pretenduesit dhe kerkuesit e hapjes se Dosjeve do te demaskohen keqas.
    Atehere, a duhet qe keta perfitues te vlerave morale dhe meteriale t’i kthejne mbrapsht ato ?

    1. rinia s'kthehet me says:

      Mire ore Ilir, je shume fillozofik persa i perket perkufizimit “desident” apo jo per Maksin meqe ai thote se nuk ka bere gje . Meqe e nise “shtjelloje ” deri ne fund … tja marrim te gjitha te mirat materiale dhe vlerat morale Maksit por harrove diçka zotrote (te ishte per veten tende s’do ta kishe harruar) vitet e persekutimit dhe te burgut ke ndermend tja kthesh Maksit ?????!!!!! Riktheja rinine Maksit ta gezoj edhe ai si tya dhe une (te veten Maksi e kaloi ne burg) …… ma ha mendja qe dhe Maksi eshte dakort tjua ktheje te tera vlerat monetaro-desidento-morale ne kembim te jetes se humbur …… ke mundesi tja besh kete te mire Maksit ???!!!! Per vuajtjet qe kane hequr te tjeret gjate kohes se “terrorrit” ja gjejme tak fak justifikimin … kur vjen puna per vete (sikur larg qofte te kesh qene ti ne vend te Maksit) atehere s’do kish vlere materiale dhe morale qe te te “rimbursonte” vitet e jetes se humbur burgjeve dhe kampeve te perqendrimit . Vini veten tuaj ne vend te Maksit pastaj jepni konkluzionet .

  9. lul noka says:

    MOS e kerkoni te keqen tek organizatat e partis te asaj kohe o rrezila per te fshehur njerzit e shpis tuaj qe ju kan spiunuar ju kan futur ne burg dhe po ata kan kerkuarme forc te internoheni , ju keni qen te persekutuarit dhe familjaret tuaj persekutoret mos hani mut kot me sistemin qe kishim , ai sistem kishte ligjet e veta bente prapaganden e vet kaq , po bejn propagand sot e 27 vjet qe na jan shpifur tuke ja faturu dhe pushtlliqet qe kan ber vet regjimit , jeni popull legen pranoeni , ju e mbajtet ate regjim me shum se organizatat e partis , ju majmunet qe sot shani si gore ju benit shuplaka ju qanit per ENVERIN ju e mbajtet ate regjim , dhe sot nuk keni turp , te gjith kokrra rrushi qe si ka lagur shurra dilni , ta dija qe isha un vetem qe kam votuar me ndergjegje ne at koh qe kam punuar me ndergjegje qe e kam duartrokitur i terhequr nga turmat esterike te asaj kohe , ta kisha ditur qe isha vetem un qe e perkrahja ate sistem dhe qe e mbaja ne kemb , do beja namin , nuk do jetoja si bir kurve me nje cep te TIRANES si qen , por do jetoja si kta te persekutuarit qe sot marin demshperblim tek shkolla petro nini dhe ne qender te tiranes mbrapa muzeumit me shpi , po ku te linit rradh ju o legena ju o plera qe sot shani ENVERIN siç beni sot per demokracin ju po keshtu benit die per ENVERIN dhe partin e punes , ju dervishet ju pushtat qe sot beni te derrmuarin ju die as buk nuk te linit te haje , se ju jeni plera , ju ne xhdo sistem hani tek sahani me i madh se jeni te pa ndershem e te degjenerum , nuk kam perfituar as gje ne kohen e PPSHse si qen kam punuar dhe mir kam ber , por e kam dashur ne at koh ate sistem dhe sot nuk e shaj , se nuk ma imponoj njeri me dhun ta doja , po ashtu me prapagand duke na prekur tek dashuria per kombin per ca gjera te tjera te mira qekishim ne at koh na ben qe ta donim , dhe tani e dum PDn por me presion o duje o ta thym koken , telejm pa pun , pa buk , te qujm komunist te vdesesh , dhe jemi detyru nga halli jemi bo me test partie nuk u bom ne at koh se nuk te bente njeri dhe te doje ne at koh , se ne at koh benin lutje me shkrim dhe jarebi ta pranonin , jemi ber sot me dhun , kjo esht historia e kti populli qe identifikohet çdo dit e me shum si popull legen , esht legen se kurr nuk diti ti ndante te mirat nga te kqiat ,qe te hecnim perpara ,ti mbanim te mirat asaj kohe dhe ti linim te kqiat , por sa u nderrua sistemi dhe shkollat na than ti prishnim çdo gjeje qe kishim ndertuar ne me baballaret tan per 50 vjet , duhet ti vinim kazmen qe ti benim qefin kti sistemi dhe rairsonit , ja ku jemi , me zogun tek materniteti perpara te hani nje mut temadh me parrullat e saliut e te tjerve neper dur , njoni tjetrit ja keni fut o njerez mos shfajsoni pushtllikun tuaj , duke ja faturuar te kqiat sistemit qe shokoj , ju e ndertuat ju e mbajtet ju ja futet njoni tjetrit 50 vjet ju po ja fusni me keq ne ket koh se ne at koh i fusnit ne burg njerzit tuj sot po vrisni njoni tjetrin per nje cop byrek jeni berfelliqsira fae.nuk flet me vllai me vllain dhe fmit me prindrit per kushurinjt e par nuk pyesni me se po i merni per gra e per burra kushurinjt e par gje pa ber nuk po lini ja ju jeni SHQIPTARET e vertet qe ai sistem qe ishte ju mbajti te ndershem e me dinjitet me dhun.

