Njihuni me një histori të ëmbël dashurie, burri i dhuron gruas të njëjtën dhuratë për 40 vite rresht

18 Shkurt 2018, 22:11Lifestyle TEMA

“Dashuria dhe qielli e bëjnë njeriun qiellor “, kështu nënvizon Shekspiri në një prej kryeveprave të tij.

Baza e kësaj shprehje duket se është mishëruar edhe tek një çift që frymëzojnë me historinë e tyre të ëmbël.

Ron Kramer është një 77-vjeçar në pension nga New Mexico.

Mësohet se ai i ka bërë dhuratë bashkëshortes të njëjtën kuti çokollatash për Shën Valentin prej 40-vjetësh.

Ai thotë në një intervistë se nuk ble të njëjtat çokollata për Donna-n nga i njëjti dyqan, por ai, në të vërtetë, përdor të njëjtën kuti në formë zemre.

Ron shprehet se kjo kuti është e preferuara e gruas së tij prej viteve  ’70.

Që nga viti 2014, kur u diagnostikua me dementia Donna jeton në ambientet e një qendre sociale .

Ajo i ka mbijetuar dy goditjeve të forta të kancerit të gjirit,

Edhe pse jetojnë larg, Ron mbledh çokollatat e preferuara të Donna-s dhe ja çon. “Kam bërë një premtim dhe kështu do të jetë deri në fund të jetës sonë”,- tha Ron në një video për mediat lokale. “Kam qenë dhe do të jem me të, nuk do ta lë kurrë.”(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje