Thaçi i jep dekoratën, Surroi: E refuzoj, i pandershmi nuk mund të më nderojë as mua e aq më pak Kosovën

17 Shkurt 2018, 14:58Rajoni TEMA

Publicisti dhe politikani i njohur në Kosovë Veton Surroi ka refuzuar që të marrë dekoratën e dhëna nga presidenti i Kosovë Hashin Thaçi me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë.

Në një status në facebook Surroi shprehet se Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit, izolimin e tij, vjedhjen e tij, varfërimin e tij material, mendor e shpirtëror, zbrazjen e tij prej një të dhjetës së popullatës për dhjetë vjet pavarësie, humbjen e konsensusit politik e perspektivës së të rinjve brenda tij.

Për këto arsye të lartë përmendura Veton Surroi rrefuzon që të marrë dekoratën duke thënë se i pandershmi (Hashim Thaçi) nuk mund të më nderojë as mua e aq më pak këtë vend.

Surroit iu dha dekorata për proceset vendimtare për arritjen e lirisë dhe pavarësisë, Konferencës së Rambouillet dhe Procesit të Vjenës.

Reagimi i plotë i Surroit

Pash emrin tim , dy herë , në listën e të dekoruarve nga Hashim Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë. Që të dyja herët emri im është vënë në proceset vendimtare për arritjen e lirisë dhe pavarësisë, Konferencës së Rambouillet dhe Procesit të Vjenës. Ka qenë nder imi që t’i shërbej vendit.

Konsideroj se Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit, izolimin e tij, vjedhjen e tij, varfërimin e tij material, mendor e shpirtëror, zbrazjen e tij prej një të dhjetës së popullatës për dhjetë vjet pavarësie, humbjen e konsensusit politik e perspektivës së të rinjve brenda tij…Me përjashtim të okupatorëve, nuk ka pasur njeri që i ka bërë kaq dëm vendit.

Me bindjet e mia për këtë njeri refuzoj të marrë çfarëdo dekorate.

I pandershmi nuk mund të me nderojë.as mua e aq me pak këtë vend.

Qytetareve: gëzuar dhe u prifshit ndryshimeve! (TemA)

 

9 komente në “Thaçi i jep dekoratën, Surroi: E refuzoj, i pandershmi nuk mund të më nderojë as mua e aq më pak Kosovën”

  1. Treviso says:

    Bravo. Kjo eshte pergjigje e merituar per presidenti Thaci.

  2. Jak Boston says:

    Ja nje burre dhe patriot nga Kosova.
    Po Rame brekushja pse se refuzoi? Ah harrova Rama ka dhene “kontribut” te madh dhe smund ta refuzonte plus qe po merrej me goten e Dash Shehit.

  3. te dyte si surroi,si thaqi jane dy kokderra ,dhe sherri i kosoves.dy turkoshak stupide.

    1. SHQIPTARI says:

      Bravo Prishtina Dardania…….sepse veton al surroi e emeroi femiun e tij ne gjuhen harape Nuri….c.c.c.c.c.c.c.c.
      ndersa hashim gjoja ….eshte gjoooo edhe ne horoskop…

  4. Kadrija says:

    Dekoratat nuk i jep presidenti i nje vendi per qejf te vet, por i jep populli i atij vendi atyre qe i kana sherbyer atdheut me devotshmeri. Ne qofte se nuk e pranon, tregon se nuk e meriton, ose desheron te behesh ” hero” i vetmuar por zakonisht historija keta i le ne kosh.

  5. Bambi says:

    Respekte per integritetin dhe kurajon.

  6. kosovari says:

    qudi, qfare merita ka surroi per lirin e kosoves,
    kur ka qene krijus i JULLI-it jugosllav, si dhe ka grabitur tere pasurine e kosoves,
    ne kete kohe; pa meritoret dhe bashkepuntoret e UDB-es, nderohen,
    surroi eshte i kuptushem, e dine qe s’ka dhene asgje per liri,
    lavdi,

  7. Baliu says:

    Lopari i Brojes eshte bere ftyre aq e urryer me hajnite, vrasjet dhe tradhtite e veta saqe as dekoratat nuk ia don kush. Pra nje idiot moralisht i vdekur qe ende mundohet ti zgerdhije dhembet dhe ta beje edhe ndonje krim te ri aty ketu.

  8. Lili says:

    Kosovari,
    Behu logjik ,pra me gjithe kete background ,pse ia dha ky dekoraten.pse eshte edhe ma i pandershme pra se cka mendojme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje