Serbët nuk do ta pranojnë plotësisht pavarësinë e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, i ka thënë agjencisë Reuters, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
Vuçiq ka thënë se çdo vendim do të duhej të vendosej përpara votuesve serbë.
“Populli duhet të vendosë”, ka thënë ai, duke shtuar se ka dyshime të mëdha që të njëjtit do ta miratonin njohjen e plotë të Kosovës.
“Na duhet të shohim realitetin e sotëm dhe të kuptojmë marrëdhëniet në botë dhe në Kosovë, por edhe të kuptojmë se Kosova nuk është e jona ashtu siç ne e kemi mësuar veten, mirëpo nuk është as e tyre siç tentojnë të shprehen ata”, ka thënë presidenti serb.
“Nëse nuk do të ketë kompromis, ne do ta vazhdojmë për dekada këtë konflikt. Ne nuk duhet t’ua lëmë fëmijëvë tanë që të përballen me këtë gjë”, ka deklaraur Vuçiç.
Ai ka thënë se është i mundshëm një kompromis, mirëpo që duhet të jetë i bazuar në “vullnetin politik në Brukel dhe jo në shtimin e presionit ndaj Serbisë”. /REL/
jo more zoteri,se do ta njohesh te plote qe çke me te…jo sepse do apo s’do populli yt,dhe duan apo s’duan ca kokrra debilash ketu,por sepse keshtu do USA dhe shtetet perendimore te cilat ia mundesuan Pavaresine,duke ja shkeputur perfundimisht Serbise
Nuk eshte ndonje gje per vdekje,te behet shkem bimi i teritoreve,mitrovic me bujanovks e medveje,por te behet bashkim me shqiperine.sejcili ne pune te vet duje qene se dhe keto vende jane me popullsi perkatese serbe e shqiptare.mos te behemi qaramane p[er ceshtje pasurije .Duhet te shikohet e tera e jo therimet ,mjaft me me hamendesira.kete propozim e ka bere rexhep qose para shume vjetesh.KAM DEGJUAR SE GJAT LUFTES SE KOSOVES PER TE NXJER REXHEP QOSEN NGA RETHIMI JANE VRARE SHUM KOSOVAR.ai eshte ideollogu i kosoves.duhet te degjohet.