  10. Javer says:

    Nuk ka me te turpshme per nje burre se te behet spiun. Nuk justifikohet te qenit spiun me formen e rregjimit apo me faktin qe spiune ka cdo shtet. Po u bere spiun per njeriun tend, shokun tend , je I qelbur.

    1. baba mondi says:

      Kaur ti kaur ai qe ta futi qen bire qeni e mut muti

  11. Ylli says:

    Lexoj keta plehrat dhe llumrat komentues qe pa piken e keqardhjes njerezore dhe me qellim te justifikojne ate poshtersi komuniste ,ate rregjim kriminelesh dhe palacosh ,bejne zbulimin e rradhes……….Maks Velon nuk e ka denuar rregjimi por Llambi Bildo ????!!!!!?????
    Por per ke punonte Llambi Bildo o plehra ,o llumra.??
    Kush i thonte Llambit shko te shtepia e Maksit dhe rregjistro bisedat ,mamate tuaja ???
    Por kulmi eshte kur i kerkon Maksit nje spurthjak me lart te pranoj se nuk ka qene disident por eshte denuar gabimisht !,!?!?!
    Tjetri i thote qe kemi probleme me Greqine dhe mos shaj popullin tend.!!!!
    Zoti Maks Velo ,per nje gje te jesh i sigurt ,keta komentuesit e mesiperm jane te gjithe votues te PS ,asaj Partie te ciles ke kohe qe i perket.Keta spurthjaker ,dobica pa ndergjegje njerezore te komunizmit ,nuk mund te komentojne ndryshe.Jane bijte e krimineleve komuniste.

  12. katarakti says:

    Ishte nje regjim i eger dhe i pashpirt. ishe me fat te mos bije ne kthetrat e tij. Se te bente cope cope. ishte nje regjim qe hante edhe kokat e veta. Nuk la kryeminister, minister dhe sekretar partie pa e futur ne burg dhe pa e shpallur armik. Pa folur ketu per intelektualet e shkolluar ne Perendim qe i shfarosi te gjithe. Vetem disa skuther dhe servile si Kadareja me shoke i shpetuan “vigjilences” se tij. Ai regjim mbeshtetej vetem te terrori. Per nje fjale goje te pamenduar, qe binte ne kundershtim me “mesimet” e shokut Enver, futeshe 7 vjet ne burg. Disa duan te shfajesojne ketu komunistet. Por ishin keta bastarde, qe me “perkushtueshmerine” e tyre e mbanin gjalle ate sistem. Komunistet, oficeret e sigurimit, artistet e vene ne sherbim te pushtetit si dhe gazetaret e asaj kohe – ishin shtylla kurrizore e atij regjimi. Dhe pergjegjesit kryesore per krimet e asaj kohe. Shpesh here ky regjim godiste me sy mbyllur. Pra shkonte edhe i njomi me te thatin. Vetem qe te krijonte panik te njerezit. Ishte ne fakt nje urrejtje e llumit, vulgut dhe injorances ndaj te ditures, modernes dhe kultures. Ishte “masa” e etur per gjak qe kerkonte viktima. Njelloj si ne arenen e gladiatoreve, ku vulgu kenaqej kur gladiatoret shklyheshin nga kafshet e egra apo kur vriteshin me njeri – tjetrin.

  13. Lili says:

    Normal: njeri i poshter si ky vetem nje shoqeri te poshter mundet me pas.

  14. Pellazgos says:

    Popull i Lashte shqipetaret myslimane me identitet arabe zoti faro?
    Sa keq,per Zotin.
    Mire tru nuk ke, po sy te shikosh qe ne te gjitha vendet arkeollogjike qe jane deshmi te padiskutueshme jane Vreke dhe Greko Romake te periudhes Helenike dhe Romake?
    500 vjet turqi a kishte popul shqipetare?
    Para asaj nuk behet fjale,ska as edhe nje fakt.
    Kudo qe germon do zbulosh buste te perendive Greke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje