Teatri i ri Kombëtar, Kumbaro: Bashkëpunim me qeverinë dhe Bashkinë për një ndërtesë dinjitoze!

16 Shkurt 2018, 17:20Kulturë TEMA

Ndërtimi i godinës së re të Teatrit Kombëtar do të bëhet në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, Ministrinë së Kulturës e Bashkinë Tiranë.

Kështu deklaroi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nga Pallati i Kongreseve, në Koncertin që hapi Vitin Kulturor Austri – Shqipëri 2018 “ Vienna Salutes Tirana”,  nga ku theksoi se “tashmë është marrë premtimi nga qeveria në bashkëpunim edhe me Bashkinë  për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar me parametra bashkëkohore dhe dinjitoze”.

Duke u ndalur tek kultura, Kumbaro tha se  ajo tashmë e ka kaluar provën e saj në të gjitha disiplinat: ajo është në Europë, ka krijuar atë lidhje shpirtërore vlerash të domosdoshme për integrimin.

Në këtë event edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj theksoi se “në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, me Kryeministrin, me ministren e Kulturës dhe të gjithë dashamirësit , ne do të kemi një Teatër Kombëtar të paprecedentë në të të gjithë Europën”.

Pavarësisht debatit që ka lindur këto ditë mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës, të gjithë bien dakord për nevojën e një Teatrit të ri Kombëtar, ndërsa  në debat është përfshirë edhe kryeminsitri Rama, i cili ka thënë se nuk do të ketë teatër me kullë.

Aktualisht godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar, e ndërtuar para Luftës së Dytë Botërore, ndodhet në kushte mjaft të këqija duke mos ofruar minimumin si për aktorët që punojnë aty, por edhe për publikun në sallë.

2 komente në “Teatri i ri Kombëtar, Kumbaro: Bashkëpunim me qeverinë dhe Bashkinë për një ndërtesë dinjitoze!”

  1. Zigur Qarri says:

    Hahaha…….”ne bashkpunim”…..gaforrja me mashtruesin dhe supermashtruesin.
    Sa deklarata ka dhene deri tani kjo gaforrja(qe ndoshta shkon si Drejtoreshe burgu,por kurre si M.e kultures)?

  2. nord.al says:

    Gabim, ai eshte Teatri Nderkombetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje